Sunday, May 20, 2012

A mund të ketë zgjedhje lokale

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Skender Minxhozi

E bërë kështu, kjo duket një pyetje provokative, në momentin kur faqet e shtypit janë mbushur me emra kandidatësh vendorë. Në parim nuk ka më vend që të dyshosh se në Shqipëri do të ketë zgjedhje, e jo zgjedhje të parakohshme parlamentare, por zgjedhje administrative. Deri këtu provokacioni duket i tepërt e jashtë kohe. Por pyetja ka edhe një kuptim tjetër, pak më të kamufluar. A ka mundësi që në kushtet aktuale, zgjedhjet lokale të jenë vërtet lokale? Ndoshta e shtruar kështu, pyetja ka pak më tepër kuptim dhe vlen të analizohet. Lexo artikullin e plote »

A mjafton nje monument

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Fatos Baxhaku

Astrit Hatellari, sot në mëngjes është zgjuar si çdo ditë tjetër të jetës së tij. Ka parë lajmet, titujt e bujshëm të gazetave, vjedhjen e një banke në Durrës, një miting, për të cilin kanë nisur të grinden pozitë e opozitë… Nuk arriti dot t’i numëronte pjesëmarrësit në mitingun e opozitës. As nuk e pyeti kush dhe as që i shkoi ndërmend t’i numëronte. Vetëm tha nëpër dhëmbë: Mirë, mo mirë, po çfarë pastaj? Pastaj nxitoi të takonte shokët e tij. Vetëm me ta ndjehet mirë. Lexo artikullin e plote »

A ka sot gjakmarrje

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Xhaferr Martini

Këtë shkrim e kam nxjerrë nga një studim i autorit Xhafer Martini. Studimi është i gjatë, i plotë e plot referenca të gjetura e të nevojshme, dhe mua më vjen keq që nuk po e botoj të plotë (për arsye të kuptueshme, nuk e kam bërë të udhës të publikoj shkrime shumë të gjata në këtë website). Për këtë, i kërkoj ndjesë autorit të këtij studimi, që është, sipas meje, një nga më interesantët lidhur me këtë çështje. Lexo artikullin e plote »

35 Dite

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Sokol Shameti

“Pozicioni ynë për zgjedhjet e 8 majit është edhe më i qartë sesa ishte përpara vrasjeve barbare të 21 janarit, përpara nxjerrjes së Policisë së Shtetit nga kuadri ligjor dhe kushtetues i Shqipërisë, përpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj Prokurores së Përgjithshme dhe përpara agresionit të patolerueshëm ndaj Presidentit të Republikës. Të gjitha këto janë arsye më shumë për të thënë se në këto kushte nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri”. Edi Rama, gazeta “Shqip”, 29 janar 2011. Lexo artikullin e plote »

8 Maj: Zgjidhja eshte vetem aty

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Arjan Vasjari

Nuk duhet të habitemi përse zëvendëssekretari Stainberg, ashtu si ndihmësi Cantrimen nuk na sollën ndonjë formulë për krizën. Nuk duhet të habitemi madje, edhe përse ata kanë hequr dorë nga ndërmjetësimi mes palëve. Ata nuk e kanë një formulë. Ata nuk kanë më mekanizma për të ndërmjetësuar mes palëve. Kanë “dështuar” me elegancë dhe ia kanë besuar sistemit procedurën e zgjidhjes. Ia kanë besuar 8 Majit. Lexo artikullin e plote »

“Revolucionet arabe” dhe Muri i Madh kinez

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Fatos Tarifa

Nëse tronditjet e mëdha revolucionare të këtyre dy muajve të fundit në Tunizi, Egjipt, Jemen, Bahrein, Libi dhe në vende të tjera të botës arabe e zunë të papërgatitur Perëndimin, sa e mundur është që efekti domino i këtyre ngjarjeve të ndihet në rajone të tjera të botës së tretë, në Afrikë dhe në Azi? A janë protestat e javëve të fundit në vende të tilla të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, si Libani, Omani, Algjeria, Maroku, apo ato në Iran, në Bregun e Fildishtë, në Korenë e Veriut dhe në Kinë, shenja të dobësimit apo të këputjes së hallkave të tjera në zinxhirin e vendeve që po përjetojnë një zgjim dhe radikalizimin politik të tillë që ndoshta do t’i japë një përmbajtje të re shek. XXI? Lexo artikullin e plote »

“Marshimi i Madh” dhe Loja “Kukamçefti”

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga Artur Zheji

Kukamçefti është një lojë kalamajsh, ku njeri mbyll sytë dhe të tjerët fshihen. Ai, “i dënuari”, që mbyll sytë, numëron deri në 100 dhe pastaj bërtet me zë të lartë: “hapa dollapa, kush është nga mbrapa?!” E të tjera e të tjera… E kush nuk ka luajtur kukamçefti? Mirëpo ja që “kukamçefti” po rifillon të luhet në prag të zgjedhjeve lokale, për çështjen e kandidimit, në lidhje me “betejën” e Tiranës. Lexo artikullin e plote »

“Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Postuar mha admin me March - 6 - 2011 Komento

nga FATOS LUBONJA

Përmbysjen e monumentit të Enver Hoxhës e kujtoj si një nga ngjarjet më të lumtura të jetës sime, në mos më e lumtura në mënyrë absolute – të paktën për sa i përket atij që quhet dimensioni social i qenies sonë, pasi në jetë kemi edhe ngjarje të lumtura private. Aq i madh ka qenë gëzimi në burg kur monumenti u përmbys, sa nuk di të them se kush u lumturua më shumë: ata në shesh, që më në fund e plandosën përdhe, apo të burgosurit si unë, të mbyllur me dekada prapa hekurave, që tek diktatori kishim projektuar tërë urrejtjen ndaj të keqes, që na kishte shkatërruar jetën. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj