Në janar 1999, kur euro u hodh në qarkullim për të parën herë, Milton Friedman, fituesi i Çmimit Nobel në ekonomi (më 1976), i cilësuar nga revista The Economist si “ekonomisti më me influencë i gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe ndoshta i tërë atij shekulli”, paralajmëroi se kjo monedhë nuk do të mund t’i rezistonte krizës së parë ekonomike në Europë. Lexo artikullin e plote »
Ekonomia e Kinës mund t’ia kalojë asaj amerikane brenda vitit 2030
nga Heda Byron
Sipas disa përllogaritjeve, ekonomia e Kinës mund t’ia kalojë asaj amerikane brenda vitit 2030. Disa politikanë dhe ekonomistë amerikanë argumentojnë se rritja ekonomike e Kinës ka ardhur në kurriz të rritjes ekonomike dhe humbjes së vendeve të punës në SHBA. Lexo artikullin e plote »
Greqia, një pacient që operohet pa narkozë
Ekonomia greke, si e vetmja e ekonomi e Ballkanit drejtpërdrejt e përkrahur nga BE-ja, nëpërmjet programeve të komunitetit, mundi mbas fillimeve të viteve ’90, shumë shpejt të shtrihet dhe në vendet fqinje, duke zënë një pjesë të rëndësishme të tregjeve respektive. Lexo artikullin e plote »
Sikletet e prefiksit .AL
Vetëm 5% e shqiptarëve që kanë një domain e posedojnë atë me identitetin shqiptar, apo në zonën “al” (për Albania), e cila administrohet nga autoritetet e vendit. Kjo e dhënë është një tregues negativ negativ në tërësinë e statistikave që flasin për “Shqipërinë në moshën e internetit”. Nëntëdhjetë e pesë për qind e domeneve që përdoren nga shtetas shqiptarë kanë identitet “com”, “it”, “de”, “uk” etj që janë adresa me identitet italian, gjerman, britanik, etj. Lexo artikullin e plote »
WikiLeaks merr të dhëna të fshehta bankare për 2 mijë klientë
Një ish-bankier zviceran i dorëzoi faqes së internetit WikiLeaks mijra dokumente që përmbajnë hollësi rreth politikanëve dhe kompanive shumëkombëshe të cilët përdorin lehtësitë bankare për t’ju shmangur taksave. Bankieri Rudolf Elmer ia dorëzoi disqet me informacionin e fshehtë themeluesit të WikiLeaks Xhulian Asanzh, i cili tha se faqja e tij e internetit do t’i publikojë të dhënat pasi t’i ketë verifikuar ato. Dorëzimi i disqeve u bë në klubin Frontline të Londrës. Lexo artikullin e plote »



