Eshtë hapur konkursi afrikan për flokët. Gërsheta, kacurrela dhe dekorime në një sfilatë ‘të cmendur’ dhe artistike. Shfaqja është organizuar para pak ditësh (në 21 maj) dhe gjithashtu është bërë për të kujtuar ditën në të cilën është hequr skllavëria në Kolumbi në 1851. Lexo artikullin e plote »
Kolumbi, ja sfilata Afrikane e flokëve 2011
Ja disa nga çantat tendencë të kësaj vere

Ja disa nga cantat tendencë të kësaj vere. Me ngjyra të shumëllojshme, me gurë me forma të ndryshme gjithcka që çdo femër do pëlqente ta kishte në garderobën e saj. Lexo artikullin e plote »
Mbijetojsa!
nga Arian Galdini
U bënë kaq ditë e javë që kanë dhe s’kanë mbaruar votimet për pushtetin lokal të 8 majit 2011. Them votimet, sepse shqiptarët as kësaj radhe nuk zgjodhën. Nëse ndokush dëshiron ta debatojë këtë çështje me mua jam i gatshëm ta përthepoj argumentin. Por sot dëshiroj të hap ngastrën e një argumenti tjetër. Pikësëpari dëshiroj të bëj me dije gjithkënd që hedh sytë e shfletimit apo mendimit në këto rreshta që kam shkruar, se 8 maji 2011 për mua personalisht si qytetar i dobët, por i lirë dhe i ndershëm, si aktivist politik dhe civil gjatë këtyre 20 viteve, ka qenë kamë-data që ka prerë gjuhën time dhe tejshkuar ftohtësisht shpirtin tim. Lexo artikullin e plote »
Kolegji ka frikë!
“Nuk ia uroj askujt atë që më ka rënë mua”, shprehej privatisht një gjyqtar/e e apelit përpara disa ditëve. Nuk i kishte ndodhur për fat asgjë në lidhje me shëndetin, por si anëtar/e e Kolegjit Zgjedhor i kishte rënë shorti për të relatuar, – dhe për pasojë, për të kryesuar seancën, – për një nga kërkesat ankimore për Bashkinë e Tiranës. Në zë ndihej një siklet i madh, që ai/ajo do të kishte preferuar ta mënjanonte.
Ndonëse gjyqtarë apeli, me privilegjet dhe mbrojtjen e posaçme të të qenët në Kolegj për katër vjet, që i imunizon përgjatë kësaj kohe nga procedimet disiplinore të KLD-së apo lëvizjet që mund të frymëzohen nga nxitjet politike, 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor po shqyrtojnë ndoshta një nga çështjet më të sikletshme të karrierës së tyre. Deklaratat e Brukselit për “paanshmëri” vijnë nga 1300 km larg dhe forca e sinjalit humb rrugës, nga përplasja me seli partish, deklarata deputetësh apo lëvizjet e turmës. Lexo artikullin e plote »
Persekutimi i pronareve te bregdetit
nga Prof. Dr. Ago Nezha
Odiseja e pronave, një telekomedi e pafund, në kalvarin e padrejtësive që mbartin me vete pronarët e tokave. Sistemet, ndryshojnë mes tyre nga forma e pronësisë dhe marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore. U bënë 20 vjet që problemi i pronave rrotullohet në orbitën e politikës diabolike shqiptare. Padrejtësitë ndaj pronarëve, janë ligjëruar në Parlamentin shqiptar, me ligjin famëkeq 7501. Sistemi i centralizuar që lamë pas, sanksiononte në mënyrë eksplicite mbi bazën e statutit të kooperativës bujqësore, se pronat e shoqërizuara, në rast se shpërbëhej kooperativa, apo dilej prej saj, secili individ merrte pronën sipas përkatësisë, për aq sa kishin dorëzuar në pragkrijimin e pronës së grupit. Lexo artikullin e plote »
Paradigma e së keqes dhe hipoteka e krimit
nga AGRON TUFA*
Gjithë situata para dhe pas zgjedhore në Shqipëri ka mbërritur në një pikë të brishtë, që paralajmëron rrokullisjen në makthet civile si të vitit 1997. Atmosfera agresive e shantazhit dhe kërcënimeve të njëkahshme ushqehet çdo ditë me ligjërime publike yshtëse. Folësit, një format militanti, rëndom, shtatmesatar, me ose pa syze, flokë të qethura shkurt, vegla lehëse me formim të dyshimtë – të gjithë festarë bllokimesh, bojkoti, çadrash rrethimi e nxitës falangash sulmuese, vizitorë patetikë spitalesh e morgësh – por absolutisht pa asnjë ide e vizion human në kokë, grishin të gjithë gjëmë me ndoca ligjërata thuajse të harruara; Ringrenë kulturën e vdekur të etërve, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre shpirtërorë, që hapet drejt origjinës arketipale të Pavël Vllasovëve dhe guerileve komuniste. Lexo artikullin e plote »
Sfida e “ndarjes reciproke”
nga Shkëlzen Maliqi
Deri sa po zhvillohet, pa ndonjë rezultat të prekshëm, dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja, ku po shqyrtohen “çështjet teknike” dhe “problemet jetësore” mes dy vendeve, nga Beogradi vazhdimisht po dërgohen sinjalet se ky dialog nuk është i mjaftueshëm. Serbia do të preferonte që dialogu të shndërrohet sa më parë në vazhdim të negociatave për statusin final të Kosovës. Dhe ofertat që vijnë nga Beogradi për zgjidhjen finale, kryesisht kanë të bëjnë me idetë për ndarjen e Kosovës.
Ministri i Rendit i Serbisë, Ivica Daçiq bëri bujë para 10 ditësh, kur deklaroi se është iluzion pritja që Kosova të mbetet si tërësi pjesë e Serbisë, por se beson në një kompromis, atë të ndarjes së Kosovës, sipas parimit etnik. Nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë i Serbisë përmend “ndarjen e Kosovës”. Është artikuluar kjo edhe nga Presidenti Boris Tadiç, në format më të përgjithësuara, por asnjëherë nuk është thënë kaq troç si në paraqitjet e ministrit Daçiq. Lexo artikullin e plote »
Tri Tiranat dhe Tirana e Katërt
nga Eduard Zaloshnja
Kam javë që në Tiranë, qytetin ku jam lindur e rritur, perceptoj një ndarje të frikshme mes tiranasve me origjinë nga krahinat sipër Shkumbinit dhe ato nën Shkumbin. Dhe jam matur disa herë të shkruaj një artikull për të analizuar se si kemi mbërritur deri këtu e se si mund të mos vazhdojmë më kështu, por kam patur ndjesinë se nuk i kam njohuritë e duhura për të qullosur një artikull të nivelit të ekspertit të shkencave sociale rreth kësaj teme. Për këtë arsye, u sugjerova disa ekspertëve të kësaj fushe që ta bashkëshkruanim artikullin, por ofertës sime s’iu përgjigj pozitivisht njeri. Si rrjedhojë, po ulem ta shkruaj artikullin, duke e paralajmëruar lexuesin se këta rreshta nuk janë produkt i ndonjë hulumtimi rigoroz shkencor, por thjesht përsiatje të një qytetari të shqetësuar për komunitetin ku jeton. Lexo artikullin e plote »
nga Artan Fuga
Agjencitë e informacionit masiv kudo në botë dhanë lajmin se u arrestua në Serbi Ratko Mlladiç, i akuzuar si përgjegjësi kryesor i gjenocidit kundër popullsisë boshnjako-muslimane në fillim të viteve ’90.
Nuk më intereson ky person. Ai e ka vendin atje ku duhet.
Në një televizion të besueshëm europiano-perëndimor, po atë ditë në mbrëmje u shfaq një dokumentar shumë interesant. Tregohej jeta e një ish-punonjësi të policisë së një qyteti të qetë perëndimor, që Gjykata e Hagës e kishte punësuar për llogari të saj dhe prej më shumë se dhjetë vjetësh investigonte në Bosnjë për të zbuluar dhe vërtetuar krimet e gjenocidit atje, mbledhur prova, gjetur varret masive të viktimave, si edhe administruar fakte për të gjithë kriminelët e luftës. Lexo artikullin e plote »
Bashkimi Evropian përkrah promovimin e kulturës së komuniteteve në Kosovë
nga Ajete Beqiraj
Në tre qytete të Kosovës është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Kulturës Rome, Ashkalike dhe Egjiptase, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore. Pritet shtrirja në qytete të tjera.
Sami Mustafën, të qenurit rom nuk e ka penguar që me 26 vjetët e tij të radhitet ndër regjizorët e mirënjohur të filmit dokumentar. Edhe pse ai u shkollua për drejtim tjetër dhe regjinë e mësoi në mënyrë autodidakte, besimi në vetveten dhe dashuria ndaj filmit, i ndihmoi atij të tejkalojë të gjitha sfidat. “Herë-herë është më veshtirë, por herë tjetër është me lehtë. Lehtë, sepse njerëzit e pëlqejnë punën time. Për faktin se jam rom unë fitoj adhurues më shpejt, edhe pse jo gjithmonë…”. Lexo artikullin e plote »

