nga Xhelal Marku
Siparin e veprimtarive turistike për vitin 2011, Shqipëria e ka hapur me pjesëmarrjen e saj dinjitoze në dy nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare, të përvitshme e tradicionale, siç janë: Panairet e BIT Milanos në Itali e të ITB – Berlin në Gjermani, përkatësisht në muajt: Shkurt e Mars, ku u prezantua me një imazh të ri e konkurues në tregun turistik të globit. Ndërsa gjatë muajit Prill, ajo u përfaqësua edhe në dy veprimtari të tjera ndërkombëtare, siç janë: Panairi i turizmit në Kosovë dhe panairi: “Turizëm dhe Real Estate në Shqipëri”, organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ajo, erdhi në këto panaire, me përvojën e saj disavjeçare si pjesëmarrëse aktive, por dhe si një konkurente e denjë tashmë, potenciale dhe e njohur për vlerat e saj në këtë treg, jo vetëm për rajonin, por dhe më gjërë. Ndaj edhe kësaj here, vizitorët e këtyre panaireve, nuk munguan të shfaqnin pasionin e tyre të veçantë për turizmin kulturor të Shqipërisë, por dhe dëshirën e madhe për të vizituar së afërmi zonat e turizmit arkeologjik të vendit tonë. Lexo artikullin e plote »