Sunday, May 20, 2012

nga Alba Çela

Në studimin e të përvitshëm të analizës së perceptimeve dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptarë përsa i përket procesit të integrimit evropian të vendit, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare (ISN) thekson se në vitin 2011 vihet re rënia më e fortë e mbështetjes për integrimin evropian në të gjithë vitet që ky institut ka kryer këtë sondazh. Lexo artikullin e plote »

Ura*

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga BESNIK MUSTAFAJ

Diku në maj 1994 gjendesha në Trieste i ftuar nga Universiteti i këtij qyteti për një ligjëratë dhe, me atë rast, më takoi një gazetar i “Corriere della Sera” për një intervistë. Në njërën nga pyetjet e tij të para, – më kujtohet mirë, – ai më thoshte se Shqipëria ishte urë midis Orientit dhe Perëndimit. Lexo artikullin e plote »

Në pamundësi të hetimit gjithëpërfshirës

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga FATOS LUBONJA

Punët janë pleksur keq”, – ishte përgjigjja që i dhashë kalimthi një personi që më pyeti në rrugë për zhvillimet e fundit. E pashë që mbeti i pakënaqur, pasi ai, me dy fjalë, donte t’ia prisja shkurt se “cili do të fitojë?”. E futa menjëherë në kategorinë e militantëve. Ndërkaq, njoh shumë që janë vërtet të shqetësuar përtej këtij meraku, sepse ngjarjet janë të mbarsura me tension e të papritura. Lexo artikullin e plote »

Mbështetja për institucionet dhe shteti

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga DMENTOR NAZARKO

Veprimet e fundit të Prokurorisë, përveç se rrisin padurimin për sjelljen e të pandehurve ndaj urdhëruesve politikë të tyre, ofrojnë mundësinë për të gjykuar sjelljen e ndërkombëtarëve. Pra, nuk duhet vetëm të presim përgjigjen e misterit se ku ka përfunduar serveri i Kryeministrisë, kush e ka urdhëruar kryegardistin Prendi, a ka qëlluar ai vetë etj. Lexo artikullin e plote »

Leka dhe Blloshmi, disidenca e pushkatuar

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga LUÇIANO BOÇI

Natën e 19 gushtit të vitit të largët 1936, në një pyll të Viznarit të Spanjës fashiste, një togë pushkatimi e falagistëve frankistë kalonte në plumb një nga talentet letrare më të fuqishme të kohës, Federiko Garcia Lorkën. Jo rastësisht pranë tij, krahas dy të tjerëve, ndodhej dhe një mësues. Motivi ishte tronditës dhe në dukje banal: vepra e tij letrare kishte ngacmuar relaksin kanibalesk të elitës ushtarake të kohës, ndërkohë që miku i tij më i ngushtë, piktori i famshëm Salvator Dali, shprehej se ai ishte njeriu më apolitik i globit. Dhe ta mendosh që poeti ishte vetëm 38-vjeçar. Lexo artikullin e plote »

Miopia e pragmatizmit ekstrem në politikë

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga GRID RROJI

Njëri nga aspektet më të rëndësishëm në mbarë-vajtjen e një sistemi politik është roli i ideologjive në përcaktimin e kahut politik të palëve në sistem. Politologjia e përcakton rolin e ideologjisë si ndërlidhësi midis elitave qeverisëse dhe qytetarit. Një tjetër përkufizim e trajton ideologjinë si ndërlidhësi midis mendimit dhe sjelljes politike. Në këtë këndvështrim, ideologjia nuk përcakton vetëm programet e partive politike dhe përgjithësisht kahun e veprimit politik të tyre, por edhe i lejon qytetarit të ketë informacionin e duhur për të zgjedhur midis tyre. Lexo artikullin e plote »

Stilolapsi dhe… ata

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga EDMOND TUPJA

E përfytyroj lexuesin tim të kësaj rubrike të përjavshme që, me t’i hedhur një sy të vëmendshëm titullit të saj të sotëm, pyet veten se për cilët “ata” e kam fjalën. Para se t’i përgjigjem, më duhet të pranoj se këtë shkrim ma ka frymëzuar Joseph Messinger-i, psikolog francez bashkëkohor, i cili, në librin e tij “Këto gjeste që ju tradhtojnë”, përshkruan edhe ato gjeste që, në jetën e përditshme, i bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme për t’u mbrojtur nga një ndjenjë pasigurie reale ose të hamendësuar. Lexo artikullin e plote »

Rreth botës tiranike të Ngjelës

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga BELINA BUDINI

Po të kesh lexuar kujtimet e “botës së djeshme” të Stefan Cvajg, e ndien menjëherë se refleksionet “për një kohë” të Spartak Ngjelës shënojnë më në fund daljen e një autori shqiptar në viset e rrëfenjës historike moderne si zhanër dhe si metodë komunikimi. “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010” është një nga librat e shumtë me kujtime që botohen në Shqipëri, Lexo artikullin e plote »

SHQIPËRIA, SHPËTIMI I PREMTUAR

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga Hysen Matoshi*

Për librin “Hebrenjtë në Shqipëri – prania dhe shpëtimi”, të Shaban Sinanit

I pranishëm në zhvillimet kulturore shqiptare, pothuajse në të gjitha hapësirat etnike shqiptare dhe në një numër të konsiderueshëm aktivitetesh shkencore të rangut botëror, në të cilat merren në shqyrtim shqiptarët, Shaban Sinani, me kontributet e tij shkencore, identifikohet si njëri ndër zërat më të rëndësishëm të aktualitetit shkrimor shqiptar. Lexo artikullin e plote »

nga Albert P. Nikolla

Profesioni i antropologut është i veçantë për shumë arsye, por një prej tyre është ndoshta më e goditura: ndjeshmëria ndaj elementeve të rëndësishme kulturore që në pamje të parë dhe në sytë e njerëzve të zakonshëm nuk lënë ndonjë gjurmë. Ditët e fundit, një ndër rrugët më të famshme të historisë komuniste ka ndërruar emër: nuk do të quhet më “Dëshmorët e 4 shkurtit”, por “Ibrahim Rugova”. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj