Sunday, May 20, 2012

nga Bekim Shehu

Qeveria e Kosovës, thotë se në afat rekord do të përmbushë kriteret që kërkohen nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave, pritet të fillojë këtë javë, gjatë një vizite që planifikon të bëjë në Kosovë, komisionerja për çështje të brendshme të BE-së, Sesilia Malstrom. Zonja Malstrom, të enjtën do të qëndrojë në Kosovë, ku edhe zyrtarisht pritet t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare, udhërrëfyesin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave. Qeveria e Kosovës, ka kohë që njëanshëm ka miratuar një udhërrëfyes të saj, për të përmbushur kriteret që kërkohen për këtë proces dhe sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Qitaku, Kosova do të nisë këtë proces megjithëse të vonuar, më e përgatitur se vendet tjera të rajonit. Lexo artikullin e plote »

NJË MESAZH BRUKSELIT

Postuar mha admin me January - 18 - 2012 Komento

nga Boiken Abazi

“Besojmë se protestat janë plotësisht të pajustifikueshme, sepse shkojnë kundër një parimi themeltar të BE-së që është qarkullimi i lirë i mallrave”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann (16 janar, 2012). Kjo deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, znj.Catherine Ashton, vjen pas protestave paqësore të organizuara në datën 14 janar 2012 nga lëvizja “Vetëvendosje!” në dy pikat kufitare me Serbinë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Protesta u organizua me qëllim mbrojtjen e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj shtetit serb, vendim ky që është marrë me 42 vota pro, 33 vota kundër dhe 2 abstenime në datën 7 dhjetor 2011. Lexo artikullin e plote »

nga Mustafa Nano

Ka gjëra që më bashkojnë me Albin Kurtin e me lëvizjen “Vetëvendosje”, por ka dhe gjëra që më ndajnë. E në do raste, më ndan pikërisht ajo që më bashkon. Për shembull? Po ja, refuzimi për t’u bërë pjesë e një establishmenti të korruptuar; ose vuajtja që, në një farë mënyre, ai provon, ngaqë është pjesë e këtij establishmenti; në atë masë që është. Dhe me establishment në këtë mes duhet kuptuar qeveria, opozita, institucionet, media, ambasadorët, administrata e huaj, e të gjitha nomenklaturat sunduese, ekonomike, politike, kulturore etj. Është pastaj fakti që aksioni i Albinit është sovran në një vend ku gjestet sovrane janë një gjë e rrallë. Ai nuk merr urdhra nga ambasadorët. Lexo artikullin e plote »

Reciprociteti i respektit

Postuar mha admin me January - 16 - 2012 Komento

nga Seb Bytyçi

Reciprociteti mund të shpallet fjala e vitit 2011. Kjo fjalë ka qenë ndër më të përdorurat gjatë këtij viti në ligjërimin publik. Një kërkim i thjeshtë në ‘Google’ i nxjerr rreth 159 000 rezultate për këtë fjalë dhe kërkimi për frazën “reciprociteti me Serbinë” nxjerr rreth 5 070 rezultate. Për shkak të kësaj fjale janë lënduar shumë njerëz dhe një polic ka humbur jetën në detyrë. Por çfarë në thelb nënkupton kjo fjalë? Pse është aq e rëndësishme për Kosovën? Në fakt, nëse mendojmë më thellë e shohim se kjo fjalë nuk ka kuptim pa një fjalë tjetër të rëndësishme, respektin. Kjo fjalë ka të bëjë me respektin, sidomos në rastin e Kosovës e të shqiptarëve. Ja pse. Lexo artikullin e plote »

Kosova si problem

Postuar mha admin me January - 11 - 2012 Komento

nga Ardian Ndreca

Ka kohë tashma që Kosova po lakohet në arenën ndërkombtare si nji vend problematik. Mjafton të kujtojmë këtu çeshtjen “procedurale” që e bani qesharake zgjedhjen e Pacollit si president, kundërvumjen mes kryekuvendarit me ashendenca marksiste Jakup Krasniqi dhe ambasadorit amerikan Christopher Dell, kontrollet dhe arrestimet e Eulex-it për korrupsion në sferat e qeverisjes, luftën e mbrendshme politike dhe rolin negativ të k/ministrit Thaçi në gjithë këto zhvillime, rritjen e pranisë së islamit radikal, veprimet e papërgjegjshme të ministrit rapist të kulturës, Memli Krasniqi, të cilin na e bezdisi fotografia e Nanë Terezës në mjediset e dikasterit që ai drejton… Lexo artikullin e plote »

Serbinë duhet ta ndalim!

Postuar mha admin me January - 10 - 2012 Komento

nga Enis Sulstarova

Vizita e fundit e Presidentit Tadiç në Deçan të Kosovës pohoi një të vërtetë që shumëkush e dinte me kohë: Serbia është shtet armik i Kosovës dhe i kombit shqiptar. Deklaratat e tij të herëpashershme se Kosova është pjesë e Serbisë janë një kujtesë e mirë për ata qeveritarë, politikanë e gazetarë shqiptarë që kalamendin veten e shqiptarët me idetë e Serbisë europiane që po tregohet konstruktive për Kosovën dhe që po e njehka de facto edhe pse jo de jure! Lexo artikullin e plote »

Autokracia hungareze dhe regjimi në Kosovë

Postuar mha admin me January - 10 - 2012 Komento

nga Alma Lama*

Liria, Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut janë disa prej vlerave në themel të Bashkimit Europian. Revista londineze “The Economist” i ka risjellë në kujtesë këto vlera ndërsa brengoset se ato po perëndojnë në një prej vendeve anëtare të Bllokut, në Hungari. Paralajmërimi ose mbase konstatimi se Hungaria po rrëshqet drejt autokracisë ka ngritur peshë BE-në, por më shumë qytetarët e këtij vendi, të cilët prej ditësh janë derdhur në protesta.

Për popujt që kanë shijuar aromën e lirisë, instalimi i autoritarizmit duhet të jetë një makth i paparë. Lexo artikullin e plote »

Kosova, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, 1941-1945

Postuar mha admin me November - 20 - 2011 Komento

nga Romeo Gurakuqi*

1. Hyrje në trajtimin e problemit
Bëhet fjalë për një spastrim të kujdesshëm, por intensiv mashkullor, nga rajonet e lartpërmendura, i kryer, për fat të keq, nën bashkëpunimin e heshtur dhe të hapur të autoriteteve partizane e komuniste të Shqipërisë, të cilët madje kishin ndihmuar qartësisht në procesin e riintegrimit të territoreve të lartpërmendura nën Serbi dhe Jugosllavi. Lexo artikullin e plote »

Postuar mha admin me November - 20 - 2011 Komento

nga Refki Alija / Bahri Cani

Qeveria e Kosovës është e vendosur të vazhdojë deri në fund me masat e reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë, për shkak të mospranimit të vulave të Republikës së Kosovës. Po si e shohin këtë çështje konsumatorët kosovarë?

Në tregun më të madh të rajonit të Prizrenit, prej nga furnizohen edhe dyqanet, shumë magazina tani janë mbyllur. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me fillimin e muajit të Ramazanit, me bllokadën e mallrave nga Serbia apo diçka tjetër. Për këtë çështje nuk do të flasë askush. Lexo artikullin e plote »

Heroi i Sarajevës në liri

Postuar mha admin me August - 6 - 2011 Komento

nga Maurin Picard (Le Figaro)

Jovan Divjak është i lirë. I arrestuar në aeroportin e Vienës, si pasojë e një mandat arresti lëshuar nga autoritetet serbe, dhe i mbajtur në arrest shtëpie në Austri që nga 3 marsi i vitit të kaluar, ish gjenerali boshnjako-serb u la i lirë më në fund, më 29 korrik. Gazeta Figaro, në fillim të korrikut publikoi një intervistë të gjeneralit boshnjak, sot 73- vjeç, ku në atë kohë ai shprehej se ishte viktima e një larje hesapesh nga ana e pushtetit serb, pas arrestimit më 26 maj të kriminelit kryesor të luftës gjenerali Ratko Mlladiç, i cili nga viti 1992, deri më 1996, qëndroi në Sarajev dhe urdhëroi masakrën e 8000 burrave dhe fëmijëve në Sebrenicë. “Pushteti serb do të heqë gozhdën me gozhdë, ata dorëzuan Mlladiç-in, dhe tani duan pjesën e tyre… domethënë, mua” – u shpreh Divjak. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj