Sunday, May 20, 2012

Amerika atlanticiste sheh drejt Paqësorit

Postuar mha admin me June - 26 - 2011 Komento

nga Fatos Tarifa

Duke qenë se Kina dhe India, të cilat së bashku përfaqësojnë 40% të popullsisë së globit, po rriten ekonomikisht me ritme më të larta se ato të çdo vendi tjetër (përkatësisht me 9% dhe 8% në vit), sa e mundur është që, pavarësisht aleancës së natyrshme politike dhe lidhjeve tradicionalisht të ngushta kulturore e tregtare midis dy anëve të Atlantikut, Europa të mos mbetet edhe për shumë kohë partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Shteteve të Bashkuara? SHBA, si ekonomia më e fuqishme dhe më dinamike në botë, ka kohë që është afruar me tregjet e të dy gjigantëve të Azisë dhe me tregjet e Amerikës Latine. Lexo artikullin e plote »

Ekonomia dhe kriza politike

Postuar mha admin me June - 22 - 2011 Komento

nga Eduard Zaloshnja

Objektivi i çdo ofruesi mallrash apo shërbimesh (privat ose shtetëror) është që të plotësojë nevojat e qytetarëve për to. Në qoftë se qytetari nuk ka nevojë për një mall apo shërbim të caktuar, humbet edhe arsyeja e ofrimit të tij. Por kjo arsye mund të bjerë edhe kur qytetari nuk ka mundësi ta blejë mallin apo shërbimin e ofruar – pra, kur qytetari nuk ka fuqi blerëse. Zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare tregojnë se pikërisht fuqia blerëse e qytetarëve po bie. Lexo artikullin e plote »

Ari dhe kriza e borxheve

Postuar mha admin me June - 21 - 2011 Komento

nga ANASTAS ANGJELI

Kriza e borxheve që ka tronditur ekonominë globale dhe tregjet financiare ndërkombëtare ka rikthyer në qendër të vëmendjes dhe të debatit të mendimit ekonomik e financiar, më tepër se kurrë ndonjëherë, rolin e “metalit të verdhë”, arit. Kjo krizë, që ka prekur si SHBA-të, ashtu dhe vendet e eurozonës (e që vazhdon të shoqërohet me rritjen e borxheve kombëtare), ka risjellë debatin për rolin e arit në sistemin monetar dhe ndihmesën e tij (rritjen e rolit të tij) për përballjen e krizës së borxheve. Lexo artikullin e plote »

Trau i integrimit bllokon miliona euro

Postuar mha admin me June - 21 - 2011 Komento

nga Ervin Qafmolla

Ndalesa thuajse e plotë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe notat përherë e më të këqija që vendi po merr nga institucionet e BE-së, përveç sabotimit të ëndrrës shqiptare për një të ardhme në familjen e re të Kontinentit të Vjetër, rezulto edhe me një faturë të hidhur financiare. Tani për tani bëhet fjalë për disa qindra milionë euro.

Koncepti i parave të humbura, jo domosdoshmërisht ka të bëjë me një shumë në dispozicion e cila për një sërë arsyesh zhduket apo firon pa dhënë rezultatet e duhura. Ka të bëjë edhe me konceptin e shumave që mund të ishin përfituar, por që në fakt, nuk përfitohen. Lexo artikullin e plote »

Nga atomi te rrëketë?

Postuar mha admin me June - 13 - 2011 Komento

nga Ervin Qafmolla

Fukushima thërrmoi aspiratën e Kryeministrit shqiptar për një Shqipëri atomike, por ëndrra e superfuqisë së vogël energjetike mbetet në fuqi përmes… hidrocentraleve… të vogla.

“Shqipëria është një vend me burime ujore, të vogla, por që të marra së bashku bëjnë Danubin”. Kjo ishte deklarata e ekzaltuar e këtyre ditëve e Kryeministrit Sali Berisha, duke folur për ëndrrën e tij të superfuqisë (së vogël) energjetike në rajon e më gjerë. Deri vonë qeveria shqiptare nuk i kish prerë fijet e shpresës për një program atomik, duke e bërë një ndër tre vendet me ide fikse mbi atomin, por të kontestuara pasivisht apo pjesërisht nga “faktori ndërkombëtar”. Lexo artikullin e plote »

Prodhimi vendas nuk frenon euron?

Postuar mha admin me June - 13 - 2011 Komento

nga Ervin Qafmolla

Me euron që kërcen sërish në kuotën e 143 lekëve, parashikimet se sezoni i prodhimeve bujqësore do të forconte paranë vendase kundrejt euros, duke “qetësuar” disi prirjen rritëse të monedhës europiane, në dukje dolën të pasakta. Por, ndoshta jo. Faktorë të tjerë mund të kenë ndikuar në shtrenjtimin e paparashikuar të valutës së huaj, pavarësisht ndikimit të zbehtë të prodhimit vendas. Lexo artikullin e plote »

Mbi rolin dhe kufijtë e shtetit në ekonomi

Postuar mha admin me June - 8 - 2011 Komento

nga ENO BOZDO

Debati i fundit politik dhe mediatik mbi përshpejtimin e procesit të privatizimit të aseteve publike nuk po ndodh për herë të parë, dhe as të fundit. Në të vërtetë, Partia Socialiste dhe lideri i saj, në vijimësi e ka kontestuar politikisht këtë proces thuajse në të gjitha tribunat politike dhe zgjedhore. Në të njëjtën kohë, një sërë analistësh dhe opinionistësh kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë publikisht të kundërshtojnë programin ekonomiko-politik të privatizimeve. Po për ç’arsye maxhoranca e sotme këmbëngul dhe e konsideron si shumë të rëndësishëm këtë proces? Në këtë shkrim do të desha të sjell një analizë më të detajuar të këtij qëndrimi konstant të qeverisë së z. Berisha, qëndrim i cili nuk është shfaqur thjesht dhe vetëm në shpalljen si prioritet të procesit të privatizimit. Lexo artikullin e plote »

nga Artan Mullaj

Ekonomia botërore sot është më e globalizuar se kurrë. Zhvillimi i saj, por edhe frenimi i saj, kontrollohet apo përcaktohet nga fuqitë e mëdha. Ky superioritet i ka kthyer ekonomitë e brishta në garniturë të zhvillimit, çka do të thotë se shtetet e vogla janë të dënuara të qeshin ose të qajnë në varësi të shkallës së humorit të të mëdhenjve. Nëse të fuqishmit, që nuk heqin dorë asnjëherë nga keqpërdorimi i pushtetit, janë në krizë, vetëm atëherë kjo gjë imponon inerci negative për gjithë të tjerët në planet. Sot të gjithëve ju dridhet toka nën këmbë dhe pyetja që shtrohet është se, cilat janë shkaqet që të fuqishmit janë në krizë. Cilat janë shkaqet thelbësore për lindjen e saj, ndërkohë që planeti prodhon njëlloj si atëherë kur nuk kishte krizë, në mos pak më shumë, njerëzit punojnë e konkurrojnë njëlloj, në mos pak më shumë, dhe vuajnë pasojat njëlloj, kurse nafta nuk kërcënon ende me kolapsin e paralajmëruar të shterimit të saj. Lexo artikullin e plote »

nga Arben Muka

Ekspertë të ekonomisë në Shqipëri shikojnë një sërë efektesh negative ,që mund të vijnë nga situata e krizës me të cilën po përballet aktualisht Greqia. Ulja e dërgesave për në vendlindje nga ana e emigrantëve shqiptarë, pritet të shoqërohet dhe me reduktimin e eksporteve, reduktimin e kredidhenies në sistemin bankar etj. Por disa prej treguesve negativë në Greqi, mund të shndërrohen në tregues pozitivë për Shqipërinë.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike në Tiranë, Dr. Zef Preçi e mendon në tre plane ndikimin e krizës greke në ekonominë shqiptare. Së pari, efektet e krizës ekonomike botërore me efekt të përgjithshëm në BE duke përfshirë e Greqinë, së dyti, në raportet e drejtëpërdrejta greko – shqiptare dhe së fundi, në sjelljen e agjentëve brenda ekonomisë shqiptare. Lexo artikullin e plote »

Kreditë Mot i zymtë, por s’ka shtrëngatë

Postuar mha admin me June - 7 - 2011 Komento

nga Ervin Qafmolla

Përkeqësimi i treguesve ekonomikë në muajt e parë të 2011-s dhe përshkallëzimi i pasigurisë politike po jep sinjale negative edhe në sistemin financiar, duke ekspozuar një sërë problemesh në kreditimin. Ngrirje e kërkesës, shtrëngim i kushteve për të dhënë kredi dhe rritje e vëllimit të kredive të këqija janë disa nga vështirësitë e këtij viti, por hë për hë, treguesit janë poshtë niveleve të alarmit.

Historia e krizës ekonomike botërore mund të përkufizohet në një format të banalizuar si një kizë që nisi nga sistemi financiar perëndimor – rrënja e së keqes u mbrujt në SHBA – dhe më pas dha efekte të shëmtuara në ekonominë reale. Por nuk është e thënë që kahu të jetë gjithnjë i njëjti. Në rastin e Shqipërisë, problemet e brendshme në ekonomi dhe efektet e importuara nga vendet perëndimore nuk e goditën sistemin financiar, duke qenë se (edhe sipas Bankës së Shqipërisë), ky i fundit ishte i pazhvilluar në Shqipëri dhe në një masë të konsiderueshme i shkëputur nga sistemi ndërkombëtar. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj