Sunday, May 20, 2012

Maqedoni, ndërhyrja e shtetit në media

Postuar mha admin me June - 30 - 2011 Komento

nga Zërijeta Hajro Jajaga

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, në rastin e Maqedonisë thekson kushtet e këqija në një pjesë të burgjeve, si dhe keqpërdorimin e masës së paraburgimit nga ana e autoriteteve, duke nënvizuar dhe ankesat e gjykatësve në Maqedoni se janë nën presion të madh politik.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut kritikohet edhe ndërhyrja e shtetit në lirinë e mediave. Lexo artikullin e plote »

Maqedoni: Ngushtohet tregu mediatik

Postuar mha admin me June - 30 - 2011 Komento

nga Zërijeta Hajro Jajaga

Mediat, të cilat financohen nga qeveria, arrijnë të mbijetojnë pa problem, kurse të gjitha ato, të cilat parapëlqejnë të informojnë drejt ose të sillen me zë më kritik ndaj shtetit, rrezikojnë ekzistencën; kjo gjithsesi devalvon në masë të theksuar profesionalizmin e punonjësve mediatikë, thotë kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve në Maqedoni, Tamara Causidis.

Sipas saj, largimi nga puna i dhjetëra punëtorëve mediatikë në të përditshmen “Utrinski Vesnik”, si dhe, së fundmi, kërcënimi serioz për mbylljen e tri gazetave: “Koha e Re”, “Vreme” dhe “Shpic”, do të ndikojnë negativisht në tregun e punës së gazetarëve. Lexo artikullin e plote »

nga Clemens Verenkotte / Esat Ahmeti

Një flotilje anijesh me aktivistë pro-palestinezë do të niset në drejtim të Rripit të Gazës. Qëllim i saj është i njëjtë si ai i aksionit të para një viti: thyerja e bllokadës detare izraelite.

Me një njoftim me valë të marinës izraelite drejtuar “Mavi Marmaras” anijes më të madhe të flotiljes “Gaza e lirë” në orët e para të 31 majit 2010, kishte filluar aksioni ushtarak në detin e hapur, një operacion gjatë të cilit u vranë 9 aktivistë turq, u plagosën dhjetëra të tjerë dhe rreth 700 pjesëmarrës të flotiljes “Gaza e lirë” u arrestuan përkohësisht dhe u dërguan në portin e Aschodit për tu dëbuar 36 orë më vonë. Lexo artikullin e plote »

nga Matthias von Hein / Vilma Filaj-Ballvora

Media, të drejtat e njeriut dhe globalizimi. Këto tema janë në fokusin e konferencës triditore Global Media Forum në Bon. Të hënën (20.6.) konferenca u hap në prani të mbi 1000 të ftuarve nga e mbarë bota.

“Ushqim apo karburant – Roli i medias në sigurimin e së drejtës për ushqimin”. Apo “Kontrabanda me njerëz – T’i jepet fund një ndër format më të shëmtuara të krimit ndërkombëtar”. Ose edhe: “Sulmet kibernetike (cyber) kundër organizatave të të drejtave të njeriut”. Këto janë tri shembuj të një pakete prej mbi 50 veprimtarishë tematike në kuadë rtë Forumit të katërt Global Media në Bon. Lexo artikullin e plote »

nga Ulrike Mast-Kirschning / Bahri Cani

Të drejtat e njeriut dhe mediat është këtë vit tema e forumit ‘Deutsche Welle Global Media Forum’, i cili do të mbahet prej datës 20 – 22 të këtij muaji në Bon.

Për të katërtën herë me ftesë të Deutsche Welle-s mblidhen politikanë, ekspertë dhe gazetarë në këtë forum në Bon. Kësaj radhe do të diskutojnë temën “Të drejtat e njeriut dhe globalizimi – sfidat për mediat”.

Hans-Jürgen Beerfeltz, sekretar shteti në ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, do të shpjegojë konceptin e qeverisë federale për këtë çështje. Konceptin e ka prezantuar pak ditë më parë edhe në Berlin. Lexo artikullin e plote »

nga Michael Rediske / Esat Ahmeti

Për t’i vënë në dukje shkeljet e të drejtave të njeriut para së gjithash nevojitet liria e shtypit. Ajo garanton po ashtu që publikisht të diskutohen edhe mangësitë.

“Nuk ka liri pa lirinë e shtypit”, është kryefjala e njohur për të gjithë. Autokratët dhe diktatorët torturojnë shtypin dhe gazetarët në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Në mënyrë që vetëm e vërteta dhe mendimi i tyre të mbërrijnë tek opinioni publik. Sepse ku nuk ka shtyp të lirë, nuk mund të zhvillohen as strukturat demokratike, pasi nuk ka luftë të mendimeve midis alternativave politike midis qeverisë dhe opozitës, nuk ka hapësirë për shoqërinë civile dhe organizatat e saj joqeveritare, që ato të kenë ndikim në politikën zyrtare. Lexo artikullin e plote »

Të mbijetosh në kohë krize…

Postuar mha admin me June - 6 - 2011 Komento

nga Robert Goro*

Këtë javë, kanali televiziv ‘Alter’ rifilloi transmetimin me programin e plotë. Për më shumë se një muaj, kanali e kishte pezulluar formatin e tij informativ, ngase ndodhej në prag të falimentimit; punonjësit dhe gazetarët kishin muaj të tërë pa marrë pagat, teksa bankat nuk pranonin t’i jepnin më kredi televizionit në fjalë.

Javën e kaluar, si një dhuratë nga qielli u fanit biznesmeni i njohur i mediave, Jorgos Kuris, i cili dha fillimisht një paketë prej 1,7 milionë euro për pagesat emergjente, ndërsa mori dhe një kredi 9 milionë euro me të cilat do të shlyejë gradualisht gjithë rrogat e punonjësve. Për të siguruar një pjesë të parave, Kuris shiti 4 hektarë tokë në ishullin e Kefalonias, shiti një kompleks banesash turistike, ndërsa vuri si kolateral (garanci për kredinë) një pjesë të pasurisë së tij.

Megjithatë, e ardhmja e kanalit vazhdon të mbetet e zymtë dhe nuk përjashtohet që pas disa muajsh të futet në procedurën e falimentimit, kështu që të shitet më pas për një copë bukë. Lexo artikullin e plote »

nga Monika Griebeler / Angelina Verbica

Është fjala për seks dhe pushtet: a ka përdhunuar themeluesi i Wikileaks, Julian Assange dy të dashurat e tij? Çfarë ka bërë kryeministri italian Silvio Berlusconi me të miturën, Ruby. Dhe shtatë vjet burg për përdhunim për ish presidentin izraelit Moshe Katzav? Njerëz të shquar para gjykatës, ky është gjithmonë një spektakël interesant për mediat. Ashtu si dhe rasti i fundit me shefin e FMN-së, Dominik Strauß-Kahn.

Disa ditë me rradhë Franca u ndodh në gjendje shoku: “Drama e Dominique Strauss-Kahn“, shkruante gazeta “France Soir“. “Afera Strauss-Kahn: një tërmet për euron, fondin monetar dhe të majtët“, shkruante “Le Monde“. Dhe gazeta me orientim të majtë “Libération“ shkruante: “Dominique Strauss-Kahn jashtë.“ Lexo artikullin e plote »

nga Martin Durm / Elert Ajazaj

Siç thuhet, Mubarak do të nxirret para gjyqit në gusht. Tashmë në opinionin publik po trazohen ujërat kundër tij. Njerëzit, të cilët i drejtojnë sot mediet, janë të njëjtët, që e kanë bërë këtë edhe gjatë sundimit të tij.

Tani po gërmohet për gjithçka dhe po nxirren të palarat në shesh, po përhapet në televizion, në radio dhe në shtypin egjiptian: që vetëm në Sharm Mubaraku zotëron katër vila dhe një pallat në Detin e Kuq. Dhe që doganat egjiptiane së fundi kanë konfiskuar një paketë nga Greqia në adresë të Mubarakut, në të cilën gjendej një kutizë e argjendtë 800 gram e rëndë me vlerë mbi 1.000 dollarë. Asnjë dyshim nuk duket i tepruar, asnjë akuzë tepër e vogël. Lexo artikullin e plote »

nga Isak Ramadani

Këshilli i Radiopërhapjes në Maqedoni ka kritikuar mjetet elektronike të informimit për mënyrën e mbulimit të fushatës parazgjedhore dhe ka paralajmëruar se do të ngrejë padi kundër një televizioni. Edhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni thotë se televizionet janë politizuar dhe nuk pritet një qasje objektive nga ana e tyre. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj