Sunday, May 20, 2012

KQZ hedh poshtë kërkesat e Partisë Socialiste

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

nga Armand Mero

Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi sot poshtë ankimin e Partisë Socialiste e cila kundërshtonte shpalljen e rezultatit për bashkinë e Tiranës, me fitues kandidatin demokrat LuLëzim Basha si dhe kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi në të cilat sipas saj janë vërejtur shkelje serioze të cilat kanë cuar në një mospërputhje të shifrave mes fletëve të votimi dhe numrit të votuesve. Katër anëtarët e së djathtës në Komisionin Qëndror votuan kundër duke u shprehur se ky Komision nuk ka kompetencë të shqyrtojë kundërshtimin e rezultatit të shpallur prej saj ndërkohë që kërkesa për pavlefshmëri sipas saj është jashtë afateve. Lexo artikullin e plote »

Pushimet në det, kujdes diellin

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

Ja cfare ndodh kur ju ze gjumi ne breg, apo kur nuk perdorni krem mbrojtes. Disa prej protagonisteve jane argetuar duke ju dhene forma nga me te cuditeshme vendeve ku i ka prekur dielli. Lexo artikullin e plote »

Moda në det për 2011-ën

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

Sloggy

Do të ndjekësh modën edhe në plazh? Stilistët japin këto këshilla për 2011-tën: Mos të të mungojë asnjëherë shalli i plazhit i kombinuar me rrobat e banjës, shapkat, por edhe cantën. Lexo artikullin e plote »

Pemët më të cuditshme në botë

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

Një koleksion i vecantë i pemëve më të cuditshme në botë. Duke i parë këto pemë të lind ideja se secila prej tyre flet, transmeton mesazhe të ndryshme. Lexo artikullin e plote »

“Expo 2011” është takimi me të bukurën, ekspozitë që edhe këtë vit nuk mund të mungonte në kryeqytetin kinez, Pekin. Një triumf i vëshjeve të kushtueshme dhe krehje flokësh nga më të ndryshmet e shumëngjyrëshe. Dhe tualeti, një pikturë në fytyrtat e vajzave të reja. Lexo artikullin e plote »

Trishtueshëm larg shpirtërores

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

nga Çapajev Gjokutaj

Ismail Kadareja, Fatos Kongoli dhe Edmond Budina janë tre nga emrat më të lakuar në ligjërimin mediatik të javëve të fundit. Megjithëse që të tre janë personalitete arti, ligjërimet për ta mbetën mirëfilli politike. Si të tilla nxorën më në pah shqetësimin e kahershëm: politika po uniformizon skajshëm komunikimin publik. Lexo artikullin e plote »

Raporti vjetor i DASH-it për Trafikimin e Njerëzve

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011. Në raport përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekej për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Raporti për Shqipërinë
Në Kapitullin për Shqipërinë thuhet se Shqipëria është një vend-burim për trafikimin e burrave, grave për dhe fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në raport thuhet se viktimat e Shqipërisë së trafikimit ndahen në dy grupe, ato që detyrohen të bëjnë punë të detyruar dhe për shfrytëzim seksual brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Evropën Perëndimore. Lexo artikullin e plote »

Përmendorja e Aleksandrit të Madh

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

nga NEXHMEDIN SPAHIU

U ngrit në Shkup përmendorja e madhe e Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh, siç e quajmë ne shqiptarët. Kjo po kundërshtohet nga grekët dhe shqiptarët.

Pse grekët e kundërshtojnë, kjo është e kuptueshme. Grekët duan të gjejnë vëng për konflikt me fqinjin e vet të dobët, për ta mbajtur jashtë strukturave euroatlantike. Kjo ka për qëllim që ta shfrytëzojë atë si treg duke eliminuar konkurrentët e tjerë, të cilët do t’i kishte në rast se Maqedonia do të ishte pjesë e këtyre strukturave. Prandaj grekët gjejnë shkaqe historike për të mbajtur situatë konflikti, që i leverdis asaj.Valuta shqiptare Lek rrjedh nga emri Leka i Madh, ndërsa Skënderbeu thoshte për vete se është maqedonas. Është interesante se grekët nuk e kundërshtuan Shqipërinë kur ajo vendosi që valuta e saj të quhet Lek, sipas emrit të Lekës (Aleksandrit) së Madh të Maqedonisë.
Mbreti shqiptar, Ahmet Zogu, këtë emër i dha djalit të tij Leka I, dhe ky i fundit djalit të vet, Leka II.

Kryeheroi shqiptar, Gjergj Kastrioti, e mori llagapin Skënderbe në bazë të Lekës së Madh. Skënder është versioni turk për emrin Lekë/Aleksandër. Skënderbeu, në letrën e tij Alfonsit V, thotë për veten e vet se është stërnip i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Marin Barleti përmend tre emra për përkatësinë e Skënderbeut: arbën, maqedon dhe epirot. Në atë kohë ende nuk kishte dalë në skenë emri shqiptar dhe Skënderbeu e quante vetën maqedonas. Fakti se pasardhësit e Skënderbeut dhe të bashkëluftëtarëve të tij e quajtën vetën shqiptarë, ndërsa një pjesë e bullgarëve, pas Luftës së Dytë Botërore (1945), vendosën ta quajnë vetën maqedonas, është një gjë që nuk ka ndodhur vetëm në këtë pjesë të globit (kujto himnin holandez që fillon me vargun “Ne gjermanët sundues të Spanjës”).

Pretendimi i kombeve ballkanike për Aleksandrin e Madh është i ligjshëm
Grekët i japin të drejtë vetes ta quajnë Aleksandrin e Madh grek vetëm pse gjuha e diplomacisë së tij ishte greqishtja antike. Harrojnë se Demosteni mbante mitingje për rrezikun që kanosej nga pushtimi i Filipit II, babës së Lekës së Madh. Kjo është sikur italianët ta pretendojnë Skënderbeun pse gjuha e diplomacisë së tij ishte latinishtja.

Tek e fundit, se ç’ka ndodhur 2300-2400 vjet më parë, është një histori tepër e largët dhe kjo u jep të drejtë edhe shqiptarëve, edhe grekëve, edhe bullgarëve që ta pretendojnë Aleksandrin e Madh për të vetin.

Secili nga ne ka nga një nënë dhe një babë, dy gjyshe dhe dy gjyshër, katër katragjyshe e katër katragjyshër, tetë stërgjyshe e tetë stërgjyshër, e kështu me radhë. Nëse marrim mesatarisht 25 vjet diferencën mes prindërve dhe fëmijëve dhe llogarisim 4 breza për një shekull, atëherë:
Brezi 1 = 1 (vetja jonë)
Brezi 2 = 2 (nëna + baba)
Brezi 3 = 4 (gjyshi e gjyshja nga nëna + gjyshi e gjyshja nga baba)
Brezi 4 = 8 (rreth vitit 1900)
Brezi 5 = 16
Brezi 6 = 32
Brezi 7 = 64
Brezi 8 = 128 (rreth vitit 1800)
Brezi 9 = 256
Brezi 10 = 512
Brezi 11 = 1024
Brezi 12 = 2048 (rreth vitit 1700)
Brezi 13 = 4096
Brezi 14 = 8192
Brezi 15 = 16 384
Brezi 16 = 32 768 (rreth vitit 1600)
Brezi 17 = 65 536
Brezi 18 = 131 072
Brezi 19 = 262 144
Brezi 20 = 524 288 (rreth vitit 1500)
Brezi 17 = 1 048 576
Brezi 18 = 2 097 152 (koha e Skënderbeut)
Brezi 19 = 4 194 204
Brezi 20 = 8 388 408 (rreth vitit 1400)
Brezi 21 = 16 776 816 (koha e Betejës së Kosovës)
Brezi 22 = 33 553 632
Brezi 23 = 67 107 264
Brezi 24 = 134 214 528 (rreth vitit 1300)
Imagjinoni, 24 breza përpara secili nga ne ka rreth 70 milionë stërgjyshe e rreth 70 milionë stërgjyshër me supozimin që kushërinjtë nuk janë martuar mes tyre. Për të shkuar deri te koha e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (356 p.e.r. – 323 p.e.r.) duhet të shkojmë deri në 90 breza, që bien me miliarda stërgjyshër, me kushtin që kushërinjtë nuk janë martuar mes tyre. Po edhe nëse kushërinjtë jo të afërm janë martuar mes tyre, bien që të gjithë ballkanasit e kohës së Lekës së Madh të jenë stërgjyshër të të gjithë shqiptarëve, të të gjithë grekëve, të të gjithë bullgarëve (pra edhe maqedonasve të sotëm), në mos edhe një pjese të madhe të turqve, rumunëve e sllavëve që janë martuar mes tyre gjatë shekujve.

Duke marrë parasysh këtë, nuk ka arsye që Aleksandri i Madh të mos konsiderohet i të gjithëve: edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, edhe i bullgarëve (si i vetmi popull jo sllav që përdor gjuhën sllave për gjuhë të vetën).

Përmendorja e Aleksandrit të Madh në Shkup
Tani t’i kthehemi përmendores së Lekës së Madh në Shkup. Bullgarët e Maqedonisë (maqedonasit e sotëm), në emër të patriotizmit investuan në të miliona euro, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë e kundërshtojnë këtë po në emër të patriotizmit! Përse? Sepse e bëjnë punën e Greqisë dhe nuk shohin interesin e vet.

Derisa për Tiranën mund të jetë më me interes t’i ketë punët mirë me Athinën sesa me Shkupin (integrimi në BE, emigrantët shqiptarë në Greqi etj.), derisa kjo gjë mund të jetë edhe për Prishtinën (interesi për t’u njohur nga Athina, futja në NATO, BE etj.), shqiptarët e Maqedonisë kanë më interes t’i rregullojnë punët me bashkëvendësit e tyre bullgarë (maqedonas), sesa me fqinjët grekë. Më mirë e kanë të harxhojnë energji për të avancuar pozitën e tyre në Maqedoni, sesa të armiqësohen me bullgarët për Lekën e Madh.

Shqiptarët e Maqedonisë s’duhet ta kundërshtojnë përmendoren e Lekës së Madh në Shkup, por ta pretendojnë atë si stërgjysh të përbashkët me bullgarët e Maqedonisë dhe bullgarët e Bullgarisë dhe t’u bëjnë ftesë edhe grekëve që të heqin dorë nga pretendimi se një figurë aq e lashtë historike mund t’u takojë vetëm atyre.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta PANORAMA)

Një lajm i mirë dhe një i keq

Postuar mha admin me June - 28 - 2011 Komento

nga Alfred Lela

Cilin do të donit në fillim, lajmin e mirë apo lajmin e keq? E fillojmë më të mirin, sepse i keqi mund ta ketë jetën më të gjatë. Sipas një të përditshmeje, Lulzim Basha i mandatuar si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ngritur një ekip bipartizan që do të drejtojë qeverinë e kryeqytetit për një periudhë 45-ditore. Lexo artikullin e plote »

nga Fatos Musliu

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni mbështet idenë e unifikimit të teksteve shkollore të vendeve të rajonit për të shmangur paragjykimet etnike dhe mosadaptimin e teksteve me realitetin e ri në vend.

Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it, vlerëson se pastrimi i teksteve shkollore nga e kaluara, do të mundësojë njeherësh edhe inkorporimin e vlerave arsimore të vendeve të zhvilluara të Evropës në sistemin arsimor të Maqedonisë. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj