Vlen të thuhet që në fillim se puna që ka bërë Ministra e Arsimit për hartimin e një ligji për arsimin parauniversitar është një kontribut tejet i vlefshëm në sfidat që has Shqipëria sot. Pikë së pari, për faktin se kohët e fundit vëmendja e opinionit publik e kishte lënë disi në harresë rëndësinë themelore të këtij arsimi, duke u fokusuar shumë në arsimin universitar edhe për vetë faktin se ky i fundit është kthyer tashmë në një hap gati të domosdoshëm në kërkim të një punësimi. Lexo artikullin e plote »
Mbi projektiligjin për arsimin dhe çështjen e simboleve fetare
Fjalorët elektronikë
Fjalorët janë si sahatet, edhe ai më i dobti është më i mirë se asgjë, ndërsa më i miri, nuk është i përkryeri. Në këtë dilemë linguistike të vlerës së fjalorit dhe domosdoshmërisë së tij, do të flasim për mënyrën e re që ofron teknologjia në përdorimin e tyre: fjalorët eletronike. Lexo artikullin e plote »
Një muze laik (!) për bashkëjetesën fetare
Bashkëjetesa fetare ka qenë padyshim pasaporta më e pakontestueshme e vlerave, me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët janë prezantuar në arenën ndërkombëtare. Jo pak herë jemi ndeshur me politikanët, që sot krenohen me të gjatë takimeve me të huajt. Së fundmi, kësaj pasaporte morale të shoqërisë shqiptare i është shtuar edhe ideja e kreut të Bashkisë së Tiranës, z.Rama, për të pasur një muze që t’i kushtohet bashkëjetesës fetare. Lexo artikullin e plote »
Greqi: Problemi i racizmit kundër të huajve po vihet në rend të ditës
nga Niko Anagnosti
Distrikti i Shën Panteleimonit u bë këtë fundjavë arenë përleshjes midis forcave policore dhe ekstremistëve ultra të djathtë, që arritën të anullojnë një manifestim solidariteti ndaj imigrantëve. Drejtësia duhet të vendosë sot se çdo të bëje me pjesëtarët e arrestuar për herë të parë të organizatës raciste “Agimi i Artë” gjatë incidenteve të shënuara të shtunën në darkë në sheshin Shën Panteleimoni ku ishte paralajmëruar të mbahej një koncert në shenjë solidariteti ndaj imigrantëve. Lexo artikullin e plote »
Cyber, WikiLeaks dhe mbrojtja e të dhënave – Politizimi i hapësirës virtuale
Jetojmë në epokën e revolucionit të informacionit e të teknologjive gjithnjë e më të shpejta kompjuterike. Viti 2010 mund të hynte në historinë e botës si viti që perceptoi edhe dimensionin ushtarak të këtij revolucioni. Ekziston një term që përfshin gjithçka që ka të bëjë me militarizimin e hapësirës virtuale: Stuxnet. Lexo artikullin e plote »
Projektligj diskriminues? Debati për simbolet fetare në shkollat shqiptare
Projektligji i përgatitur nga qeveria mbi sistemin arsimor parauniversitar po përcillet me debate në Shqipëri. Pikë e nxehtë – ndalimi i simboleve fetare në shkolla. Pro dhe kundër. Sipas projektligjit të Ministrisë së Arsimit ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në shkolla, përveçse në ato ku mësohen lëndë fetare. Komunitetet fetare e kanë pritur me kritika projektligin. Lexo artikullin e plote »
Shpëtoni Ushtarin e mirë Profesionist!
Të gjithë e mbajnë mend, nuk ka kaluar shumë nga koha kur për t’i shpëtuar shërbimit të detyrueshëm ushtarak djemtë e rinj i përvidheshin thirrjes për rekrut duke gjetur zgjidhje të përkohshme nga më të ndryshmet. Në mos sajonin raporte të rreme shëndetësore, apo gjenin miq që i “toleronin”, ia mbathnin në emigrim për tu kthyer vite më pas me shumën e nevojshme të parave që duheshin për të shmangur (tashmë me ligj) shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Lexo artikullin e plote »





