Sunday, May 20, 2012

Ndarja e Kosovës dhe provokacioni i Tadiçit

Postuar mha admin me May - 17 - 2011 Komento

nga Shaqir Vukaj

Tashmë edhe Beogradi ështëbindur se Kosova nuk do të jetë më nën Serbinë, dhe veprimet e shumta që kanë ndërmarrë politikanët serbë, rrahin larg e kanë synime e qëllimetë përcaktuara qartë, e që nuk lidhen vetëm me ndarjen e asaj pjese të Kosovës që jeton e shkëputur nga Kosova. Ata nuk e kanë hallin tek kjo pjesë e Kosovës që de jure është pjesë e Kosovës, por de facto është pjesë e Serbisë, mbasi, sipas llogarive të tyre ata mund ta marrin atë kur të duan, por ata synojnë shumë më tepër.

Per ketë flet qartë edhe provokacioni i fundit i presidentit të Serbisë Tadiç, provokacion që kishim vite që nuk e kishim dëgjuar nga Beogradi. Lexo artikullin e plote »

Pasuria e paligjshme në Kosovë

Postuar mha admin me May - 17 - 2011 Komento

nga Bekim Shehu

Kosova nuk ka ende një ligj për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të jetë efektive, nëse nuk ekziston një ligj që mundëson konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Ata thonë se ekzekutivi i vendit qëllimisht po vonon kompletimin e paketës ligjore antikorruspion.

Autoritetet në Kosovë, tash e një kohë të gjatë i kanë shpallur luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kjo luftë nuk mund të jetë efektive nëse nuk përcillet edhe me akte ligjore. Nëse një zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës është pasuruar për një periudhë të shkurtër kohore dhe në mënyrë të paligjshme, pasuria nuk mund t’i konfiskohet, sepse akoma nuk ekziston ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Këtë shqetësim e ka ngritur në një raport, Instituti për Politika Zhvillimore, KIPRED. Lexo artikullin e plote »

BDI-ja, mundesi e harxhuar

Postuar mha admin me May - 15 - 2011 Komento

nga Kim Mehmeti

Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e mirë dhe grupi i dytë, që është dukshëm më i madh, e të cilët nuk e kanë kuptuar se po të hyri në gjak, politika të verbëron e të bën shërbëtor të dëgjueshëm të saj. Përpos këtyre, ka edhe një grup politikanësh, që janë më të rrezikshëm se gjithë të tjerët: ata që i janë rikthyer grazhdit të pushtetit, pasi një herë e kanë humbur atë, e të cilët ngjajnë në narkomanë që rishtas u janë kthyer narkotikëve, narkomanë të cilëve sa më shumë u shpjegon për dëmin që ia bëjnë vetvetes dhe familjes që i takojnë, ata aq më besnik i bëhen injorancës së vet. Lexo artikullin e plote »

Dyfatesi e lidhur ne nyje

Postuar mha admin me May - 13 - 2011 Komento

nga Xhevdet Pozhari

Në Maqedoni ndodhi e papritura: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ia shtrinë dorën njëri-tjetrit. Dhe thanë se këtë e bëjnë për të mirën e popullit, se duan të kontribuojnë në shmangien e grindjeve ndërpartiake, se duan që populli i këtushëm shqiptar ta ndiejë festën e madhe në ditët kur do të votojë për parlamentarët e vet të ardhshëm. Por, nëse shkon përtej pohimeve të tyre publike, nëse zhytesh në thellësinë e ofendimeve që thanë në të kaluarën këta dy liderë për njëri-tjetrin, do të shpalosësh shumëçka që të çon ta pyesësh veten: Vallë a do të munden Ahmeti dhe Thaçi me një shtrëngim duarsh të zbusin grindjet ndërpartiake të ushqyera vite me radhë. Lexo artikullin e plote »

“Evlati” dhe neootomanizmi

Postuar mha admin me May - 13 - 2011 Komento

nga Halil Matoshi

Dy momente, të shpifura ose të qenët, sado që në të parë s’kanë lidhje njëra me tjetrën e sfidojnë Kosovën, shtetin më të ri, që struket përtej mureve të BE-së dhe pret që dikush i madh, i fuqishëm, me ndikim, t’ia shtrijë dorën. Momenti i parë është një spekulim në median serbe se amerikanët po kërkojnë një strategji dalëse nga Kosova, duke ia lënë “krahinën jugore serbe” në duar Turqisë, e në këtë kontekst edhe vetë bazën amerikane në Sojevë të Ferizajt “Bondsteel”. Lexo artikullin e plote »

Serbia teston skenare te rinj te trazirave ne Ballkan

Postuar mha admin me May - 13 - 2011 Komento

nga Milazim Krasniqi

Memorandumi 2 i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, nuk ishte i publikuar në kohën kur filloi fushata histerike kundër ish-presidentit Fatmir Sejdiu, gjoja si “shkelës i Kushtetutës”, gjë që pas dorëheqjes së tij të imponuar, shkaktoi krizë zinxhirore institucionale e politike, duke e destabilizuar seriozisht shtetin tonë të ri. Ngritja e tonit në debate publike nga ana e jo pak njerëzve të përfshirë në denoncimin e “shkeljes” që kishte bërë Sejdiu, dukej si sharm i demokracisë, si përkushtim i tyre që të respektohej Kushtetuta e vendit. Lexo artikullin e plote »

Ku mbahet demokracia

Postuar mha admin me May - 12 - 2011 Komento

nga Albin Kurti

Tri gjëra janë të rëndësishme për njeriun në këtë dynja: penda, buka dhe pushka. Nuk e mbaj mend nëse i pat thënë saktësisht me këtë renditje. Përgjatë 80 vjetëve të jetës së tij, plaku Ali Hoti kishte qenë çoban e bujk. Nuk ishte i shkolluar, por mendonte me zemër. Ka mundësi që ai ishte provokuar nga diskutimi i të tjerëve në tubimin e lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe e mori fjalën. Ose, e kishte menduar qysh më parë që të vinte e t’i thoshte ato fjalë. Nuk e di, por edhe s’ka aq rëndësi. Motivet, shkaqet e arsyet janë të dorës së dytë në krahasim me kuptimin e asaj që Ali Hoti e tha. Pra, tri gjëra janë të rëndësishme për njeriun në këtë dynja: penda, buka dhe pushka. Lexo artikullin e plote »

nga Bekim Shehu

Qeveria e Kosovës po përgatitet që të padisë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë nga viti 1990 deri në vitin 1999. Padia, sipas përfaqësuesve të qeverisë do të ndodhë pasi të jenë mbledhur fakte dhe hulumtuar të gjitha krimet e kryera. Kjo nismë e qeverisë është mirëpritur nga organizatat që angazhohen për të drejtat e njeriut.

12 vjet pas përfundimit të luftës, krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë do të dokumentohen për herë të parë edhe në formë zyrtare. Për këtë qeveria e Kosovës ka vendosur që të themelojë një institut që do të bëjë hulumtimin e këtyre krimeve të kryera nga viti 1990 deri në vitin 1999. Sipas ministrit të drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, një nga synimet këtij instituti, është edhe përgatitja e padisë kundër Serbisë nga ana e Kosovës, por kjo sipas tij, do të bëhet pas hulumtimit të krimeve. Lexo artikullin e plote »

Serbia, ndotësi më i madh i Europës

Postuar mha admin me May - 10 - 2011 Komento

nga Remzi Ejupi

Aviacioni civil është njëra nga çështjet e rëndësishme që po diskutohet apo që do të diskutohet në detaje gjatë procesit negociator mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim apo lehtësim të Bashkimit Europian. Një problematikë kjo europiane po aq edhe sa shqiptaro-serbe, që po mbahet e mbyllur në kontekst rajonal. Përkundër rëndësisë, pak është dëgjuar nga pala kosovare rreth asaj që do të bisedohet, por edhe rreth strategjisë që do të ndiqet, duke u mbajtur me dyer të mbyllura edhe kjo çështje, sikur edhe të gjitha të tjerat. Në esencë, moslejimi qe më shumë se 10 vjet i hapësirës ajrore të Serbisë nga ky shtet, po aq sa vetë Kosovën, është një çështje që do të duhej të brengosë vetë Bashkimin Europian, si dhe raportet e tij me Serbinë. Për më?shumë se dhjetë vjet, tashmë avionët që fluturojnë përmes Aeroportit të Prishtinës për destinacionet europiane, nuk lejohen të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të shtetit serb, duke shtuar kohën e fluturimeve përafërsisht 1 orë në vajtje dhe ardhje, duke shtuar kostot për aviokompanitë dhe në fund për vetë udhëtarin. Këtu edhe përfundojnë brengat e mëdha të Kosovës, të udhëtarëve dhe aviokompanive lidhur me këtë bllokadë jocivilizuese të imponuar nga shteti serb, por jo edhe problemi në tërësi. Në mesin e atyre udhëtarëve që përditë fluturuan nga Prishtina, ishin edhe shefa e të punësuar të UNMIK-ut dhe tash të prezencës vendimmarrëse të Bashkimit Europian përmes EULEX dhe ICO si dhe ambasadorëve të shteteve. Shumë prej tyre edhe sot vazhdojnë të bëjnë këtë rrugë të gjatë dhe të shtrenjtë ajrore përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ajo që nuk u ra ndërmend deri më sot as përfaqësuesve tanë shtetërorë dhe as atyre ndërkombëtarë është se bllokada ajrore që Serbia vendosi ndaj Kosovës nuk përkufizohet vetëm me rritjen e kohës së?fluturimit dhe të kostos së saj. Ajo para së gjithash është në kundërshtim me trendet globale të mbrojtjes së ambientit. Trende këto shumë të rëndësishme për Bashkimin Europian, SHBA-të dhe për secilin njeri të përgjegjshëm të këtij globi. Bllokada serbe bën pikërisht të kundërtën. Ajo kontribuon në shtimin e ndotjes së ajrit dhe përmes kësaj bëhet pjesëmarrëse në fenomenin kërcënues të ngrohjes globale. Kerozina është një lëndë djegëse përmes djegies dhe lirimit të së cilës bëhet i mundshëm fluturimi i avionëve. Zgjatja e fluturimit nënkupton rritjen e sasisë së kerozinës që digjet dhe dioksidit të karbonit që lirohet në ajër, duke ndikuar kështu në ndotje të panevojshme dhe të paarsyeshme të ajrit. Ndotje kjo e cila sanksionet nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjerat, të cilat vazhdimisht kërkojnë zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ajrit nga fluturimet për të kufizuar?ndikimin në ngrohjen globale. Për këto dhe shumë arsye të tjera, që nuk po i përmendim këtu, përdorimi i hapësirës ajrore serbe për fluturimet nga Prishtina është më tepër çështje e cila do të duhej të diskutohej mes qeverisë sonë me Bashkimin Europian. Do të duhej të ishte BE-ja ajo që do duhej të ndikonte te Serbia për të mos shkelur parimet e saj për mbrojtjen e ambientit, si dhe ato të lirisë tregtare, sidomos tani kur ky shtet po aspiron integrimin. Në 10 vitet e shkuara, ne nuk i thamë BE-së për asnjë moment këtë gjë, sot duhet ta bëjmë këtë. Si pasojë e neglizhencës sonë, tash kjo çështje po na shtrohet për zgjidhje gjatë dialogut Kosovë-Serbi, duke rrezikuar që marrëveshja e?mundshme të konsiderohet si një lëshim, të cilin Serbia po i bën shtetit tonë. Një lëshim inekzistent i saj që do të përcillet nga lëshime tonat, që ndoshta janë të një pasoje më të madhe. Prandaj Edita Tahiri dhe delegacioni kosovar duhet të kenë kujdes që gjatë negociatave këtë çështje ta trajtojnë më shumë si problem europian se sa problem shqiptaro-serb. Pra, një zgjidhje europiane për një problem europian.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Çereku i parë, 8 me 2 për Serbinë

Postuar mha admin me May - 9 - 2011 Komento

nga ADRIATIK KELMENDI

KU JEMI ME DIALOGUN Prishtinë-Beograd?
Po bëhen dy muaj që nga takimi i parë në Bruksel i zv.kryeministres Edita Tahiri dhe përfaqësuesit serb Borko Stefanoviç, por Kosova lëre që nuk ka fituar asgjë, por – ashtu edhe siç kishin tërhequr vërejtjen disa prej nesh – ka hyrë në deficit.

Deri më tash janë mbajtur tri raunde bisedimesh dhe në të gjitha është thënë të ketë mbretëruar fryma konstruktive dhe mirëkuptimi. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj