Sunday, May 20, 2012

nga Blagorodna Grigorova / Viktoria Ivanova (VFB)

Parrulla raciste në stadiumet e Bullgarisë për fat të keq ka shpesh. Për këtë arësye Shoqatës Bullgare të Futbollit dhjetorin e kaluar iu desh të paguajë 40.000 euro gjobë.

Asosiacioni Europian i Futbollit UEFA e ndëshkoi rastin gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Bullgarisë për eliminatoret e Kampionatit Europian në Sofje. Në stadium u dëgjuan fare qartë këngë përqeshëse kundër dy lojtarëve me ngjyrë nga ekipi i ftuar. Lexo artikullin e plote »

Dy mocione mbi reciprocitetin

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga REXHEP MEIDANI

Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të zbatojë mocionin e reciprocitetit, të miratuar në Kuvendin e Kosovës kohë më parë. Në funksion të kësaj kërkese, në dy protestat e fundit ajo është përpjekur të bllokonte dy pikat kufitare, në Mërdarë dhe Dheun e Bardhë. Mocioni i lëvizjes “Vetëvendosje” është miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Ai kërkon nga qeveria e Kosovës zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, përfshirë regjimin tregtar apo çështje të tjera në fushën ekonomike, politike etj. Madje, në shtator 2011, kjo lëvizje inicioi fushatën “Duaje Tënden”, me synim kryesor promovimin e produkteve kosovare. Lexo artikullin e plote »

Eurofilët dhe euroskeptikët e Ballkanit

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Muhamer Pajaziti

Ëndrra dhe realiteti europian janë dilema që vazhdojnë të mbajnë peng ballkanasit. Ëndrra europiane u akceptua me të madhe që pas luftërave dhe tranzicioneve të fillim viteve ‘90, dhe pothuajse në mënyrë plebishitare të gjithë e dëshironin demokracinë, vlerat europiane dhe braktisjen e sistemit traumatik monist. Beteja midis eurofilëve të post- tranzicionit që shohin ëndrrën e yjëzimeve europiane dhe e euroskeptikëve, vazhdon edhe më tej, derisa Bashkimi Europian akoma nuk ka ndërtuar një strategji të mirëfilltë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, një rajon që gjithnjë e më shumë në kartën europiane shihet si një pikë e zezë dhe vatër e krizave të herëpashershme. Lexo artikullin e plote »

Tre aspekte të tranzicionit demografik

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Ilir Beqja / Kosta Barjaba

Tranzicioni demografik është një ndër aspektet më kritike të tranzicionit drejt demokracisë. I cili, për fat të keq, nuk ka marrë vëmendjen që meriton, as nga politikë-bërësit dhe as nga ekspertët e këtij vendi.

Pritshmëritë logjike dhe papritshmëritë e performancës
Të dhënat e Censusit 2011 tregojnë se zhvillimet demografike në vend nuk kanë ecur në drejtimin e pritshëm, po të kemi parasysh “dhuratën demografike” që trashëgoi vendi në fillim të tranzicionit. Lexo artikullin e plote »

Kriza aktuale si një mundësi për të ardhmen

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Adri Nurellari

Një ndër gjërat më interesante që kam mësuar nga udhëtimi im i parë në Kinë ka qenë fakti që fjala krizë në kinezçe përbëhet nga dy shenja, kuptimi i njërës shenjë është rrezik, kuptimi i tjetrës është mundësi. Kriza aktualisht detyron të gjithë aktorët ekonomikë të tregohen më nikoqirë, më efikasë, më të kujdesshëm dhe më të matur, gjë që nuk para ndodh në situata bollëku e rritje ekonomike, kur këta aktorë tregohen më moskokëçarës e abuzivë.? Lexo artikullin e plote »

Europa! Dy dekada ikën. Edhe sa…?

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Lutfi Dervishi

Shqipërisë i duhen 10-15 vjet për t’u bërë si Europa. – Kjo deklaratë është bërë para pak javësh nga një zyrtar i Komisionit që merret me Shqipërinë. Është një nga variantet optimiste, por premtimi nuk është i plotë. Pjesa e dytë e fjalisë është: “Nëse punët ecin mirë”. Por ky “premtim” është bërë edhe 20 vjet më parë nga lideri i opozitës së asaj kohe, sot Kryeministri vendit në një gazetë italiane. Lexo artikullin e plote »

Harresa e Madhe

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Alfons Grishaj

Çdo shtet në botë i respekton heronjtë e vet në bazë të kontributeve, por edhe të kushteve dhe rrethanave në të cilat i kanë shërbyer vendit të tyre. Por, a ndodh kjo me shtetin amë, Shqipërinë dhe shtetin tjetër të shqiptarëve, Kosovën? Pjesërisht, po. Përkujtohen heronjtë e mëdhenj, të cilët kanë kontribuar në momentet kulmore të ndryshimeve, të ndërtimit apo krijimit, të flijimit apo aksidentit… KUJTOHEN! Por, jo të gjithë. Dhe ata që harrohen më shpesh janë heronjtë, të cilët kanë jetuar jashtë atdheut. Lexo artikullin e plote »

nga Eduard Zaloshnja

Plot 47% e banorëve të Shqipërisë besojnë se vendi ynë e ka fituar tashmë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE), ndërsa 10% të tjerë shkojnë edhe më larg – besojnë se Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e BE-së! Këto janë rezultate të publikuara nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, që kreu vjet një vrojtim statistikor të popullsisë banuese në Shqipëri. Lexo artikullin e plote »

Ka ndonjë hije mbi prokurorinë…

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Arjan VASJARI

Në rastin e hetimeve të 21 janarit, me Prokurorinë e Përgjithshme po ndodh diçka e pazakontë: duke u përpjekur të na heqë dyshimet mbi integritetin e saj, po na i shton ato. I kuptojmë të gjitha vështirësitë e saj. Edhe komplikimet që vetë ngjarja mbartte, edhe presionin e mazhorancës për ta paraqitur doemos atë barbari si “përpjekje për të rrëzuar një pushtet të ligjshëm me dhunë”, edhe zhargonin teatralo-martirizues të opozitës për ta gjetur killerin politik të katër viktimave të pafajshme te Sali Berisha. Lexo artikullin e plote »

Atdhetarizëm me korrespondencë

Postuar mha admin me January - 27 - 2012 Komento

nga Ardian Vehbiu

Politikisht, diaspora shqiptare ka qenë organizuar, gjatë shekullit XX dhe veçanërisht pas Luftës II Botërore, rreth idealeve politike madhore, të tilla si legjitimiteti i pushtetit politik në Tiranë, ose nevoja për ta çliruar Kosovën nga sundimi politik serb. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj