Sunday, May 20, 2012

Day After

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Artur Zheji

Tanimë shpërtheu të nxehtit siç edhe e ka kohën. Shqiptarët kudo që janë, futen në hije apo vrapojnë drejt plazheve, bjeshkëve dhe korijeve. Rrugët e Tiranës janë të zbrazura dhe më kujtojnë disi rrugët e Romës në të njëjtën periudhë të vitit. Politika shqiptare e palosi një File të debatuar të jetës së vet të përfolur dhe në Bashkinë e kryeqytetit pritet të bëhet rokada e kryetarëve. Lexo artikullin e plote »

Emri dhe perspektiva europiane e Maqedonisë

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Zërijeta Hajro-Jajaga

Maqedonia duhet të angazhohet me po të njëjtin intensitet si në gjetjen e mënyrave për të tejkaluar dallimet rreth çeshtjes së emrit me Greqinë, po ashtu edhe në realizimin e reformave në institucionet e vendit.

Kështu ka sugjeruar ambasadori i Polonisë në Shkup, Karoll Bahura. “Ne kemi një shprehje në Poloni, nëse dyert janë të mbyllura ju gjeni mundësi për të hyrë përmes dritareve. Kur e them këtë kam parasysh atë se disa çështje që përshpejtojnë procesin e integrimit, përfshirë këtu reformat, nuk duhet të mbahen peng si pasojë e mos zgjidhjes së kontestit të emrit. Ka reforma të caktuara të cilat duhet të realizohen në funksion të demokratizimit të vendit, pavarësisht se Maqedonia dëshiron ose jo të jetë pjesë e BE-së”, tha për Radion Evropa e Lirë, ambasadori polak Bahura. Lexo artikullin e plote »

Qytetarët pa sigurime shëndetësore

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Ariana Kasapolli-Selani

Derisa ministri i Shëndetësisë është shumë optimist se ligji për sigurime shëndetësore do të jetësohet shumë shpejt, drejtues të KLMDNJ-së dhe sindikalistët e shëndetësisë, thonë se ky ligj do të mbetet vetëm një përshkrim i dëshirave, nga pamundësia për t’u funksionalizuar.

Ligji për sigurime shëndetësore ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se qysh në vitin 2004, ligji për sigurime shëndetësore është hartuar dhe është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës. Por, deri tani ky ligj asnjëherë nuk është jetësuar. Lexo artikullin e plote »

Veteranët e UÇK-së ende në grevë

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Bekim Bislimi

Greva e rreth 100 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon edhe sot, në ditën e 49 të saj, ndërkaq që gjendja shëndetësore e grevistëve po përkeqësohet në vazhdimësi, vlerësojnë vetë grevistët dhe zyrtarët shëndetësor.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, i cili gjithashtu po bën grevë, thotë se kërkesa e grevistëve për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së nuk është përfillur fare nga institucionet e larta të vendit. “Temperaturat e larta, plagët, të gjitha e kanë bërë, është një situatë shumë alarmante e veteranëve të luftës. Jam duke u habitur me institucionet e Kosovës. Kalojnë pranë neve dhe e kthejnë kokën në anën tjetër”, thotë Qeriqi. Lexo artikullin e plote »

Kosovë, Serbi: U arritën tri marrëveshje

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

Përfundoi të shtunën raundi i pestë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Siç njoftohet nga Bashkimi Evropian, është arritur më në fund pajtim për çështje si: liria e lëvizjes, regjistri civil dhe njohja e ndërsjellë e diplomave.

Burime të BE-së thanë se takimi i së shtunës ka qenë më i gjatë sesa që ishte planifikuar, megjithëse ai ishte zhvilluar në formë konstruktive dhe se palët ishin të gatshme të vazhdojnë derisa të arrihej marrëveshja.

Takimi kishte filluar në mëngjes dhe ishte përmbyllur në mbrëmje, ndërsa para përfundimit të muajit korrik, parashihet të zhvillohet edhe një raund i ri bisedimesh, ku pritet po ashtu të arrihen disa marrëveshje. Lexo artikullin e plote »

“Vetëvendosje” paralajmëron protesta

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Zijadin Gashi

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi mbajtjen e një proteste paqësore në Prishtinë të mërkurën e ardhshme, më 22 qershor, me moton “Me protesta kundër hajnisë”.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se protesta drejtohet “kundër hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve”. Ai theksoi se ka shumë arsye pse qytetarët e Kosovës duhet të dalin në protesta.

Sipas kurtit, vjedhja është e organizuar nga Qeveria, nga e cila nuk kursehet buxheti, pasuria, e as territori i Kosovës. “Buxheti po vidhet me korrupsion e tenderë, pasuria po vidhet me privatizimin e egër, kurse territori po vidhet në negociata me Serbinë. Kjo Qeveri, që pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë, nga e cila duhet të lirohet, paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë”, u shpreh Kurti. Lexo artikullin e plote »

Sensi i humbur i masës

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga AFRIM KRASNIQI

Tirana do të ketë një super-parlament të ri. Aktorët kryesorë politikë e kanë dhënë miratimin, procedurat teknike janë të gat-hme, pengesa e Bashkisë u rrëzua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe financimi është gjetur. Detajet e tjera nuk kanë rëndësi sepse vendimi është marrë, – parlamenti vetëm sa do ta formalizojë atë. Në raste të tilla, natyrshëm lindin debate për një sërë çështjesh. E para, nëse Tirana ka nevojë për një parlament të ri. E dyta, nëse ndërtimi i parlamentit është prioritet në axhendën politike e qytetare. Lexo artikullin e plote »

S.O.S vota

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Prof. As. Dr. Artan Xh. Duka

Me vendimin e 8 korrikut të Kolegjit Zgjedhor, gjasat për normalitet demokratik u zbehën më shumë. “Tullat” kryesore të murit demokratik – prona legale dhe vota e lirë, të vëna shtrembër sa më s’ka, e bëjnë ngrehinën pseudo-demokratike që “lartësohet” me nxitim, ndërtim pa “leje” amatoresk, kurdoherë në rrezik “shembjeje”. Pas 50 vjet monizëm dhe 20 vjet tranzicion, shoqëria shqiptare nuk e ka më luksin e anarkisë politike dhe ekonomike që privon normalitetin demokratik për një vend të NATO, aspirant në BE. Lexo artikullin e plote »

nga Preç Zogaj

Rregjimi i Tiranës e përfundoi në mënyrën me të shëmtuar betejën për marrjen e bashkisë së Tiranës. E humbi në garë, e bëri në tavolinë dhe e mori nën tavolinë. Nuk pati kurajon të përballej me faktet e qarta të mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve. Nuk gjeti asnjë argument për të çarë rrethimin e mospërputhjes. Por gjeti në Kolegjin Zgjedhor dublantët e shumicës politike të KQZ-së, që morën të njëjtin vendim: mosshqyrtimin për tejkalim afatesh të kërkesës së PS-së. Lexo artikullin e plote »

Kush i do romët?

Postuar mha admin me July - 12 - 2011 Komento

nga Arbër Zaimi

Javën e fundit isha duke udhëtuar për në Prishtinë me linjën e zakonshme të autobusave. Rruga e Kombit barazohet me rehatin, pamja e rrugës është impresionuese, tabela monumentale “Mirëseerdhët në Tunel” të shtje ndërmend batuta të natyrës seksuale, por tabelat e mëvonshme nga brenda tunelit nuk hezitojnë ta esëlltojnë udhëtarin duke i përsëritur çdo 500 metra parrullën urdhëruese “Ngadalë”. E kështu, mes bisedash e komentesh shumë shpejt mbërrin dogana, rudimenti acarues i një kufiri që kurrë s’ka patur pse të ndodhej aty. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj