Sunday, May 20, 2012

A nuk i vrasin edhe kuajt kështu?

Postuar mha admin me May - 16 - 2011 Komento

nga Kristo Thoma

Më kujtohet një film nga ata të paktët që transmetonte TVSH-ja në periudhën e komunizmit. Çuditërisht ata filma sikur janë ngulitur fort në kujtesën tonë. Historia e filmit vërtitej rreth një gare të çuditshme. Garë që zhvillohej midis shumë çifteve, të cilët duhej të vallëzonin pa pushim deri sa t’i linin fuqitë. Çifti që do të ngelej në këmbë i fundit do të fitonte një çmim të madh. Pjesëmarrësit ishin njerëz që e kishin njëfarë domosdoshmërie ekonomike fitimin e atij çmimi. Lexo artikullin e plote »

Empatia në Shqipërinë e sotme

Postuar mha admin me May - 16 - 2011 Komento

nga Eda Derhemi

Empatitë tona si popull janë formësuar në kushtet e varfërisë dhe halleve të vazhdueshme të individit dhe grupit, i cili duhet të jetë i ndjeshëm ndaj problemeve të tjetrit (fis, komshi, bashkëfshatar), sepse të gjitha shanset janë që e keqja mund të vonojë por sigurisht që nuk mëton; pra ti ke hall sot e unë të gjendem; unë kam nesër, e mos më harro. Ky zinxhir që ka farkëtuar një empati të vazhdueshme të masës së popullsisë, më pas ngrihet në nivelin e ritualit dhe shpesh humbet përmbajtjen e vet reale si dhe bazën emocionale. Lexo artikullin e plote »

Konstantet e votës në Shqipëri

Postuar mha admin me May - 16 - 2011 Komento

nga Shkëlzen Maliqi

Exit polli i “Gani Bobit” sërish dështoi në Shqipëri. Instituti ynë dy herë ka qenë i suksesshëm në parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve (Shqipëri korrik 2005 dhe Kosovë dhjetor 2010), dhe dy herë nuk e ka kapur fare rezultatin (Shqipëri qershor 2009 dhe maj 2011). Për një ndërmarrje hulumtuese të llojit të vet, që nuk ka aspak traditë ndër shqiptarët, nuk është edhe rezultat që duhet të nënçmohet (2 me 2). Lexo artikullin e plote »

Si t’i pergjigjesh nje pyetjeje prej Sfinksi

Postuar mha admin me May - 16 - 2011 Komento

nga Artan Fuga

Zgjedhjet lokale përfunduan. Rezultatet kanë dalë gjithandej, pritet edhe ai i Tiranës, si për kryetarin e Bashkisë, kryetarët minibashkive ashtu edhe për këshillin bashkiak. Rëndësi ka që rezultati të certifikohet në mënyrë të drejtë, përfundimisht, dhe më pas, kushdo që të shpallet fitues ta nisë mbarë për administrimin e punëve lokale. Kaq na duhet ne qytetarëve. Lexo artikullin e plote »

Rithemelimi i Partisë Demokratike

Postuar mha admin me May - 16 - 2011 Komento

nga Alfred Lela

Këto zgjedhje, më shumë se zgjedhje të mesazheve, kanë qenë zgjedhje të nënteksteve. Madje, gjithë leximi që mund t’i bëhet garës së 8 Majit për pushtetin vendor, është një dekodim i nëntekstit. I këtillë është rezultati paraprak i Tiranës, i cili i ka mbërthyer kundërshtarët në numra ende të pazyrtarizuar, që i sheh ngushtë të ngjitur me njëri-tjetrin. Në Tiranë, ndryshe nga panorama e numrave jashtë saj, zgjedhjet nuk kanë prodhuar vullnet të llojit “50% plus 1”. Brenda këtij leximi statistikor duhet bërë edhe një tjetër paksa më i hollë, që ka të bëjë me frymën e përcjellë në këtë garë nga sfidanti Lulzim Basha. Lexo artikullin e plote »

Risi zgjedhore

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga EDMOND TUPJA

Zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 tek ne do të mbahen mend për një risi të veçantë, që, ndonëse me vonesë, është dhe do të jetë domethënëse për psikolo-gjinë e re që duket se ka nisur të karakterizojë elektoratin shqiptar. Së pari, me sa vihet re, jo vetëm në Tiranë, por edhe në shkallë republike, bastionet tradicionale e të dy krahëve të politikës shqiptare nuk janë më aq të sigurta sa dikur. Pra, elektorati shqiptar ka filluar të mendojë edhe me kokën e vet dhe jo vetëm me kokën e partisë e aq më pak me atë të liderit. Lexo artikullin e plote »

Pse kemi përfundim të numërimit, por jo rezultat

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga SAMI NEZA

Administrata zgjedhore në KZAZ 49 në Njësinë 5 të Tiranës i dha dje fund numërimit të votave, pas një gati një javë numërim, duke mos arritur të na japë ndërkaq fituesin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.

Dje, as Lulzim Basha e as Edi Rama nuk kanë qenë fituesit zyrtarë të Bashkisë, edhe pse në të dy selitë dhe në dy ekipet e partive që ndodheshin në shkollën “Vasil Shanto” shpërtheu gëzimi kur u numërua edhe vota e fundit. Rreth 250 mijë votues, nga 175 mijë që u përfshinë në votim katër vjet më parë, votuan pothuajse në mënyrë të barabartë duke lënë në dilemë fituesin e vërtetë. Lexo artikullin e plote »

Populli emancipon politiken

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga Moikom Zeqo

Politika e demonizuar shqiptare po ftillëzon një epokë të re, atë të ndryshimit, pra të emancipimit të shumëpritur.

Ç’do të thotë kjo? Do të thotë rikthim besimi tek institucionet e demokracisë, gjë më e rëndësishme se sa gladiatorizmi i marrëzishëm dhe i skajshëm verbal dhe mediatik. Argumentet virtuale dhe spektakolare të ndërsjella mund të jenë module të psikologjisë së opinioneve partiake, mund të kenë forcë ndikuese, madje edhe manipuluese, por në fund të fundit duhet t’i shtrohen testit madhor dhe të patjetërsueshëm të votimit autoritar popullor. Lexo artikullin e plote »

Flamujt u lodhën së valëvituri

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga Fatos Baxhaku

Ka kaluar vetëm një javë që kur se shumë shqiptarë e hodhën votën e tyre me besimin se jeta do të bëhet më e mirë. Brenda një jave mund të ndodhin plot e plot gjëra. Jeta vazhdon ritmin e saj, me apo, apo zgjedhje. Shumë vetë kanë ikur nga kjo botë, të tjerë kanë ardhur duke qarë nga kërshëria. Shumë janë vrarë, të tjerë as që e kanë pasur mendjen te votimet, duke menduar ndonjë hall tjetër më të madh, paranë, dashurinë, biznesin, familjen, pronën e pamarrë ende… Çuditërisht kanë marrë jetë edhe disa copa letrash që normalisht nuk duhet të merrnin frymë. Këto janë posterat elektoralë. Paskan pasur edhe ata jetën e tyre. Tani, pas shumë ditësh, buzëqeshjet optimiste nuk janë më aq entuziaste si në fillim. Portretet kanë nisur të zbehen, letrat kanë nisur të zvërdhëllehen dhe askush nuk i hedh më sytë te sloganet e tipit: Ne me ju, ju për ne, gjithçka për ju, gjithçka për qytetin… Të gjitha të kujtojnë një slogan të kahershëm: Ç’thotë Partia bën Populli, ç’do Populli bën Partia. Një gënjeshtër me bisht, sigurisht.

Më të trishtuarit në këto ditë pritjeje duket se janë flamujt. Ata janë mbështjellë ligsht në litarët në të cilët i kanë varur dhe tashmë e kanë humbur krejt kuptimin e tyre. Disa të kuq, disa blu, ata ndjehen po njësoj të harruar në pështjellimin e tyre. Flamujt u lodhën së brohorituri fitore, pa e marrë mirë vesh se kush ka fituar. Flamujt u lodhën ngaqë i përdorën për mërira të vjetra dhe jo për një garë të ndershme. Flamujt u lodhën ngaqë, nga një objekt feste, u shndërruan në një mjet mënie. Flamujt u lodhën sepse i valëvitën keq, jo si simbole të haresë, por si frikë të vjedhjes së votës. Flamujt u lodhën sepse i detyruan të ishin pjesë e një dekori të trishtuar: Shqipërisë tonë. Njësoj si këtu e afër 100 vjet më parë, ne ende dyshojmë te njëri-tjetri, ne ende jemi të ndarë në gara shumë herë të pakuptimta, ne ende e shohim politikën si një lopë që duhet mjelë dhe jo si një shërbyese kokulur e miletit, ne ende e ngremë zërin nëpër kafenera për tifozllëkun politik, njësoj sikur në garë të jetë skuadra jonë e zemrës që nga koha e fëmijërisë. Flamujt u lodhën, u lodhën sepse deri dje në orët e pasdites, ishin ambasadorët e huaj ata që drejtonin procesin e numërimit dhe jo ne vetë. “A nuk është ky një turp i madh?”. Sikur të kishin gojë, me siguri kështu do të kishin pyetur flamujt e lodhur të zgjedhjeve, të ngatërruar keq nëpër litarë.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

BDI-ja, mundesi e harxhuar

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga Kim Mehmeti

Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e mirë dhe grupi i dytë, që është dukshëm më i madh, e të cilët nuk e kanë kuptuar se po të hyri në gjak, politika të verbëron e të bën shërbëtor të dëgjueshëm të saj. Përpos këtyre, ka edhe një grup politikanësh, që janë më të rrezikshëm se gjithë të tjerët: ata që i janë rikthyer grazhdit të pushtetit, pasi një herë e kanë humbur atë, e të cilët ngjajnë në narkomanë që rishtas u janë kthyer narkotikëve, narkomanë të cilëve sa më shumë u shpjegon për dëmin që ia bëjnë vetvetes dhe familjes që i takojnë, ata aq më besnik i bëhen injorancës së vet. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj