Sunday, May 20, 2012

Suksesi i Ramës, dështimi i zgjedhjeve

Postuar mha admin me April - 23 - 2011 Komento

nga Mark Marku

 

Ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 Maj, po karakterizohen nga një tension i pazakontë, i pavërejtur në zgjedhjet e mëparshme vendore. Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme, të zhvilluara në këto 20 vjet të pluralizmit shqiptar, zgjedhjet vendore kanë kaluar pa ndonjë problem të rëndësishëm, të denjë për t’u shënuar në historinë e parregullsive të shumta nëpër të cilat ka kaluar procesi elektoral shqiptar. Po të përjashtojmë incidentet e parëndësishme sporadike, këto zgjedhje historikisht janë zhvilluar të qeta dhe nuk janë kundërshtuar nga palët. Lexo artikullin e plote »

Po sikur të kandidonte Albana Dhimitri?!

Postuar mha admin me April - 23 - 2011 Komento

nga HENRI ÇILI

 

Për këtë mendova pasi pashë dje ritransmetimin e emisionit Top Story të së enjtes, ku përballë dy përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, administratorit të përgjithshëm Dritan Agolli dhe nënkryetares Albana Dhimitri, bashkë me kolegët Lutfi Dervishi dhe Skënder Minxhozi debatuam për bilancin e Bashkisë së Tiranës. Lexo artikullin e plote »

Floresha Dado: Mendimi im për debatin Kadare-Qose

Postuar mha admin me April - 23 - 2011 Komento

nga Albert ZHOLI

 

“Teoria e letërsisë” është baza themelore që formon historianin e letërsisë dhe hap shtigjet e trajtimeve të vërteta shkencore, duke garantuar zgjidhje e rezultate serioze. Sipas saj, në këtë libër akademikja Dado ka qartësuar raportet mes vetë teoricienëve të letërsisë, historianit të letërsisë dhe kritikëve. Por ajo flet dhe për pozicionin e femrës në jetë, për rolin e guras në vendimarrje, për shkrimtarët shqiptarë, problemet e letërsisë sot, cilat kanë qenë problemet e letërsisë shqiptare në sistemin monist shqiptare sot, etj. Lexo artikullin e plote »

Kur racist bërtet: kapeni racistin

Postuar mha admin me April - 23 - 2011 Komento

nga Ismail Kadare

 

Zoti Kryeredaktor,
Në gazetën tuaj keni botuar një shkrim ku flitet mbi “Konfliktin e Ambasadës së SHBA-së me opozitën”, një çështje dyfish delikate sepse, nga njëra anë ka të bëjë me aleatin tonë të madh strategjik, nga ana tjetër, në të është përzier diçka jo fort e shpeshtë në ligjërimin publik shqiptar: racizmi. Merret me mend se të dyja motivet, të ndërthurura bashkë, japin dorë për spekulime, dinakëri dhe mashtrim. Autori i shkrimit, F. Lubonja, nuk e ka lënë t’i shpëtojë ky rast. Lexo artikullin e plote »

Çamet ortodokse, minoritet autokton shqiptar ne Greqi

Postuar mha admin me April - 23 - 2011 Komento

nga Ahmet Mehmeti

Të drejtat e minoriteteve kombëtare dolën në plan të parë menjëherë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe tani ato zënë një vend të rëndësishëm në axhendat e marrëdhënieve ndërkombëtare. Aktualisht në Greqi ka një minoritet autokton shqiptar prej mbi 300000 banorësh që ndodhet në veriperëndim të vendit nga kufiri me Shqipërinë deri në Gjirin e Artës, në rajonet e Çamërisë (Thesprotisë së lashtë), Prevezës, Artës, Janinës dhe vazhdon në rajonet e Konicës, Kosturit dhe Follorinës. Lexo artikullin e plote »

Nuhat Drurin!

Postuar mha admin me April - 22 - 2011 Komento

nga Maks Velo

Nëse do të bënim një bilanc të vlerave të veprave të arkitekteve tanë, do të thosha se më mirë janë arredimet e brendshme. Këtu janë me mire se sa ne zgjidhjet urbanistike, apo ne projektimin total te veprave. Ka shume restorante, kafene, salla mbledhjesh, holle, zyra e kopshte si dhe kafene verore qe janë kuruar dhe mobiluar me shije dhe me bëjnë përshtypje. Lexo artikullin e plote »

Një ikonë shqiptare e shek. XV

Postuar mha admin me April - 22 - 2011 Komento

nga Moikom Zeqo

Pjetër Bardhi, pirati i penduar shqiptar i cili gjeti papritur në degët e një pishe në brigjet e Italisë ikonën e shën Marisë, u bë i krishterë. Ai e mori në duart e tij këtë ikonë dhe ndërtoi një kishë, pikërisht në Fornë, afër Forlit. Që nga ajo kohë ai u bë një asket dhe hero i krishtërimit. Lexo artikullin e plote »

Një 8 maj intelektualësh

Postuar mha admin me April - 22 - 2011 Komento

nga Gladiola Bendaj

Në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit, në pikun e një fushate që duket se ka pararendur shumë muaj më parë, duket se dilemat tashmë janë aneksuar pa bërë zë. Majtas apo djathtas, në periferitë apo qendrat, në debate e përballje televizive midis të ingranuarish me politikë dhe politikanëve vetë, por edhe kudo tjetër jashtë këtyre kuintave, në rrugë, në ambiente Lexo artikullin e plote »

Shqiptarët, kur Gagarini përshkruante hapësirën

Postuar mha admin me April - 22 - 2011 Komento

nga Ben Andoni

Shqipëria sapo kishte filluar prishjen me Ish-Bashkimin Sovjetik. Ajo ndjehej kudo dhe ndërkohë specialistët rusë po largoheshin pak nga pak. Gjithsesi, lëshimi i njeriut të parë në hapësirë, rusit Gagarin, dhe në Shqipëri ishte nga të fundit momente, kur njerëzit e pritën me ngazëllim dhe e pasqyruan larg klisheve politike të kohës. Lexo artikullin e plote »

Artan Lame: Zotat që shfaqen, nuk janë zota

Postuar mha admin me April - 22 - 2011 Komento

nga Mustafa Nano

 

Publicisti dhe studiuesi Artan Lame thotë se do të donte të fliste shtruar me njërin nga stërgjyshërit e tij, të para katërqind vjetëve. “Viti ‘97, përsëritja e një rituali të lashtë nja 2500 vjet”.

1. Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston? Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj