Sunday, May 20, 2012

Pengesa në dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar mha admin me June - 17 - 2011 Komento

nga Zylfije Jakupi / Bahri Cani

Me kërkesë të Serbisë është shtyrë takimi i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, i cili është dashur të mbahet këto ditë. Pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për konsultime. Shtyrja ka hapur dilema të shumta.

Dren Zeka, anëtar i delegacionit të Prishtinës në negociatat me Serbinë, pohon se kosovarët janë të informuar mirë dhe mjaftueshëm për ecurinë e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij, delegacioni kosovar rregullisht e ka informuar opinionin me përbërjen e negociatave për çështjet teknike. Megjithatë fjala e vetme konkrete që Zeka në këtë moment mund të thotë është se palët ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare për çësthjet e hapura. Lexo artikullin e plote »

nga Ulrike Mast-Kirschning / Bahri Cani

Të drejtat e njeriut dhe mediat është këtë vit tema e forumit ‘Deutsche Welle Global Media Forum’, i cili do të mbahet prej datës 20 – 22 të këtij muaji në Bon.

Për të katërtën herë me ftesë të Deutsche Welle-s mblidhen politikanë, ekspertë dhe gazetarë në këtë forum në Bon. Kësaj radhe do të diskutojnë temën “Të drejtat e njeriut dhe globalizimi – sfidat për mediat”.

Hans-Jürgen Beerfeltz, sekretar shteti në ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, do të shpjegojë konceptin e qeverisë federale për këtë çështje. Konceptin e ka prezantuar pak ditë më parë edhe në Berlin. Lexo artikullin e plote »

Një abetare në Shqipëri dhe Kosovë

Postuar mha admin me June - 17 - 2011 Komento

nga Arben Muka

Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin ë një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.

Projekti për hartimin e një teksti Abetare-je të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit. Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor. Lexo artikullin e plote »

Martin Parr, ekspozite ne Tirane

Postuar mha admin me June - 17 - 2011 Komento

nga Elsa Ymeri

Fotografia rrëmben çastin që vjedh koha! Ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje sapo u gjenda para artit të mrekullueshëm të Martin Parr. Caste që koha i ka marrë me vete për t’i shndërruar në kujtime që balsamosen në korniza fotografish. Kujtesa historike e emocionale që kornizohet në foto të mrekullueshme. Me pasionin e trashëguar nga gjyshi i tij, fotoreporteri britanik Martin Paar erdhi në Tiranë për të sjellë copëza të një Shqipërie ndryshe. Përmes fotove Paar na ka rikthyer në Shqipërinë e viteve ’90.

Copëza të jetës së përditshme, një realitet që tani e shohim si të largët e shumë ndryshe, artisti na e rikthen të gjallë në kujtesë. Lexo artikullin e plote »

Një plagjiaturë dhe një gënjeshtër

Postuar mha admin me June - 16 - 2011 Komento

nga Lis Bukuroca

Disa fjalë për plagjiaturën e gazetarit Sadedin Çeliku dhe mashtrimin e gazetarit të “Setimes” Muhamet Brajshori. I pari ka vjedhur shkrimin tim “Shteti privat” dhe e kishte botuar në dy gazeta, i dyti kishte bërë intervistë me mua! Lexo artikullin e plote »

Shpirti i turmës dhe i askushmërisë

Postuar mha admin me June - 16 - 2011 Komento

nga Saimir Lolja

Në fushën e shkencës së shpirtit (psikologjisë, e thënë joshqip) në lidhje me turmat kanë shkruajtur shumë autorë. Ndër ta, i spikatur është Zigmund Frojdi me librin e tij “Psikologjia e turmave dhe analiza e unit” të botuar më 1921. Ndërsa shpirti i askushmërisë, që lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, vetëm se është përmendur aty këtu. Prandaj më poshtë do të shtjellohet më tej shpirti i turmës dhe për herë të parë ai i askushmërisë. Lexo artikullin e plote »

Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit

Postuar mha admin me June - 16 - 2011 Komento

nga Lis Bukuroca

Sapo lexova artikullin në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku Tadiçi kushtimisht pajtohej me bashkimin shqiptar, thash me vete: a thua sa është acaruar dhe zemëruar Nexhmedin Spahiu? Pikësëpari më vajti mendja tek ai dhe disa të tjerë, që me shkrimet e tyre, me shumë pasion përpiqen të na distancojnë nga Shqipëria dhe të cilët me përkushtim të madh mbrojnë idenë e të qenit ndryshe dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit të ri. Jo vetëm këtë, por për të bindur publikun për idetë e tyre, ato prodhojnë ndjenja mosdurimi kundër Shqipërisë. Kur lexohet komentet e përkrahësve të tyre, njeriut i ngrihen flokët përpjetë. Njeriu mendon se po flasin keq për Serbinë: nga traumat, nga urrejtja. Mirëpo jo, ata flasin kundër Shqipërisë. Ata përgatisin terren për komb të ri. Lexo artikullin e plote »

KUJTIME PËR Prof. EQREM ÇABEUN*

Postuar mha admin me June - 16 - 2011 Komento

nga Dr. Thanas L. GJIKA

Nga koha sudentore: Ora e fundit e leksioneve
Këto kujtime desha t’i shkruaja e botoja në vitin 2008, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së profesorit, vit i cili u shpall Viti Eqrem Çabej, por atëhere mendova se ata që e kishin njohur më nga afër dhe për kohë më të gjatë mund të shkruanin gjëra me më shumë vlerë dhe më bukur se unë. Mirëpo tani vonë, mbas disa komunikimesh me bijën e tij, z-njën Brikena Çabej, e cila nuk u kursye të më ndihmonte me korrigjime e saktësime, i shkrojta këto kujtimet për këtë pedagog, studiues dhe njeri të madh. Lexo artikullin e plote »

nga Albert P. Nikolla

Sarajeva u bë shkas për këtë shkrim. Para pak ditësh isha në Sarajevë. Qytet shumë i bukur dhe mjaft interesant njëherësh. Kam pështypjen se Sarajeva është nga ato lloj qytetesh që frymëzojnë shkrime, romane apo studime që mund të jenë krejt të veçantë pasi aty gjen gjithçka që nevojitet për të kuptuar e shkruar diçka me vlerë. Ndërthurja e kulturave, e ideve, shpirtrave, historive është aq domethënëse sa fare mirë një turizëm në këto lloj qytetesh do të ishte si një “kurë antiraciste”. Sarajeva ka një ngjashmëri të madhe me qytetin që përshkruan Orhan Pamuk në romanin “Bora”. Lexo artikullin e plote »

Dy letra te atit Frano Karma ne mergim

Postuar mha admin me June - 16 - 2011 Komento

nga Fotaq Andrea

Profesorë e nxënës katolikë shqiptarë të Kolegjit Franciskan të Shkodrës në vitet 20 të shek. XX

Në vazhdë të një letre, tashmë të bërë publike, të priftit shqiptar në mërgim Francesk Karma, me titull “Kush e qeveris Shqipërinë”, botuar në organin e mirënjohur francez “la Croix” më 28 qershor 1933, po botojmë edhe dy shkrime të tjera të tij, botuar në të njëjtin organ më 5 korrik 1933 dhe më 24 nëntor 1934. Shkrimi i parë titullohet: “Protestë e ethshme nga ana e peshkopëve ndaj qeverisë së Tiranës”, dhe i dyti, botuar në kronikën “Fakte – Në Shqipëri”, mban titullin: “Qeveria dhe shkollat katolike”. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj