Sunday, May 20, 2012

Ndryshimi i elitave

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga Dorian Koçi

Humbja në Ballkan shoqërohet me poshtërimin. Nuk e di se nga mund të ketë lindur kjo praktikë, por nëse hedh sytë në të kaluarën vëren shumë raste të denigrimit të fitores nga një festë e përgjithshme që duhet të ishte, në një maskaradë poshtëruese. Energjitë e mira dhe pozitive të emocioneve të brishta të fitores, shumë i shpejt i lënë vendin cinizmit dhe sarkazmës ironike ndaj kundërshtarit. Sigurisht që është e natyrshme që emocionet e fitores të krijojnë një gjendje deliri dhe entuziazmi, por është e patolerueshme që në situata të tilla që marrin zjarr lehtë në Ballkan, këto emocione të manipulohen dhe të krijojnë situata të pakëndshme për të gjithë qytetarët. Lexo artikullin e plote »

Rasti “NORGA” dhe biznesi i rrezikuar

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga Fatmir Toçi

Kam ndjekur gjithë këto ditë me vëmendje e shqetësim atë që po ndodh me kompaninë “A & B Grup”, apo me birrën “Norga”, siç njihet në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë, mosmarrëveshjet midis kësaj kompanie me një bankë të njohur si financuese e një kredie 18 milionëshe, degjenerimin e mosmarrëveshjeve në konflikt të hapur, e cila ka gjeneruar edhe një tjetër konflikt publik midis punëtorëve të kësaj fabrike të mbetur pa punë e të hedhur pa mëshirë në rrugë dhe forcave të ruajtjes së objektit dhe atyre të rendit. Lexo artikullin e plote »

E diela e madhe e Turqisë

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga Mustafa Nano

Të dielën, në Turqi, mbahen zgjedhjet parlamentare. Janë zgjedhje të rëndësishme në radhë të parë për Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, pasi një fitore tjetër e shndërron këtë të fundit në një farë mënyre në një Ataturk të kohëve moderne. Them “Ataturk” në kuptimin e pushtetit e ndikimit që ushtron, pasi në terma të vizionit e identitetit politik nuk ka shumë lidhje me Ataturkun e vërtetë. Të dy, ndoshta, i bashkon vetëm ambicia për të sunduar në një Turqi, që është dinjitoze mes vendeve të tjera të Europës. Asgjë tjetër. Lexo artikullin e plote »

nga Edval Zoto

Mungesat e theksuara të kushteve të jetesës dhe diskriminimi në Universitetin e Prishtinës shkaktuan revoltën dhe nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në 11 mars të vitit 1981. Studentëve iu bashkuan dhe nxënësit e shkollave, si dhe punëtorët e thjeshtë. Në pak ditë protestat përfshinë gjithë Prishtinën duke u zgjeruar më tej edhe në të gjithë krahinën e Kosovës, për pasojë të shtypjes së dhunshme nga ana e policisë të protestave të studentëve. Trupa të shumta të rendit publik dhe ushtarake, serbe, por edhe të republikave të tjera të Federatës Jugosllave, u dërguan në vijim në Kosovë për t’u dhënë fund trazirave dhe rikthyer rendin e mëparshëm. Të gjitha ngjarjet e muajve mars, prill dhe maj 1981 u zhvilluan në errësirë të plotë mediatike. Lexo artikullin e plote »

Politikë emocionale, apo demokraci vlerash?

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga AGIM BAÇI

Politika e emocioneve është e kundërta e demokracisë, ndërkohë që demokracia është e bazuar në edukim, dhe jo në emocion”, shprehej disa ditë më parë një ndër intelektualët më me influencë sot në botë, profesor i Oksfordit, Tarik Ramadan, në një intervistë në “AS” me gazetaren Eni Vasili. Një e thënë e thjeshtë, që duket sikur përputhet me atë që duket se na ka goditur më shumë se çdo gjë tjetër: Jemi të dhënë pas qëndrimeve emocionale, e jo pas kuptimit të ligjit, e aq më pak ndaj etikës që duhet të na shoqërojë në qëndrimet morale në jetën tonë të përditshme. Lexo artikullin e plote »

nga ARBEN MALAJ

Edhe pse sot projekti i Europës së Bashkuar ndodhet përballë sfidave të vështira, opinioni publik i vendeve tona vazhdon të ketë një shpresë dhe inspirim të madh për të ardhmen tonë europiane. Zgjerimi i Europës duke zvogëluar pjesën e paintegruar imponon eliminimin e vonesave historike. Integrimi i vendeve të Ballkanit aktualisht ballafaqohet me disa vonesa, të cilat janë si për vështirësitë në rritje që ka pasur zgjerimi i mëtejshëm i BE-së (jo vetëm për shkak të krizës globale), ashtu dhe për shkak të mosbërjes mirë, apo bërjes keq të detyrave të shtëpisë nga vendet tona. Lexo artikullin e plote »

Sjellja që presin qytetarët

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga ARDIT ÇELA

Tashmë është e qartë se te lenovelës së shpalljes së fituesit të Tiranës po i vjen fundi. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin e tij duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, si dhe duke lënë në fuqi rezultatin e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Kolegjit, që do të thotë sipas ligjit, Lulzim Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përpjekjet ligjore që po ndjek Partia Socialiste janë një e drejtë legjitime e saj. Madje duhen falënderuar për rrugën institucionale që po ndjek. Kjo tregon se PS-ja ka filluar të edukohet me kulturën e institucioneve dhe të respektimit të tyre, domosdoshmërisht e kërkuar dhe e nevojshme, sidomos për një forcë politike e aq më tepër kur bëhet fjalë për një forcë që gëzon disa për qind më pak se gjysma e mbështetjes qytetare. Lexo artikullin e plote »

Zhgënjimi i parë me Lulzim Bashën

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga FATOS LUBONJA

Lajmet na thonë se ende pa u futur Lulzim Basha në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Jozefina Topalli, apo qeveria, apo të dyja së bashku, kanë rivënë në lëvizje projektin e tyre për shkatërrimin e Piramidës dhe ndërtimin atje të godinës së Parlamentit të ri. Sikurse dihet, Lulzim Basha, kur është shprehur për këtë projekt gjatë fushatës elektorale, ka dhënë një përgjigje që mbështetësit e tij e kanë interpretuar se ishte kundër, jo pro këtij projekti. Lexo artikullin e plote »

Luli Bitri, Kur xhirohej një film… me puthje

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga Aida Tuci

Momentet erotike të një çifti të dashuruar, që lejoheshin të shfaqeshin në atë që, artistikisht, po e emërtojmë si “vetizolim disavjeçar tonin në marrëdhëniet ndërpersonale, ku puthja në publik e të dashuruarve ishte herezi”, reflektohej padyshim edhe në ekranet e kinemasë, ku dashuria nënkuptohej vetëm me një shikim, prekje duarsh apo përqafime të tipit “vllazëror”. Në “udhëtimin” tonë në pelikulat e filmave deri para viteve ’90, i vetmi moment intim që vazhdon dhe sot më 2011 të ngjallë interes te njerëzit mbetet skena e aktores Tinka Kurti në filmin e parë shqiptar “Tana” (1958), ku nën hijen e një peme i vjedh një puthje aktorit Naim Frashëri. Pas kësaj, puthja në filmat shqiptarë e humbet kuptimin… I vetmi “exhibition” i puthjes do të ishte ai mes burrave, të mos keqkuptohemi, si shenjë e miqësisë vëllazërore. Lexo artikullin e plote »

Kjo është krizë, nuk është rrufë

Postuar mha admin me June - 11 - 2011 Komento

nga Veton Surroi

1.
Debati rreth relacionit FMN-Kosova ka prodhuar edhe një çoroditje, afrimin e Kosovës drejt mitit serb. Ashtu si në 600 e kusur vitet e fundit humbja në Fushë-Kosovë ka qenë pjesë e kremtes kombëtare serbe, ashtu edhe ndërprerja e kontratës mes FMN-së dhe Kosovës (në Marrëveshjen Stand-by) po trumbetohet si fitore nga ana e eksponentëve të Qeverisë së Kosovës.

Natyrisht ky është teprim dhe ky teprim përshkrimi do të mund të ishte edhe një kuriozitet i radhës, po të mos fshihte një pengesë të madhe psikologjike, sikurse edhe në mitin serb: mos ballafaqimin me realitetin. Duke përsëritur çdo ditë se Kosova ka arritur një fitore me një marrëveshje të ribërë me FMN-në, Qeveria nuk është në gjendje të kuptojë as situatën në të cilën gjendet vendi, e as mënyrën sesi mund të tejkalohet ajo. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj