Sunday, May 20, 2012

PSE INA RAMA DOLI E FITUAR, ATJE KU E ÇUAN TË HUMBISTE

Postuar mha admin me February - 2 - 2012 Komento

nga Artan Lame

SHQIPNI TAVOLINASH

Që Ina Rama doli e fituar nga studioja e Fevziut javën që shkoi, këtë pakkush e vuri në dyshim. Edhe më të flaktët kundërshtarë të saj, detyroheshin ta pranonin këtë fakt, paçka se nëpër dhëmbë, apo paçka se nëpër gazeta vazhduan t’i bien e ta bëjnë copë, siç e do zakoni. Lexo artikullin e plote »

Tenison, bujaria shqiptare dhe ministri i (pa)Kulturës

Postuar mha admin me February - 2 - 2012 Komento

nga Ndrek Gjini*

Në librin “Land of Eagles”, të botuar para dy vjetësh në Angli, me autor Robin Hanbury-Tenison, përveç fjalëve të mira që fliten për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, shpaloset dhe shëmtia, fodullëku, dhe mosmikpritja e ministrit shqiptar të Kulturës të vitit 2007, dhe djalit të tij.

Ministri i Kulturës, në këtë libër, nuk përmendet me emër, ndaj dhe unë po e lë pa emër.

Autori i këtij libri, Robin Hanbury-Tenison, është një personalitet i vlerësuar nga revista ‘Time’ si eksploratori më i madh në botë i 20 viteve të fundit. Lexo artikullin e plote »

Kapitalizmi dhe përgjegjësia sociale

Postuar mha admin me February - 2 - 2012 Komento

nga Gilman Bakalli

“Kapitalizmi, në stadin e tij aktual, nuk i përshtatet më realitetit” – “Kriza ekonomike mund të thellohet akoma më shumë” – “Rreziku i një depresioni të madh është gjithnjë e më prezent”- këto janë disa fjali të shkëputura nga intervista e Klaus Schwab, themeluesit të Forumit Ekonomik që mbahet çdo vit në Davos të Zvicrës, dhënë revistës ekonomike Bilanc. Ky skepticizëm ndaj gjendjes aktuale të sistemit kapitalist shenjoi edhe klimën në të cilën u mbajt Forumi i sivjetshëm. Lexo artikullin e plote »

Ajo çfarë palët nuk duhet të presin nga 21 Janari

Postuar mha admin me February - 2 - 2012 Komento

nga Arjan Vasjari

Në fakt, ajo çfarë palët nuk duhet të presin nga 21 Janari, është saktësisht ajo çfarë ato presin prej tij. Që nuk është e thënë se, duhet të jetë domosdoshmërish ashtu si ato shpresojnë. Madje, ajo çfarë palët shpresojnë, po merr përditë trajtat e një agresioni cinik kundër asaj date, sepse, që të dyja, nuk presin nga hetimi atë se “çfarë ka ndodhur”, por atë se “çfarë dëshirojnë që të ketë ndodhur”. Lexo artikullin e plote »

Nevojë për pak shtet

Postuar mha admin me February - 2 - 2012 Komento

nga Ardian Ndreca

Jemi në nji krizë të thellë institucionale, e ndoshta kjo asht kriza jonë vendimtare, ajo që mund të zgjidhë nji herë e mirë, pozitivisht ose negativisht, problemet aktuale. Enti në krizë asht shteti, pra ne të gjithë, madje diçka ma shumë se ne të gjithë të marrun së bashkut, pse në krizë asht edhe e ardhmja jonë. Lexo artikullin e plote »

Kryeprokurorja dhe Berisha-Arvizu-Rama

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga ARTAN HOXHA

1.
Paraprirë nga rrëzimi i akuzës në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen “Meta-Prifti” dhe përkujtimi i 21 janarit 2011, java e kaluar u dominua nga Prokuroria. Mbështetur në ekspertizën e FBI-së, Prokuroria avancoi mbi “Ngjarjet në bulevard” – term ky i përdorur prej saj – në dy fronte hetimore: i) kërkesa për arrest me burg të Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij dhe ekspertit IT të Kryeministrisë; Lexo artikullin e plote »

Të shërbesh me shpirtin e mjekut

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga PËLLUMP PIPERO

Ndonjëherë nuk janë ilaçet që shërojnë. Një fjalë e ngrohtë, një buzëqeshje një shtrëngim duarsh, një përqafim i japin pacientit fuqinë dhe dëshirën për ta përballuar sëmundjen. Mjeku nuk duhet të jetë assesi një mekanizëm që punon brenda orarit për të risistemuar ingranazhe pajisjesh të çrregulluara. Në sytë e çdo pacienti mjeku është hyjni. Lexo artikullin e plote »

Në kërkim të një “vendi” pune

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Skënder Minxhozi

Duke folur për një televizion, ditë më parë, pyetjes se si e priste fushatën e vitit 2013, Kryeministri Berisha iu përgjigj se e konsideronte mandatin e tretë, si një magnet. Pra, si një tërheqje thuajse hyjnore, fatale e të pashmangshme. Ky teatralitet i kreut të shumicës nuk është as i ri e as i padëgjuar më parë. Ai është përbetuar historikisht se do të bënte një gjë, për të bërë të nesërmen krejt të kundërtën. Lexo artikullin e plote »

Ina Rama dhe një urrá e madhe për normalitetin!

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Mustafa Nano

Intervistën e Ina Ramës në “Opinion” e lexova në gazetat e së nesërmes. Por përpara se të lexoja gazetat, më kish mbërritur jehona e kësaj interviste, dhe kështu, e lexova intervistën në një klimë inarama-manie (dikush, për befasinë time, ma kish qortuar online termin ‘inarama-mani’ si një term përçmues, në një kohë që asgjë përçmuese nuk ka pse të ketë; është një term konstatues, rrjedhimisht neutral). Lexo artikullin e plote »

Pesëdhjetë sëmundje të foluri

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Artan FUGA

Ai (ajo) kishte kohë që qëndronte i heshtur. Një ditë më në fund foli dhe u tha të tjerëve frazën e çmuar dhe të shkëlqyer: “Unë po flas!” Pastaj heshti përsëri.

***

Gjëja që ai nuk përballon dot është që tjetri të flasë dhe ai të dëgjojë. Prandaj kur e pyetën njëherë se çfarë është “të folurit”? – ai u përgjigj: “Mjeti gojor për ta ndërprerë të folurin e tjetrit.” Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj