Sunday, May 20, 2012

Bunacë

Postuar mha admin me May - 29 - 2011 Komento

nga EDMOND TUPJA

Ndoshta ky është termi që, sipas meje, i përshtatet deri diku mirë situatës që po jetojmë e përjetojmë qysh kur KQZ-ja nxori fitues të zgjedhjeve vendore zotin Basha, pra, humbës të tyre zotin Rama, dhe deri në vendimin që do të marrë lidhur me këtë çështje Kolegji Zgjedhor. Por ç’kuptojmë me fjalën “bunacë”? Sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), kemi të bëjmë me një term detar që do të thotë “det fare i qetë në prag stuhie”. Sigurisht që ky kuptim në rastin konkret, pra, në rastin e zgjedhjeve të 8 majit, duhet nuancuar: në fakt, stuhia filloi që nga momenti kur KQZ-ja u mblodh për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe të gjithë qemë dëshmitarë që kjo stuhi u organizua nga udhëheqja e Partisë Socialiste, por, fatmirësisht, nuk pati të vrarë e as të lënduar rëndë. Lexo artikullin e plote »

Inkurajim për paqen dhe drejtësinë në Ballkan

Postuar mha admin me May - 29 - 2011 Komento

nga KLEJDA MULAJ*

Krimet dhe kriminelët e luftërave janë pjesë e jetës së përditshme për shumicën e banorëve të rajonit të ish-Jugosllavisë, qysh kur luftërat e desintegrimit të Federatës Jugosllave plagosën rajonin më 1991. Mbyllja e luftimeve në vjeshtën e vitit 1995, i hapi shtegun një paqeje të brishtë, të cilën komuniteti ndërkombëtar është munduar sistematikisht ta konsolidojë. Përpjekjet për të sjellë para organeve të drejtësisë liderët politikë dhe ushtarakë, të cilët projektuan dhe implementuan luftën në Jugosllavi në gjysmën e parë të viteve 1990, janë pjesë integrale e projekteve të forcave politike progresiste në rajon dhe jashtë tij, për të forcuar demokracinë rajonale, për të zhvilluar ekonominë, dhe konsoliduar të drejtën e ligjit. Lexo artikullin e plote »

LAGARDE, një grua drejt FMN-së

Postuar mha admin me May - 29 - 2011 Komento

nga Aida Harka

“Jam lindur në Paris më 1956, jam nënë e dy fëmijëve të rritur. Pas zgjedhjes së presidentit Nikola Sarkozi, jam emëruar në qershor të vitit 2007 në postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Duke mbajtur këtë post, kam pasur detyrën e drejtimit politik ekonomik të Francës, kam drejtuar mbledhjen e ministrave të Financave të G20 dhe të G7 më 2011 dhe kam kontribuar në vënien në jetë të projekteve antikrizë”. Administratorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë tashmë në duar CV-në dhe letrën e motivacionit të Christine Lagarde! Lexo artikullin e plote »

nga Bahri Cani

Raportet shqiptaro-serbe janë një temë e trajtuar shpesh nga studiuesit në Beograd dhe Prishtinë. Dr. Sabri Rexha nga Universiteti i Prishtinës ka nxjerrë kohëve të fundit një libër mbi këtë problematikë.

Raportet shqiptaro-serbe janë ndër temat e trajtuara shpesh në institucionet e ndryshme në Ballkan. Në kuadër të lëndës “Historia e Evropës Juglindore”, ju ligjëroni pikërisht edhe për këto raporte gjatë periudhave të ndryshme historike. Cilat janë periudhat që zgjojnë më së shumti interesim tek studentët kosovarë?
Padyshim që raportet shqiptaro-serbe paraqesin një segment me rëndësi të kësaj periudhe dhe si pjesë e historisë së Evropës Juglindore në tërësi. Por vërehet se pjesa e historisë bashkëkohore është më interesante për stduentët pasi shek. XX paraqitet si më i afërt dhe dinamik, natyrisht dhe më interesant për ta. Lexo artikullin e plote »

nga Majk Riter

Media sociale mund të luajë një rol të rëndësishëm për të gjetur punë në kohët tona. Në materialin në vazhdim, jepen disa ide se si mund të ndërtohet një strategji e saktë për të fituar një vend pune përmes profilit tuaj në internet.

Ben Kirshner është shef ekzekutiv i një kompanie në Nju Jork që ai e krijoi në vitin 2004. Firma Elite SEM, ka rreth 25 punonjës. Mjaft kompani përdorin palë të treta për të bërë kërkime dhe gjetur njerëz të kualifikuar që ato t’i marrin në punë, dsidomos kur bëhet fjalë për poste drejtuese. Por zoti Kirshner thotë se kjo mund të jetë e kushtueshme. “Për një punonjës me pagë 150 mijë dollarë, ky shërbim mund të më kushtojë deri në 10–15 mijë dollarë”, – thotë ai. Lexo artikullin e plote »

nga Auron Dodi

Gazetari Thomas Brey duke komentuar zgjedhjet lokale në Shqipëri, vëren: “Në thelb duhet të vijë situata kur për një shqiptar të mos luajë rol se kush është në pushtet në qytetin e tij ose në vendin e tij.”

Dr.Thomas Brey është që prej vitit 2004 drejtues i zyrës së Ballkanit të Agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Brey është njëri nga njohësit më të mirë të Ballkanit, pasi i ka mbuluar për DPA-në që nga Beogradi ngjarjet e Ballkanit në vitet 1983-1993, ndërsa 1994-2003 ishte korrespondent i DPA-së nga Vjena.

Raporti i delegacionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, siç u citua nga DPA kritikon zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si “jo në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.” A tingëllon disi i papritur ky deklarim, po të kesh parasysh mospozicionimin ndërkombëtar deri tani? Lexo artikullin e plote »

nga Prof. Dr. jahja Kokaj

Gropat e zeza janë trupa kosmik të cilët formohen si vijimsi e vdekjes së yjëve. Përfaqsojn singularitet nga cili nuk dalin apo nuk qarkullojn kurrfar informacionesh, nga i cili nuk ka kurrfar rrjedhjesh materiale apo energjetike.

Fatkeqsisht ky model i përngjan situatës së Kosovës. Vitaliteti dhe optimizmi i ditëve të pasluftës shoqëruar me ndihma materiale, rindërtimin e shtëpijave të djegura nga okupatori që largohej, thue se ka vdekur. Si duket është normale të jetë jetë-shkurtër optimizmi dhe mirëqenja që lidhet me lëmoshë apo ndihma materiale. Nëse përjashtohen njerëzit e politikës dhe miqëve të tyre, apo një numri të caktuar që kryesisht janë në administrate apo shesin e blejn dicka, shumica e popullsisë së Kosovës (mbi)jetojnë nga lëmosha apo ndihmat materiale. Lëmosha apo ndihma materiale është fjalë kyqe me të cilen sot shoqërohet jeta e shqipëtarëve në Kosovë. Ndihma materiale simbolike marrin njerëzit e moshuar (pra askush nuk ka penzione për të cilat kanë të drejtë legjitime). Ndihma materiale marrin disa kategori të tjera qytetarësh. Ndihma materiale marrin bashkëfamiljarët nga të afërmit e tyre që punojnë e jetojnë në diasporë. Fatkeqsisht ky është edhe fondi kryesor që kontribon në të ardhurat globale të Kosovës. Ndihma materiale kishim nga fondet, organizatat dhe shtetet dhe arganizatat e ndryshme bamirëse. Lexo artikullin e plote »

Kryqëzimi i demokracisë shqiptare

Postuar mha admin me May - 27 - 2011 Komento

nga Ndue Ukaj

Në Prishtinë politika më e madhe bëhet kafeve. Ç’është e vërteta, kafet janë “arena” e vërtetë ku konfrontohen idetë, arena ku shpërlahet truni i njerëzve, arena ku të “mençurit” predikojnë për demokracinë.

Duke pi një kafe me ca miq, ashtu siç mund t’i ketë ndodh këto ditë çdo shqiptari, biseda na çoi në Tiranë, ku shëmtia e demokracisë ka dëshmua fytyrën e saj reale. Duke shpjeguar pa ngarkesa dhe barrikada të mendimit ato pak çka di e njoh për Shqipëri, njëri i inatosur me pyeti: Ti nuk je me Lulin? Miku i cili më njihte për një djathtist, me pyeti me shumë habi, të cilën rrallëherë e kisha parë në fytyrën e tij të qetë. Unë i thash, nuk jam me Lulin, por kjo s’do të thotë se jam me Edin. Ai natyrisht nuk u pajtua me mua. Turfullonte nga zemërimi, sikur qielli t’i kishte ra në kokë.

I shqetësuar për fenomenin e glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, me të cilat dukuri jemi mishërua si mentalitet, e për të cilën kam shkurar qysh kaherë, i thash se pikërisht ky mentalitet e ka kryqëzuar demokracinë shqiptare. Lexo artikullin e plote »

Imazhi i ri i turizmit shqiptar

Postuar mha admin me May - 27 - 2011 1 koment

nga Xhelal Marku

Siparin e veprimtarive turistike për vitin 2011, Shqipëria e ka hapur me pjesëmarrjen e saj dinjitoze në dy nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare, të përvitshme e tradicionale, siç janë: Panairet e BIT Milanos në Itali e të ITB – Berlin në Gjermani, përkatësisht në muajt: Shkurt e Mars, ku u prezantua me një imazh të ri e konkurues në tregun turistik të globit. Ndërsa gjatë muajit Prill, ajo u përfaqësua edhe në dy veprimtari të tjera ndërkombëtare, siç janë: Panairi i turizmit në Kosovë dhe panairi: “Turizëm dhe Real Estate në Shqipëri”, organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ajo, erdhi në këto panaire, me përvojën e saj disavjeçare si pjesëmarrëse aktive, por dhe si një konkurente e denjë tashmë, potenciale dhe e njohur për vlerat e saj në këtë treg, jo vetëm për rajonin, por dhe më gjërë. Ndaj edhe kësaj here, vizitorët e këtyre panaireve, nuk munguan të shfaqnin pasionin e tyre të veçantë për turizmin kulturor të Shqipërisë, por dhe dëshirën e madhe për të vizituar së afërmi zonat e turizmit arkeologjik të vendit tonë. Lexo artikullin e plote »

Shqiptarë, po u privatizohet shteti!

Postuar mha admin me May - 27 - 2011 Komento

nga Engjëll Musai

Në momente të vështira për kombet, pesha e mendimit të mendjeve të ndritura merr një rëndësi të veçantë. Ndër mendjet më të ndritura të kombit shqiptar është padyshim Akademiku Rexhep Qosja. Përveçse një nga studiuesit dhe shkrimtarët më të njohur të letrave shqipe, personaliteti intelektual i Prof. Rexhep Qosjes u rrit jashtëzakonisht shumë gjatë dy dekadave të fundit. Në periudhën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, intervistat e Prof. Qosjes përpiheshin nga shqiptarët kudo që ndodheshin për kthjelltësinë dhe largpamësinë e tyre. Më tej, ai vazhdoi të ishte i pranishëm në të gjitha zhvillimet politike e shoqërore mbarëshqiptare. Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe në këto ditë të tensionuara të klimës politike në Shqipëri. Në këtë intervistë ekskluzive për “Telegraf”, Prof . Qosja analizon situatën aktuale politike në Shqipëri, ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve të 8 Majit, duke dhënë edhe perspektivën e zgjidhjes së problemeve. Profesor Qosja prononcohet për herë të parë se çfarë mendon për letrën e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Ai flet gjithashtu, për perspektivën e çështjes kombëtare shqiptare, ku e thekson si të pashmangshëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj