Tingëllon si një histori nga kohë të tjera dhe megjithatë vetëm 4 javë më parë Murdok organizoi një mbrëmje në Kensington Gardens në Londër, në një godinë historike me tulla të kuqe, me dritare të mëdha me bojë të bardhë që zakonisht porositet për organizimin e dasmave luksoze. Plaku i mediave po organizonte një mbrëmje për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij dhe aty ndodheshin të gjithë të afërmit dhe njerëzit e rëndësishëm që e kanë rrethuar gjithmonë Murdok. Ndër të ftuarit bënte pjesë edhe vetë Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, dhe gruaja e tij, Samantha, lideri i opozitës, Ed Miliband, dhe shumë fi gura të tjera të shquara të politikës së vendit, si dhe ata që duan në një të ardhme të afërt të lançohen në politikë e sigurisht kjo përmes medias së gjithëpushtetshme të Murdok. Miqtë u servirën me ushqime të rralla deti, me shampanjë dhe mes tyre bënë biseda sekrete. Lexo artikullin e plote »
Murdok dhe taktika për të shpëtuar perandorinë
Përjashtohen romët, jetimët dhe invalidët
nga SHPRESA MEZINI
Hyn në fuqi vendimi për kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin 2011-2012 në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë. Numri i tyre në total kap shifrën e 25183 lekëve, të cilat ndahen në kuota të pranimeve të reja për programet e ciklit të parë, që i janë shpërndarë 24583 vende, për kuota në programe të dyta studimi 200, për kuota për transferim studimesh 300, për kuota për shtetasit e huaj 220, për kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 23843, për kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufi jve të vendit 700, për kuota për të verbrit 20 dhe për kuotat për romët (ballkano-egjiptianë) 20. Lexo artikullin e plote »
Fyle, Ashton: Zgjedhjet dëshmuan nevojën për reformën e kornizës ligjore
nga Armand Mero
Në Bruksel sot u zhvillua takimi i tretë i Këshillit të Stabilizim Asocimity mes Shqipërisë dhe Bashkimit europian. Në dikutimet e sotme, përveç analizës së përgjithshme të ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit, një vend të rëndësishëm zuri situata politike dhe veçanërisht gjendja e krijuar pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle duke iu referuar deklaratës së tij të përbashkët me përfaqësuesin e lartë të BE Ketrin Ashton tha se zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe dëshmuan qartazi nevojën për reformën e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet. Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet e tij që ngërçi politik të tejkalohet dhe në vend të rinisë dialogu politik mes palëve. Lexo artikullin e plote »
Parlamenti i Maqedonisë miraton amnisti për kryengritësit shqiptar të konfliktit të vitit 2001
nga Isak Ramadani
Parlamenti i Maqedonisë e miratoi mbrëmë heqjen nga procedurat gjyqësore të katër rasteve të njohura si “rastet e Hagës” që rëndonin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe luftëtarëve të tjerë shqiptarë të akuzuar për krime gjatë kohës së konfliktit të armatosur në vitin 2001. Debati në parlament kaloi me mjaft tone të larta, ndërsa opozita maqedonase i quajti vrasës dhe kriminelë pjesëtarët e ish-gueriljes shqiptare dhe e vlerësoi këtë vetëm si një zgjidhje të përkohshme. Lexo artikullin e plote »
Hija e gjatë e Murdoch
nga Tim King
Është e gabuar të hamendësosh se ajo që është e keqe për ‘News International’ të Rupert Murdoch, është e mirë për BE-në. Stuhia që ka shpërthyer në Londër rreth gazetarisë, qëllimit dhe politikave të saj ka disa veçanti britanike. Por ajo që ndodhi me Rupert Murdoch, kreun e ‘News Corporation’, nuk do të kufizojë pasojat vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Dëmtimi ekonomik, politik dhe publik që pësoi Murdoch do të shpalosë efekte të njëpasnjëshme në Europën kontinentale, ku Murdoch kishte interesa të ndryshme ekonomike, dhe mbi të gjitha, në Shtetet e Bashkuara, ku kundërshtarët politikë kishin kohë që prisnin një mundësi për t’u hakmarrë me themeluesin e ‘Fox News’, i cili, nga ana tjetër, është edhe pronari i ‘Wall Street Journal’. Lexo artikullin e plote »
Si te thuash jo, e te mos digjesh?!
nga Fadil Lepaja
Mbase Kryetari i Parlamentit të vendit, ende nuk e ka të qartë përse është kjo zhurmë rreth draft-letrës së tij, e cila pas vizitës në Bruksel mori edhe formë zyrtare. “Si me thënë jo e mos të digjesh politikisht”, kjo është dilema hamletiane e politikës kosovare! Kjo pyetje i mundon ata pak politikanë me dinjitet e të pakorruptuar në këtë vend, kur gjenden nën trysni të ndryshme ndërkombëtare për të pranuar interesa individuale e grupore të lidhura me kordele diplomatike. Lexo artikullin e plote »
Mesnjerëzit dhe Purgatori shqiptar
nga Eris Rusi
Gjysma është një fenomen që i tërheq përherë njerëzit. Gjysmë të pasur ose gjysmë të varfër. Të lumtur përgjysmë, apo të ndarë në fatkeqësi; gjysma si ekuacion i thjeshtë apo si dramë psikike; një gjysmë dashuri më shumë se hiç, apo diçka nga asgjëja.
Asnjëherë nuk më ka kuriozuar ky abstrakt, deri kur u sinjalizua që në tokën shqiptare ka lindur fenomeni i pandalshëm i mesnjerëzve. Lexo artikullin e plote »
nga Eni Vasili
Gjithçka po ndodh javën e fundit, ndër deklarata majtas e djathtas, në të mirë a të keq të të rreshtuarve andej apo këndej, ka shënuar megjithatë atë që latinët e quanin gradum porro, një hap përpara.
Pasi ka përfunduar saga e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, kryesisht ata që nuk kanë lidhje me politikën, por janë spektatorë të saj, marrin frymë lirisht. Lexo artikullin e plote »
Harami Tiranës. Sikur e keqja të ishte Rama?
nga Altin Kreka
Sikur e keqja të ishte Edi Rama në këtë vend do të ishim në një ditë? fatlume dhe ky vend do të shpëtonte njëherë e mirë nga pasojat tragjike që vijnë për shkak të keqmenaxhimit, politikës dhe hajdutërisë. Do të mjaftonte ta dëbonim Ramën e më pas do të jetonim në Eden. Sikur e keqja të ishte harami Tiranës, siç e quan Strazimiri kryetarin e opozitës, do të ishte shumë e kollajtë të shpëtonim, duke kërkuar ndihmën e Malajt, Blushit, Islamit e Metës e gjithë socialistëve të frustruar nga hija e kryetarit të opozitës që ta largonin atë. Lexo artikullin e plote »
Wikileaks-i dhe marrëdhëniet ndërshqiptare
nga MENTOR NAZARKO
Pak ditë më parë, mediat e hapësirës shqiptare botuan një informacion të Wikileaks-it, në lidhje me marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës. Informacioni i Ambasadës amerikane në Prishtinë përcillte një shqetësim të kryeministrit Hashim Thaçi për përfshirjen e kryeministrit Sali Berisha në politikën kosovare. Ky shqetësim i ishte përcjellë zëvendësambasadorit amerikan, të cilit i kërkohej dhe që të ndërhynte tek zoti Berisha, për ta frenuar në këtë aktivizëm të tij përtej kufirit. Lexo artikullin e plote »
