Sunday, May 20, 2012

Si vlerësohet në Kosovë marrëveshja me Serbinë?

Postuar mha admin me July - 9 - 2011 Komento

nga Bekim Shehu

Arritjen e marrëveshjeve të para me Serbinë në dialogun teknik qeveria e Kosovës e sheh si një sukses dhe afrim me Bashkimin Evropian. Analistët politikë thonë se arritja e marrëveshjeve Kosovë- Serbi, është një evropianizim i dialogut teknik. Ata janë skeptikë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kthimin e regjistrave civilë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës thotë se nga një nëntori i këtij viti, do të fillojnë së zbatuari marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Palët prezantuan në bisedime tri marrëveshje, për lirinë e lëvizjës, njohjen e ndërsjelltë të diplomave shkollore dhe universitare dhe për regjistrat civilë. Lexo artikullin e plote »

Shtypi gjermanofolës për bisedimet Kosovë-Serbi

Postuar mha admin me July - 9 - 2011 Komento

nga AG/Pandeli Pani

Serbia dhe Kosova arritën në bisedimet e tyre në Bruksel sukseset e para. Të dyja palët ranë dakord të njohin reciprokisht letërnjoftimet dhe targat e makinave. Këto mendohet se do të sjellin lehtësime të mëdha për jetën praktike të popullsisë.

Ky njoftim zë faqet e gazetave të shtypit gjermanofon si Die Presse nga Austria, FAZ nga Gjermania, NZZ nga Zvicra.

Thomas Roser shkruan në të përditëshmen konservatore austriake “Die Presse”: “Zgjedhjet e ardhshme duhet ta kenë bërë Beogradin të fillojë të merret me zgjidhjen e problemeve me fqinjët. Lexo artikullin e plote »

Më në fund lëvizje në dialogun shqiptaro-serb

Postuar mha admin me July - 9 - 2011 Komento

nga Jërg Paas / Dr. Pandeli Pani

Pas marrëveshjes së Kosovës dhe të Serbisë në lidhje me letërnjoftimet, regjistrat e lindjeve dhe diplomat ndërmjetësuesit e këtij procesi e vlerësuan atë në mënyra të ndryshme.

Edhe pse hapa të hedhur me mundim çdo lloj afrimi mes serbëve dhe shqiptarëve është një lloj sensasioni. Për shkak se Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur në përfundim të bisedimeve nuk u nënshkruan dokumente. Beogradi i quan marrëveshjet, si marrëveshje me gojë, ndërkohë që pala kosovare i interpreton si hap të parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Lexo artikullin e plote »

nga Ethem Çeku

Përfundimi i luftës në Kosovë dhe arritja e objektivit tonë për të jetuar të lirë dhe për të pasur të drejtën e vendimmarrjes sovrane paraqet arritjen më të madhe të popullit të Kosovës. Objektiv parësor përpara është progresi ekonomik që shoqëria jonë duhet të bëjë. Është e kuptueshme se shtetndërtimi kërkon vizion, objektiva, punë dhe profesionalizëm për t’i arritur ato dhe mbi të gjitha, dialog politik. Shembujt nga vendet që i kanë kaluar këto sfida na tregojnë se për të realizuar plane zhvillimore duhet të hartohen strategji zhvillimore me objektiva dhe inpute reale dhe të arrihet konsensus politik për t’i implementuar ato. Klasa jonë politike, e papjekur ende për të ndërtuar konsensus, nuk arrin që të ruajë frymën zhvillimore të projekteve me karakter nacional. Lexo artikullin e plote »

Gjuha shqipe, pjesë e marrëveshjes për Qeverinë

Postuar mha admin me July - 9 - 2011 Komento

nga Zërijeta Hajro Jajaga

Çështja e gjuhës shqipe është një nga pikat më të ndjeshme në bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrime, pavarësisht miratimit të një ligji të veçantë, insiston në ndryshimin dhe plotësimin e të njëjtit për të krijuar mundësi më të gjerë të përdorimit të shqipes.

Vllado Popovski, i cili ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se ky dokument, i cili inicioi ndryshimet kushtuese, në paragrafin e dytë e përcakton qartë shqipen si gjuhë zyrtare, por, siç specifikohet më poshtë, “ku në mënyrë taksative numërohen në formë taksative rastet kur shqipja mund të përdoret si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror”. Lexo artikullin e plote »

Debati për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë

Postuar mha admin me July - 9 - 2011 Komento

nga Bekim Shehu

Bashkësia Islame e Kosovës, vazhdon të këmbëngulë në kërkesën për ndërtimin e një Xhamie në qendër të Prishtinës. Organizata të tjera joqeveritare të besimit islam, kanë të njejtën kërkesë dhe çdo të premte zhvillojnë protesta në rrugë duke bërë presion mbi kuvendin komunal të Prishtinës, që tu ndajë lokacionin për ndërtimin e Xhamisë. Ata kërkojnë që Xhamia të ndërtohet në qendër të Prishtinës afër Katedrales “Nënë Tereza”.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe disa organizata joqeveritare të besimit islam, vazhdojnë të kërkojnë që në qendër të Prishtinës, komuna tu ndajë një lokacion për ndërtimin e një Xhamie të madhe, e cila do të përmbushte kërkesat e besimtarëve myslimanë për të kryer rite fetare. Lexo artikullin e plote »

nga Valon Murati

…apo pse “kriza e patates” është edhe një argument shtesë në favor të bashkimit kombëtar

1.
Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë në vazhdimësi në majën e gjuhës të zyrtarëve shtetërorë në të dyja anët e kufirit që i ndan shqiptarët. Dhe në realitet ky fuqizim është më se i nevojshëm për krijimin e kushteve për zhvillim më të hovshëm ekonomik të të dy shteteve. Lexo artikullin e plote »

Kush do bëhet ministër?!

Postuar mha admin me July - 1 - 2011 Komento

nga YLBER LILI

Megjithëse në parim janë organet, forumet dhe kryesisht kreu i partisë që vendos dhe vulos përfundimisht emërimet në Ekzekutiv, e kundërta ndodh në FYROM. Siç e do zakoni, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të rezultateve, partitë fituese futen në një tjetër betejë, e cila ka për qëllim formimin e koalicionit qeveritar. Mirëpo, paraprakisht bëhen ca adete, si të thuash publikohet një listë e gjatë me emra nga të dyja kampet politike për të nisur turin e negociatave për realizimin e premtimeve elektorale. Lexo artikullin e plote »

Duket që s’jemi

Postuar mha admin me June - 30 - 2011 Komento

nga Albin Kurti

Njëri ndër filozofët më radikalë sot, Alain Badiou, thekson se qenia është univoke, ndërsa ekzistenca është ekuivoke. Ai niset nga Libri Gamma, i katërti me radhë nga 14 soshsa janë te “Metafizika” e Aristotelit, që thotë se mendimi në përgjithësi u nënshtrohet tri principeve themelore. Së pari, kemi principin e identitetit: formalisht, një fjali është ekuivalente me vetveten. Së dyti, kemi principin e moskundërthënies: është e pamundur që njëkohësisht dhe në të njëjtin kontekst ta pohojmë propozicionin P dhe jo-P. Lexo artikullin e plote »

nga Besim Abazi

Enti i Statistikave të Kosovës publikoi sot rezultatet paraprake të regjistrimit të parë të popullsisë në këto 30 vitet e fundit. Të dhënat e para të këtij procesi, i cili përfundoi në prill të këtij viti, flasin për një numër më të vogël të popullsisë nga ç’ishte vlerësuar deri tash. Krye shefi ekzekutiv i Entit të Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, tha se të regjistrimi përfshinë banorët e përhershëm të 34 komunave të Kosovës. “Totali 1 milionë e 733 mijë e 872 banorë. Më lejoni të theksoj totalin se rezultati përfshinë të dhënat e 34 komunave. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj