Sunday, May 20, 2012

Berlini i kërkon Iranit t’i lirojë dy gazetarët

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

Gjermania i bëri thirrje Iranit që menjëherë t’i lirojë dy gazetarët që u arrestuan për shkak se raportonin për gruan e dënuar me vdekje me hedhje gurësh, rasti i së cilës nxiti dënime nga mbarë bota.

Ministrja e Drejtësisë, Sabine Lojtecer-Shnarenberger, e bëri thirrjen në të përditshmen “Bild am Sontag”.

Markus Hellvig and Jens Koh punojnë për gazetën “Bild am Sontag.” Lexo artikullin e plote »

Shuhet hasmëria 25 vjecare

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

Pas 25 vitesh familja e Fran Cacurrit, nga fshati Zhejë i Kurbinit del nga ngujimi. Tre djemtë e familjes Cacurri, por edhe një pjesë e madhe e fisit u ngujuan në shtëpi që prej vitit 1986, atëherë kur Frani, punonte si roje në një ish-ndërmarrje shtetërore në Mamuras. Aty ndodhi edhe konflikti fatal, që përfundoi me vdekjen e Ndue Dedes. Lexo artikullin e plote »

U ngrit “djalli” nga fundi i dheut…

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Arlind Qori

Ironikisht Slavoj Zizek merrte ngasje teorike nga “filozofi” i madh amerikan Donald Rumsfeld. Ky i fundit, kur shpjegonte arsyet e ndërhyrjes amerikane në Irak, bazohej në raportin trekëndor midis rrezikut dhe dijes për të. Prandaj thoshte se rreth Irakut, për ne (amerikanët) janë të njohurat që i dimë (pra dimë ç’rrezik konkret vjen prej Irakut), të panjohurat që i dimë (pra dimë se ç’mund të fshehin) dhe më të rrezikshmet akoma të panjohurat që nuk i dimë (pra gjëra që as na shkon në mendje tash për tash). Lexo artikullin e plote »

E mërzitëm Olimpin

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Ardian Vehbiu

Tek “Iliada” e Homerit, perënditë nuk e kalojnë kohën duke dhënë e marrë mes tyre në qiell; përkundrazi, zbresin dhe ngatërrohen në punët e vdekëtarëve, marrin anë, luftojnë për ta dhe me ta, japin këshilla, përziejnë shtrat me gratë, bëjnë fëmijë, lënë trashëgimi. Çdo perëndi ka heroin e vet për t’i ndenjur mbi kokë, për t’i dëftuar udhën, për ta mbrojtur nga rreziqet, për t’i rrëfyer të ardhmen. Lexo artikullin e plote »

Komisioni parlamentar kërkon tabulatet telefonike

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Armand Mero

Në Shqipëri komisioni parlamentar hetimor i ngritur për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit vendosi mbrëmë që t’i kërkojë kompanive të telefonisë mobile tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të shtetit, përfshirë edhe presidentin Bamir Topi, të drejtuesve të opozitës duke nisur nga kryetari socialist Edi Rama si dhe të prokurores së përgjitshme dhe drejtorit të shërbimeve sekrete. Lexo artikullin e plote »

Më duhet të zgjedh përsëri!

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Artan Konini

Çfarë jam? Socialist, apo demokrat? Cilët kandidatë votova në zgjedhjet e fundit? Cilën parti? Cilit program i besova të ardhmen? Cilat ishin ëndrrat e mia për politikën e re? Me zgjedhjen që bëra, vallë vërtet dhashë kontributin për ngritjen e një shteti ligjor, të drejtë e të barabartë për të gjithë? A votova vërtet për luftën kundër korrupsionit, kundër dhunës dhe për sigurinë në vend? Lexo artikullin e plote »

Një fëmijë dëshmitar i Gurit të Sizifit

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga DONIKA CAPI

21 Janar! Ora 2.30!
Një zë i dashur fëmije dëgjohej në telefon.
Alo, po vjen?!
Ku je, se kam shumë frikë.
Nuk e kuptoja pse ky shqetësim, por thuajse instinktivisht u ngrita nga kafeneja ku isha ulur me miq, në afërsi të Bllokut, dhe nxitova drejt shtëpisë. Lexo artikullin e plote »

Doracak për luftën

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Idro Seferi

Nëse ndodheni në luftë dhe nuk e keni nxitur atë, kujdesuni për vetveten ose do bëheni njeri-shifër, bilanc dëmesh, asgjë. Errësira do të bjerë për të gjithë dhe nuk keni gjasa ta ndriçoni më pak ose më shumë situatën. Ndjenjat tuaja do të jenë ose zemërim dhe do të drejtoni gishtin nga qielli duke sharë ose do të jeni të frikësuar, të strukur në një kohë tjetër, në errësirën që përveç dhomës, ua kaplon edhe shpirtin, guximin, mendimet dhe gjithë jetën tuaj. Lexo artikullin e plote »

Homazhi dhe Imazhi

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga EDMOND TUPJA

E premte, ditë e zymtë dimri. Janar, 28. Ora 13.40, afërsisht. Në rrugën e Durrësit. Njerëz të heshtur. Veshur me të errëta. Fytyra serioze. Dhimbje. Janë popull, jo turmë. Po i drejtohen shëtitores “Dëshmorët e Kombit”. Për një homazh tre të rënëve të një jave më parë. Të njëjtën ditë, rreth dy orë më vonë. Në rrugën e Kavajës, diku pranë ish-uzinës që mbante emrin e diktatorit Hoxha. Njerëz të heshtur. Lexo artikullin e plote »

Po PD-ja ku është?

Postuar mha admin me January - 30 - 2011 Komento

nga Fatos Baxhaku

Për të gjithë shqiptarët, kjo javë e fundit e janarit ka qenë fort e rëndë. Disa kanë vrarë mendjen përse të dashurit e tyre u ekzekutuan në një protestë, e cila mund të kishte kaluar fare pa gjak. Disa të tjerë kanë vrarë mendjen nëse bënë ndonjë gabim që çoi në atë tragjedi të panevojshme të 21 janarit, të tjerë me siguri janë menduar thellë se si do t’i shkojë filli këtij vendi tashmë të stërlodhur nga kundërshtitë fatale dhe tashmë historike, ndarjet primitive fisnore e lokale, politikat e pabesa, mungesa e besimit, etja e liderëve për të zënë sa më parë një vend në histori, ideja e tyre se janë të paracaktuar nga vetë Perëndia për ta shpëtuar këtë vendin tonë të brishtë, acarimi i vëllezërve tanë jashtë kufijve, teksa shihnin një betejë shqiptaro-shqiptare, etjen dhe komoditetin për ta pritur nga të huajt zgjidhjen e krizës gjakatare, njësoj sikur të ishim në kohën e largët të Princit Wied-it dhe jo në kohën e internetit dhe të satelitëve që po “iu sillkan gjithkah gjithësisë”. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj