Sunday, May 20, 2012

Si te thuash jo, e te mos digjesh?!

Postuar mha admin me July - 20 - 2011 Komento

nga Fadil Lepaja

Mbase Kryetari i Parlamentit të vendit, ende nuk e ka të qartë përse është kjo zhurmë rreth draft-letrës së tij, e cila pas vizitës në Bruksel mori edhe formë zyrtare. “Si me thënë jo e mos të digjesh politikisht”, kjo është dilema hamletiane e politikës kosovare! Kjo pyetje i mundon ata pak politikanë me dinjitet e të pakorruptuar në këtë vend, kur gjenden nën trysni të ndryshme ndërkombëtare për të pranuar interesa individuale e grupore të lidhura me kordele diplomatike. Lexo artikullin e plote »

Lunaçek bën thirrje për dorëheqje

Postuar mha admin me July - 20 - 2011 Komento

nga Zijadin Gashi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, u ka sugjeruar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë problem me ligjin, që të japin dorëheqje për t’i mundësuar drejtësisë të kryejë punën e vet. Këto komente, Lunaçek i bëri gjatë një konference për media të organizuar në përmbyllje të vizitës së saj tri ditore në Kosovë.

Çështja e imunitetit të deputetëve nën hetime është bërë tashmë tema dhe interesimi kryesor në diskutimet e zyrtarëve evropian dhe atyre të institucioneve të Kosovës. Lexo artikullin e plote »

nga Bekim Shehu

Zoti Kabashi, si i shihni ju zhvillimet e fundit rreth çështjes së imunitetit të deputetëve të kuvendit të Kosovës dhe cila duhet të jetë rruga që duhet të ndiqet në një rast të tillë?
Kjo çështje është e rregulluar me ligj. Ligji për të drejtat dhe detyrat e deputetëve e ka paraparë heqjen e imunitetit të deputetëve, mirëpo, imuniteti ka të bëjë me ndjekjen penale dhe deputetët nuk gëzojnë imunitet për vepra penale, të cilat i kryejnë jashtë fushëveprimit të tyre si deputetë. Nuk gëzon imunitet një deputet nëse kryen një fatkeqësi të komunikacionit, shkakton një viktimë, apo kryen një vrasje apo shkakton një vepër tjetër penale. Lexo artikullin e plote »

Ohër: dhjetë vjet më pas

Postuar mha admin me July - 20 - 2011 Komento

nga Marina Stojanovska

Thuajse asnjë në Maqedoni nuk ishte i shqetësuar me marrëdhëniet ndër-etnike dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sipas studimit nga Qendra maqedonase për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Marrëveshja përfundoi konfliktin e 2001 dhe i është veshur që atëhere merita për rritjen e numrit të shqiptarëve të punësuar në institucionet shtetërore dhe në ndjekjen e arsimit të lartë si dhe për shenjat dy-gjuhëshe, në maqedonisht e shqip, në disa vende. Lexo artikullin e plote »

nga Edi Shukriu*

Propozimi i delegacionit të Francës dhe të Zvicrës në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për riemërimin e katër monumenteve ortodokse të Kosovës, si pronë e Kosovës dhe jo si monumente të Serbisë, është veprim tejet inkurajues. Kjo dëshmon se qarqet vendimmarrëse botërore vërtet janë të ngulmshëm që trashëgimia kulturore të jetë urë lidhëse dhe jo ndarëse midis popujve apo të grupeve etnike dhe religjioze. Kjo është dhe rrugë që t’i ndërpritet hovi trajtimit anakronik nacionalist të monumenteve fetare ortodokse nga pala serbe, si shumë i rrezikshëm dhe i cili krijon ndasi dhe urrejtje në baza etnike e fetare. Lexo artikullin e plote »

Përgjimi, paranoja dhe pushteti i informatës

Postuar mha admin me July - 20 - 2011 Komento

nga Liri Gashi

News of the World, gazeta tabloide me tirazhin më të madh në Britaninë e Madhe, të dielën që shkoi botoi numrin e saj të 8,674-të dhe të fundit, duke përfunduar kështu 168 vjet jetëzgjatje. Mesazhi i saj në këtë tirazh të fundit mori formën e një falënderimi të thjeshtë për 7.5 milionë lexuesit e vet. Siç mund ta dijë edhe lexuesi, ky vendim drastik i perandorisë mediatike të magnatit Rupert Murdoch u arrit si pasojë e skandalit mbi përgjimet e paligjshme ndaj aktorëve, këngëtarëve, politikanëve, si dhe familjeve të ushtarëve britanikë të rënë në konfliktet në Irak e Afganistan. Lexo artikullin e plote »

Kosova e shantazhuar, pa imunitet

Postuar mha admin me July - 20 - 2011 Komento

nga Leon Duhanaj

Debatet e krijuara kohëve të fundit, rreth bisedimeve me Serbinë dhe pastaj, edhe rreth çështjes së imunitetit të deputetëve të Parlamenti të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht janë debate të reja, por për probleme dhe dukuri negative të vjetra.

Në radhë të parë, po dëshmohet se jo vetëm Kosova, por të gjithë shqiptaret, asnjëherë nuk janë në gjendje dhe as nuk posedojnë me ndonjë strategji shtetërore apo kombëtare. Kjo me gjasë është edhe sëmundje kronike nga që si dukuri na ndjek historikisht. Shkaqet janë të shumta. Por, shkaku kryesor mendoj është mungesa e orientimit të qartë si komb dhe si shtete. Lexo artikullin e plote »

nga Besim Abazi

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë po shqyrton rrugët e sqarimit të çështjes së imunitetit të deputetëve që janë nën hetime.

Ky qëndrim u theksua sot nga zyrtarët e këtij misioni të cilët konfirmuan se kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka refuzuar nëpërmjet një letre, kërkesën e EULEX-it që parlamenti të nxjerrë një rezolutë e cila do të kërkojë nga qeveria që të shtrojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e imunitetit për deputetët e Parlamentit të Kosovës. Lexo artikullin e plote »

nga Linda Karadaku

Rregjistrimi i parë i popullsisë dhe i shtëpive që nga shpallja e pavarësisë së vendit, u përfundua në prill me rezultatet zyrtarë të botuar muajin e kaluar.

Kryetari i Komisionit të Rregjistrimit Rifat Blaku i tha SETimes: “E vlerësojmë rregjistrimin si të suksesshëm mbështerur në vlerësimin ndërkombëtar, ashtu siç konfirmojnë gjithashtu ekspertët.”

Blaku shpjegoi se numri i banorëve të Kosovës u shfaq shumë pranë numrit të votuesve sepse “lista e votuesve ishte marë nga rregjistri civil. Ekziston një ndryshim mes rregjistrimit dhe rregjistrimit civil [rregjistri civil],” shpjegoi ai. Lexo artikullin e plote »

Dy marrëveshje me Serbinë, një me BE-në

Postuar mha admin me July - 19 - 2011 Komento

nga VETON SURROI

1.
Interesi strategjik i Kosovës karshi Serbisë është që të mbërrihet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, që korniza e normalizimit të bëhet brenda një periudhe disamuajshe e jo disavjeçare dhe që konteksti i normalizimit të jetë procesi i integrimit euroatlantik, ku distanca mes Kosovës dhe vendeve të tjera të zvogëlohet e jo të rritet.

Një definim i këtillë i interesit strategjik është i nevojshëm për shkak të disa arsyeve. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj