Sunday, May 20, 2012

Mediat që dhunojnë shqiptarët

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Besnik Baka

Lufta politike në Shqipëri me të gjitha elementët e saj është zhvendosur nga sheshet e parlamenti, në ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave të cilat më shumë se kurrë gjatë 20 viteve tranzicion janë bërë palë me politikën, duke funksionuar si marioneta që ulërasin në duart e elitave politike. Arsyet dhe faktorët e kësaj situate nuk janë të rëndësishme, më tepër se ndikimi që mediat kanë tek audienca. Të gjithë jemi konsumatorë të lajmeve, kronikave e spoteve televizive, të pasura me doza të larta agresiviteti politik, me luftë, vrasje, pa kursyer gjakun e dhunën që të përshtjellon e të prek. Lexo artikullin e plote »

Medalja e lashtësisë

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Eda Derhemi

Lexova para pak ditësh një shkrim në Balkan Insight (http://www.balkaninsight.com/en/ article/claims-about-old-albanian-leave-scholars-lost-for-words) që trajton ide të ndryshme mbi vjetërsinë dhe rolin e shqipes në formësimin e gjuhëve të tjera themelore të Ballkanit në lashtësi. Titullohet “Tezat mbi shqipen e vjetër lënë pa gojë shkencëtarët”, shkruar nga Besiana Xharra. Artikulli përshkruan një ndërmarrje shkencore prej dy gjuhëtarësh austriakë, S. Schumacher dhe J. Matzinger, që kanë kryer një studim historik të shqipes së vjetër, përqendruar në klasën e foljeve. Lexo artikullin e plote »

Mbi financimin e partive politike

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Rexhep Meidani

Korrupsioni në financimin e partive politike është një nga çështjet kritike në demokracitë e sotme. Abuzimi politik e “mitmarrja” elektorale, kapja e partive politike, e udhëheqjeve të tyre, mangësitë apo mungesa e institucioneve të pavarura përbëjnë një barrierë serioze në procesin demokratik. Për ta reduktuar këtë korrupsion politik, është i rëndësishëm sistemi rregullator e institucional, sidomos ai për një kontroll ex ante (para faktit) dhe ex post (pas faktit) ndaj partive politike, financimit të tyre apo fushatave elektorale. Lexo artikullin e plote »

Mazhoranca ka nevojë t’i flasësh drejt

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Arjan Vasjari

Fushata elektorale e mazhorancës në Tiranë ka nevojë urgjente për një injeksion sinqeriteti dhe vetësigurie. Gjendet në kontekstin politik më të favorshëm që prej ardhjes së zotit Rama në krye të saj, më shumë se një dekadë më parë. Edhe Besnik Mustafaj, edhe Spartak Ngjela, edhe Sokol Olldashi ranë viktima, jo vetëm të parabolës në ngritje të Edi Ramës, por edhe të modelit provincial që Partia Demokratike i kishte imponuar metropolit që nga 1992. Sot, për njëmijë e një arsye zoti Rama është në “pikën e vdekjes së pistonit” dhe formati i korruptuar i zotit Kelmendi dhe formati pa vizion i zotit Brojka janë sfumuar nga modeli i korruptuar dhe pa vizion i zotit Rama. Lexo artikullin e plote »

Një martesë e lumtur, apo një marrëdhënie që zgjat një pjesë të mirë të jetës, prej kohësh janë konsideruar si faktorë që kontribuojnë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Kjo pjesërisht për faktin se njerëzit e shëndetshëm kanë më shumë shanse të martohen dhe të mos divorcohen, por gjithashtu edhe falë përfitimeve fizike dhe mendore që duket se ofron martesa. Një studim i ri i botuar këtë vit në Revistën Studentore Mjekësore në Britani nënvizon se ritmet e vdekshmërisë mes personave të martuar janë 10-15 për qind më të ulëta se mes beqarëve. Lexo artikullin e plote »

Manipulimi mendor dhe shkrimtarët e bashkisë

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga FATOS HAKORJA

Partia Socialiste e Shqipërisë po tenton t’i fusë shqiptarët në rrethin vicioz, brenda të cilit rend e çorientuar prej afro 2 vjetësh, për shkak të mungesës së ideve dhe alternativës. Protestat e të premteve kanë zbuluar refleksin e kushtëzuar të Pavllovit tek një pakicë drejtuese e këtij formacioni politik, që po përdor dhe manipulon njerëz në vështirësi sociale apo politikisht të pakënaqur, për shkak të përkatësisë partiake. Realiteti shtrembërohet sipas teorisë së manipulimit mendor, me përpjekje të errëta e të mistershme për të orientuar perceptimin e realitetit, duke përdorur pushtetin, joshjen, sugjestionimin apo taktika te tjera abuzive, për qëllime të pastra politike apo ekonomike. Lexo artikullin e plote »

Lumi Buna, një projekt i papërfunduar

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Ing. Klodian Zaimi

Projektet për rregullimin e kompleksit hodrografik të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin kanë një histori të hershme, që zë fill në kohën e Perandorisë Osmane, qysh kur qeveria e atëhershme turke urdhëroi një seri studimesh kërkimore dhe projektesh inxhinierike, për zgjidhjen e problemeve ujore të kësaj hapësire. Disa nga projektet dhe inxhinierët që u morën me projektimin e Bunës janë: studimi i ing. Helinger – 1884, projekti i ing. Pansijer – 1889, projekti i Komisionit Ushtarak Turk nga ing. Rosnela – 1893, projekti i ing. Ravoti – 1896 dhe raporti i Komisionit i kryesuar nga ing. Miler – 1910. Lexo artikullin e plote »

Llonxhë

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga EDMOND TUPJA

Krejt rastësisht, duke shfletuar pardje “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (Tiranë, 1980), hasa fjalën “llonxhë” dhe, duke qenë se nuk ia njihja kuptimin, nxitova t’i lexoja shpjegimin. Në përdorimin e saj si ndajfolje, gjeta këtë kuptim të figurshëm: “me të ngrëna e me të pira”, ndjekur nga ky shembull: “është mësuar llonxhë”. O Perëndi, mend thirra, ndonëse ateist i vjetër, sa aktual qenka ky fjalor më se 30-tëvjeçar: Ashtu si në atë kohë – kohë diktature -, edhe sot – kohë demokracie – ka që janë mësuar llonxhë e çfarë llonxhe se! Cilët janë këta? Lexo artikullin e plote »

Liria ekonomike si prioritet qeverisës

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga ILIR KALEMAJ

Ekonomia e tregut të lirë është veti e qeverisjes së djathtë e cila prioritizon qeverisjen e vogël, sistemin proporcional të taksimit, reduktimin e shpenzimeve publike, disiplinën fiskale, favorizimin e biznesit nëpërmjet legjislacionit përkatës, konkurrencën e lirë dhe kështu me radhë. Në themel të filozofisë së tregut të lirë qëndron parimi i famshëm i vetërregullimit të tregut, sipas Smithit apo ajo që quhet “shkatërrimi krijues” i politologut të famshëm të fillim shek. XX, Schumpeterit që thotë se duhen lejuar biznese të falimentojnë që të krijohen të tjera, ndryshe nuk mund të ketë zhvillim të kapitalizmit, pikërisht atij lloji kapitalizmi që ka në themel të tijin sipërmarrjen dhe ndërmarrjen e riskut. Lexo artikullin e plote »

Kush është Arid Uka, vrasësi i ushtarëve amerikanë

Postuar mha admin me March - 24 - 2011 Komento

nga Bild/dpa/dapd/ARD/

Arid Uka, 21 vjeç, i njohur edhe me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve ditën e mërkurë në aeroportin e Frankfurtit.

Sipas një njoftimi të zyrës së kriminalistikës së landit Hesenit për televizionin ARD të cituar nga agjensia e lajmeve dpa, Arid Uka në marrjen në pyetje ka thënë se ka parë në internet një video me “pamje të këqia” të ushtarëve amerikanë. Video-ja tregonte se si ushtarët amerikanë plaçkitnin një shtëpi në Afganistan dhe përdhunonin një vajzë. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj