Sunday, May 20, 2012

Mbi nevojën e autoriteteve morale

Postuar mha admin me June - 1 - 2011 Komento

nga MENTOR NAZARKO

Letra e Kadaresë, drejtuar zotit Lulzim Basha, provokoi, ashtu siç ai vetë e kishte parashikuar, reagime të mëdha gjegjëse, më së shumti nga militantët e njërit krah, atij pro qeverisjes. Edhe figurat publike që reaguan më së shumti ishin të rreshtuar pro qeverisjes. Siç dikush e kishte shqyrtuar me një farë kompetence gjuhësore, përgjigjja e Bashës për Kadarenë, në fakt, kishte ardhur prej Berishës. Ndoshta me të drejtë: letra e Kadaresë drejtuar Bashës, në fakt, nëntekstin më të fortë e kishte për vetë Berishën. Nuk dua të futem në drejtësinë e asaj letre, d.m.th. në drejtësinë e propozimit. Jo gjithnjë shkrimtarët i kuptojnë mirë këto punët e politikës, ndaj dhe mund të japin propozime të papërshtatshme. Ashtu-kështu, në politikën e dy krahëve, madje ka shumë letrarë të munguar, të dështuar, ndaj punët e mëmëdheut janë kaq keq edhe për këtë arsye. Lexo artikullin e plote »

Rusia arrestoi të dyshuarin kryesor për vrasjen në vitin 2006 të gazetares së njohur dhe kritikes së qeverisë Ana Politkovskaja.

Zyrtarët rusë e njoftuan arrestimin e Rrustem Mahmudov sot. Një zëdhënës is Komisionit Hetimor Rus tha se zoti Mahmudov u arrestua në Republikën e Çeçenisë dhe do të transferohet në Moskë për t’u marrë në pyetje.

Zonja Politkovskaja njihej ndërkombëtarisht për shkrimet e saj në Novaja Gazeta mbi abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazit rus të prekura nga kryengritjet islamike.

Ajo ishte kritike e ashpër edhe e Kremlinit dhe politikave të tij në Çeçeni, si dhe udhëheqësit të kësaj republike Ramzan Kadirov. Një person i armatosur e qëlloi për vdekje zonjë Politkovskaja në apartamentin e saj në vitin 2006. Lexo artikullin e plote »

Atifete dhe Ilir: Mos na bëni horë!

Postuar mha admin me June - 1 - 2011 Komento

nga NEXHMEDIN SPAHIU

Dy veta turpëruan Kosovën javën që shkoi. Është Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe këshilltari i parë i saj, Ilir Deda. Presidentja në Samitin e Presidentëve të Europës Qendrore në Varshavë, kurse këshilltari i Parë i saj në Radio Televizionin e Serbisë, në Beograd. Presidentes Jahjaga iu dha shansi historik që vizitën e parë jashtë vendit si Presidente ta ketë në një takim me presidentë të Europës Qendrore dhe me Presidentin më të fuqishëm të globit, Barak Obama. Ky ishte një rast ideal që Kosova t’i jepte një mesazh komunitetit ndërkombëtar.

Mesazh jo më i gjatë se dy fjali, që do të përcillej në mediat botërore. Aq më tepër që për shkak të pjesëmarrjes së saj, Samitin e bojkotuan Presidenti serb dhe ai rumun. Ky rast u paraqitet presidentëve të shteteve të vogla shumë, shumë rrallë. Lexo artikullin e plote »

Bota sekrete e vogëlusheve të martuara në disa zona të Botës. Ideja që një vajzë e re të vendosë të zgjedhë kush do të jetë njeriu i jetës, të vendosë për martesë, ku do të jetojë janë zgjedhje personale të gjithkujt të bazuara tek dashuria dhe vullneti individual, por në disa zona në Botë kjo quhet budallallik, publikon në një artikull të saj Anteprima e Natioanal Geographic. Martesa të tilla janë ende të lejuara në disa vende të botës, organizohen nga prindërit vetë, nën dhunë dhe kundra ligjeve të shtetit. Kështu në Indi vajzat u premtohen zakonisht djemve 4 ose 5 vjet më të mëdhenj. Lexo artikullin e plote »

Miliona persona kanë mbërritur në plazhin e Honoluluse për të bërë homazh me qirinj dhe mesazhe për ushtarët të rënë në luftë, të njerëzit e dashur të vdekur nga epidemitë dhe katastrofat natyrale. Një ditë kujtimi që thellon rrenjët e traditës budiste japoneze. Lexo artikullin e plote »

Janë portrete njerëzish të njohur të bërë nga artistë apo edhe fansa, portrete të cilat janë bërë me materiale nga më të ndryshmet dhe nga më të cuditshmet si tapa shishesh, shirita kasetash, oriz, patatina etj. Presidenti i SHBA-së Obama është bërë prej drithërave nga forma dhe ngjyra të ndryshme. George Clooney me karamele xhelo, Mariah Carey më elemnte trukues si rimel apo penel, ndersa ish-presidenti i SHBA-së George Bush me pjesë gazetash porno. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj