Sunday, May 20, 2012

Rebeka Bruks, “engjëlli mbrojtës” i Murdok

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

Kur mund të ketë lexuar në fëmijërinë e saj librin “Liza në botën e çudirave”, me siguri që nuk e ka çuar nëpër mend se një ditë Liza mund të ishte ajo vetë, dhe jo në botën e çudirave, por në botën e mediave, madje në majën e kësaj bote.

Emri i “Lizës” është Rebek Bruks dhe prindërit shumë modestë që e sollën në jetë, me siguri që nuk e kanë çuar nëpër mend se fëmija i tyre i vetëm, i ardhur në jetë në vitin 1968, do të ngjitej apo më mirë, do të zvarritej në një botë që është e rezervuar vetëm për princat, kryeministrat dhe pronarët e pasur. Bëhet fjalë për një botë mrekullish që mban emrin “News Corporation”, emri i kompanisë mediatike që është në pronësi dhe në drejtim të manjatit të famshëm, Murdok. Deri dy ditë më parë ai kishte bërë të gjitha përpjekjet që vajza me fl okë të kuqe, të cilës i kishte besuar kreun e drejtimit, atë të shefes ekzekutive të kompanisë, të mos prekej nga skandali i madh që ka shpërthyer në lidhje me përgjimet e paligjshme që kanë bërë disa nga gazetat dhe gazetarët e tij. Lexo artikullin e plote »

nga DR. MUSA AHMETI

Kjo vepër është dëshmia më e mirë se intelektualët shqiptarë, kudo që kanë jetuar e vepruar, kanë lënë gjurmët e tyre në formë të shkruar, duke treguar përgatitje të lartë profesionale, pjekuri, filozofi koteologjike dhe mendjemprehtësi të lakmueshme. Autori, Pal Engjëlli junior, komunikon përmes fjalës së shkruar me bashkëkohanikët, duke na lënë dëshmi të forta për nivelin e lartë intelektual që kishte, njëkohësisht duke nga bërë që të ndjehemi krenarë kur shfletojmë libra të tillë antikuarë, të cilët në vetvete mbartin barrën e fatit të autorit, familjes së tij dhe vetë shqiptarëve për shekuj të tërë. Lexo artikullin e plote »

Udhëzues për vetërregullimin e mediave

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga Miklós Haraszti

Nisma për këtë Udhëzues për vetërregullimin e mediave qëndron në thelb të mandatit të zyrës sime për mbrojtjen dhe mbështetjen e lirisë së mediave në zonën e OSBE-së. Zyra ime mbështet gazetarët të cilët duan të bashkojnë përpjekjet e tyre për të rritur standardet profesionale duke forcuar kështu pozicionin shoqëror të gazetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve në fushën e etikës është gjithashtu një terren shumë i mirë ku ata mund të bashkëpunojnë për t’u kërkuar qeverive të drejtat e tyre legjitime.

Megjithatë, cilësia nuk duhet të jetë asnjëherë parakusht për liri. Vetëm një shtyp krejtësisht i lirë mund të jetë plotësisht i përgjegjshëm. Lexo artikullin e plote »

Histori cirku

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga Adrian Beshaj

Kur ishim të vegjël shkonim shpesh, sidomos të dielave, te çadra e madhe e cirkut të Tiranës. Ishte nga ato pak argëtime të fëmijërisë sonë në kohën e diktaturës, të cilën mezi e prisnim. Gjithë hare dhe kërshëri, nën tingujt e muzikës së orkestrës së vogël, shihnim artistët dhe numrat e ndryshëm artistikë të pasonin njëri-tjetrin: akrobatë, prestigjatorë, ekuilibristë, zhonglerë, klounë etj. Më kujtohet që me interes të veçantë prisnim daljen në arenë të zbutësit të kafshëve, mjeshtrit Tahir Baçova. Lexo artikullin e plote »

Sistemi i ngritur mbi pandëshkueshmërinë

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga Mustafa Nano

Ka filluar procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Ilir Meta. Provoni t’i thoni dikujt që ish-zv.kryeministri nuk ka për ta kaluar paq këtë herë, dhe përgjigjja që do të merrni do të jetë e llojit: “Po ç’ia fut kot dhe ti! Asnjë gjemb në këmbë s’ka për t’i hyrë”. Askush nuk beson që mund ta dënojnë. Më kollaj mund të gjesh dikë që mund të besojë realisht se Meta s’ka faj fare në këtë mes, se sa të gjesh ndonjë që të jetë i sigurt se ai do të dënohet nga një gjykatë shqiptare. Të gjithë janë të idesë se Gjykata e Lartë do të gjejë se s’bën mënyrën për ta shfajësuar apo për t’mos e gjykuar. Lexo artikullin e plote »

Regjistrimi im

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga Marin Mema

Regjistrimi i popullsisë mbi baza fetare dhe etnike ka ndezur prej kohësh një përplasje të fortë qeveritare – mediatike – popullore duke krijuar një vorbull ku janë përfshirë kush më pak e kush më shumë thuajse të gjithë njerëz të thjeshtë e zyrtarë me kollare. Akuza e kundërakuza, argumente që fluturojë sa nga njëri krahë në tjetrin, teori konspirative me parti në epruvetë të shoqëruara me deklarata të forta që kanë marrë tashmë edhe ngjyrime politike. Lexo artikullin e plote »

Çorapet dhe mushkonjat

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga EDMOND TUPJA

Po, i dashur lexues i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës, po, po, pikërisht çorapet, por jo çdo lloj çorapesh! E kam fjalën vetëm për çorapet e palara, nga ato që njeriut i qëllon ndonjëherë t’i mbajë një javë në këmbë, ditë e natë, pa i larë këmbët asnjëherë! E keni parasysh (më saktë, para hundëve) kutërbimin e tyre? A e dinit se ky kutërbim i padurueshëm e paska një anë të dobishme? Jo, nuk e dinit? Lexo artikullin e plote »

Beteja për Pallatin e Brigadave

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga ALFRED ÇAKO

Këto ditë duket se me propozimet për rindryshimin e disa neneve të Kushtetutës, po hapet sipari i luftës për Presidentin e Republikës, vitin tjetër, më 2012. Siparin e hapi kreu aktual i opozitës, z.Rama, në një intervistë të dhënë në një televizion kombëtar. Me sa duket, z.Rama kërkon të rikthejë zgjedhjen e Presidentit në të gjitha raundet vetëm me 84 vota (‘bingo-84′) ose e shprehur ndryshe, zgjedhja e tij të jetë vetëm përmes rrugës konsensuale, midis pozitës dhe opozitës. Lexo artikullin e plote »

nga Ani Ruci

Universitetet publike të Shqipërisë po tërheqin një numër në rritje studentësh nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Përfshirja në procesin e Bolonjës i bën diplomat e këtyre studentëve të vlefshme në vendet e BE.

800 të rinj dhe të reja nga Kosova, Lugina e Preshevës, Bujanovci por edhe nga trevat shqipfolëse të Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe 220 nga vendet e tjera të rajonit, kanë zgjedhur universitetet publike të Shqipërisë për të filluar studimet e larta në vitin e ardhshëm akademik 2011–2012. Lexo artikullin e plote »

Frymë e re rinore, apo klon i politikës aktuale?

Postuar mha admin me July - 17 - 2011 Komento

nga Aurel Boriçi

Një nismë e një grupi të rinjsh në Shqipëri, me një bazë të fortë shkollimi dhe trajnimesh, ka nxjerrë në dritë kuvendin e të rinjve me 140 senatorë.

“Ne do të mbrojmë dinjitetin kombëtar dhe do të kontribuojmë në krijimin apo forcimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne do të ndërtojmë politika të reja të cilat do të çojnë në zhvillimin e vendit”.

Këtë sintezë jep, Anisa Hysa, senatore e Kuvendit Rinor shqiptar, që e zhgënjyer nga kaosi politik, social, apo i gjithanshëm në Shqipëri, ka vendosur të luajë një rol aktiv në vendimmarrje. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj