Reporteri

Këta janë “Armiqtë e internetit”
nga Klaus Jansen/Aida Cama

Shumë vende kanë marrë armët në duar: “Reporterët pa kufi” njoftojnë për censurën dhe kontrollin që ushtrohet nga Australia në Bjellorusi. Shtete të reja janë futur në listën e “Armiqve të internetit”.

12 vende kanë futur “Reporterët pa kufi” në listën e “armiqve të internetit”. Sot (12.03.2012) në Ditën Botërore kundër Censurës në internet organizata ndërkombëtare informon për herë të katërt, cilat shtete kontrollojnë më shumë internetit, ose si kontrollojnë dhe censurojnë këto vende informacionin. Në listë bëjnë pjesë këto shtete: Bahrejn, Birmania, Kina, Kuba, Irani, Korea e Veriut, Arabia Saudite, Siria, Turkmenistani, Uzbekistani, Vietnami dhe Bjellorusia. Të rinj në listë janë Bahrejn dhe Bjellorusia, ku gjendja është keqësuar shumë.

Rang në këtë listë nuk është vendosur. Në të gjithë botën 120 blogger-a dhe aktivistë online janë arrestuar, pjesa më e madhe në Kinë, Iran dhe Vietnam. Nga ana tjetër vende si Bahrejn ose Arabia Saudite kanë zgjeruar censurën në internet. Shkeljet e lirisë së rrjetit janë aq të ndryshme dhe të shumëllojshme, sa që nuk mund të vendoset radhë, thotë Matthias Spielkamp nga kryesia e Reporterëve pa kufi, në një intervistë për Deutschen Welle-n. Por tre vendet më problematike do të ishin: “Nëse thua Kina dhe Siria, atëherë nuk bën gabim. Por nëse do të kërkonit vendin e tretë, atëherë puna fillon e vështirësohet.” Disa aktivistë të internetit janë vrarë në vitin 2011, ndër të tjera në Bahrejn, Meksikë, Indi dhe Siri.

Kina mjeshtre e censurës në internet

Në Kinë investohet shumë para dhe know-how për kontrollin, thotë ai i bindur. “Kinezët mund të pengojnë klikimin e faqeve të caktuara të internetit ose mund të pengojnë makinat e kërkimit që të tregojnë rezultatet pas një kërkimi me një fjalë të caktuar. Ata mund ta ngadalësojnë ose ndalin internetin, dhe këtë edhe në kufij lokalë.” Shuarja e internetit në gjithë vendin, si përshembull në Egjipt në 2011, nuk është më e domosdoshme. Kur shpërthejnë protesta në Kinë, atëherë interneti bëhet në zona të caktuara “shumë i ngadalshëm, dhe me të nuk mund të transmetohen më video dhe fotografi. Ky është një nivel i lartë kontrolli dhe censure.” Shumë vende nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Si shembuj “Reporterët pa kufi” numërojnë edhe pjesë të Afrikës. Kontinenti nuk shfaqet në listën e “armiqve të internetit”, megjithatë kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. Vende si Zimbabveja përpiqen përshembull të bëjnë kufizime të internetit, por sipas Spielkamp nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse shumë qeveri “nuk kanë përvojën e mjaftueshme”. Në shumë pjesë të Afrikës, SMS-të luajnë një rol më të madh se interneti, kështu që fokusi i censurës nuk është përqëndruar tek oferta online.

Shumë më tepër vende të prekura

Zimbabve mungon në listë, po ashtu si shumë shtete që përpiqen që të mbajnë nën presion përmbajtje të papëlqyeshme interneti. “Reporterët pa kufi” theksojnë se lista nuk është e plotë. Matthias Spielkamp mendon se nuk është e mundur që të vëzhgosh çdo vend me vëmendje. “Ne do të donim ta plotësonim raportin, por kjo është çështje burimesh.”

Për të mos humbur nga sytë vendet e rëndësishme, “Reporterët pa kufi” kanë publikuar një listë të dytë me vendet që “ndodhen nën vëzhgim”. Këtë vit aty bëjnë pjesë 14 shtete, Australia, Egjipti, Eritrea, Franca, India, Kazakistani, Malajzia, Rusia, Korea e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Tunezia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe kjo listë do të duhej të vazhdohej: “Reporterët pa kufi” përmendin përshembull në raport Marokun, Azerbaxhianin, Pakistanin dhe Taxhikistanin për raste të tjera censure dhe ushtrimi presioni. Por, të mos përmendesh në raport nuk do të thotë se gjithçka shkon mirë. Edhe vende perëndimore demokratike ndodhen në fokus. Në këto vende ekzistojnë filtra rrjeti në lidhje me pornografinë me fëmijë dhe kufizime në lidhje më shkeljet e të drejtave të autorit. Siguria e rrjetit vlerësohet shpesh më shumë se liria në rrjet.

“Reporterët pa kufi” mund të fusin vitin e ardhshëm në listë vende të tjera, por po presin ende si do të zhvillohet gjendja. Megjithë kritikën, ka edhe shembuj të mirë. Venezuela dhe Libia janë hequr nga lista e vendeve që vëzhgohen. Në Libi aktualisht nuk ekziston një qeveri funksionuese, e cila do të mund të vëzhgohej. Kurse në Venezuelë hyrja në internet është ende e lirë, megjithëse vitin e kaluar është nxjerrë një ligj kufizues.

(marre nga DW)

Gratë e Egalisë dhe gratë e Shqipërisë
nga Alma LAHE

Kur një vit më parë, me ç’shkak 8 Marsin, një nga shkrimet e mia për gruan zgjoi ndonjë reagim se po e shihja realitetin disi me syze të errëta, nuk u përpoqa ta shpjegoj më gjatë se, në fakt, gjykoja vetëm një pjesë të realitetit, atë pjesë që prek çdo njeri të ndjeshëm kur e ndesh. Nuk fola për veten dhe as për zonja që në 8 Mars, a në çfarëdo dite të vitit qoftë, ndihen mirë. E vërteta është se kjo shpurë që ndihet mirë me realitetin shqiptar dhe e ka fituar betejën me mizogjinët, është e vogël, dhe sot e gjithë ditën, shqetësimi im shkon për mijëra gra e vajza që nuk kanë zë, që nuk përfaqësohen, që nuk i njeh njeri dhe nuk ua di kush hallet. Që ta ruaj gjuhën nga thartësira e një viti më parë, po sjell në vëmendje të lexuesit fabulën e romanit të norvegjezes Gerd Brantenberg mbi vendin e quajtur, Egali, ku amazonat moderne janë zotëre të fatit dhe jetës së tyre.

Po e them qysh në krye: Egalia është thjesht një trill. Jo imi… por edhe i imi, i populluar me burra e me gra, por i spikatur nga gra, një tufë e së cilave e drejton Egalinë nga qendra e vendit që quhet Tirinë. Gratë e Egalisë janë të çuditshme, sepse edhe Egalia vetë është çuditshme, një tokë virtual që, sikurse lakmusi, mëton të provojë pehashin e realitetit tonë. Gratë e Egalisë kanë vendosur të ndryshojnë rolin me burrat, sepse duan të ndiejnë dhe të dinë se ç’do të ndiejnë burrat po të jenë gra. Aq të thekura janë pas kësaj ideje, sa edhe lindjen e fëmijëve ua kanë shitur burrave. Ngaqë nuk e ndryshojnë dot fizikun e tyre që i dekonspiron se janë gra, me urdhër të kuvendit të tyre granor, kanë vënë penisë artificialë dhe madje edhe këta i ruajnë (me For you a kësidoresh) nga sëmundje të ndryshme që mund të marrin duke ‘gjuajtur’ majtas-djathtas burra. Ngaqë janë gra, kanuni i tyre granor ua lejon të kenë edhe burrë, edhe të dashur, edhe të dashur tjetër, a të tjerë paralelisht. Vetëm ngaqë janë gra! Madje sa më shumë syresh, aq më gra të vërteta duken para grave të tjera.

Në Egali rrëfejnë se si dikur njërën prej tyre (nga ato me post të lartë në qeveri) e zunë duke ia hapur mbërtheckat njërit, të cilin e kishte ftuar në shtëpi me kusht që t’i gjente një vend pune. Ai farë burri, nëse donte punë për të qenë, duhet t’i bënte një shërbim të tillë kësaj gruaje me post. Një shërbim i vogël fare! Kureshtarët e këtyre rreshtave do të pandehin se kjo “big girl” që u shfaq tek përdhunonte në emër të postit para të gjithë egalistëve, u lëndua apo i hyri ndonjë gjemb në këmbë. Jo, kurrsesi, ai burri po, iku nga sytë këmbët jashtë Egalisë dhe e gjithë shoqëria grariste e brohoriti (ca heshtur e ca me zë) se ajo ishte grua prej vërteti: Ti vinte tjetri vetë në shtëpi dhe ajo t’i shpërfillte sendet që burri fshihte pas mbërtheckave?!

Gratë e Egalisë janë pashallare të vogla; kur kthehen nga puna, rrinë shtrirë; kur u duhet një gotë ujë, thërrasin burrat që mund të jenë duke përvëluar duart në kuzhinë, madje edhe për pultin e televizorit thërrasin burrin, nëse ai është ulur (kur i mbetet kohë) aty pranë tyre. Dhe burrat ngushëllohen se mbase duke u plakur, gratë e tyre do t’i lënë huqet që, për dreq, i mësuan nga nëna, nga gjyshja, a nga kushedi çfarë gruaje që kishte pasur gjak amazonash. Fundja vetë i mësuan gratë e tyre ashtu duke i përkëdhelur, duke u shërbyer e duke ua falur huqet e veset. Tani s’kanë ç’të bëjnë më, veç të durojnë. Edhe babai vetë, kur ndonjë bir i pakënaqur nga martesa i ankohen, i thotë: “Ky ishte fati yt. Duroje siç bëjnë të tjerët! Gratë janë shoqja e buçës, shkojnë nga shkojnë e kthehen prapë te ty. A të vjen në darkë në shtëpi?”. I biri, ndrojtur i thotë babait që bluan pikëllimin për të birin: “Po më duket”, pa qenë i sigurt as vetë.

Gratë e Egalisë nuk e kanë për turp që në sy të burrit, mu aty para televizorit, t’i çojnë sms të dashurit që po pret me ankth të gdhijë mëngjesi. Ndonjëherë, kur kanë ndonjë fije zori, ose janë martuar me ndonjë burrë tejet xheloz, që i përgjon kohë e pa kohë dhe ka filluar të bëjë kryengritje, shkojnë dhe mbyllen në banjë që të shkruajnë të qetë. Fundja telefoni përcjell vetëm fjalët, jo aromat. Kur ndodh që burri me të cilin janë martuar (ndonjëherë edhe me dashuri të madhe), u kërkon llogari dhe i bezdis ca si shumë me akuza për lidhje të tjera jashtëmartesore, i thonë: “Po të pëlqeu, rri, ndryshe ja ku e ke derën, merr kalamajtë dhe shporru! Unë jam grua!” Por ndodh që ndonjë nga burrat me të cilët janë martuar, për hakmarrje a për arsye që një Zot i shpjegon, zë ndonjë të dashur, ndonjë grua që ndesh atypari. Dhe nis të ruhet shumë, sepse, nëse ua merr vesh kryefamiljarja (nderi i së cilës ka shumë rëndësi nëpër Egali) ose e vret, ose paguan të tjerë ta vrasin, ose e zhduk nga faqja e dheut. Po, e zhduk nga faqja e dheut, pasi hetimi ndaj saj në prokurori, gjykimi ndaj saj në gjykata, do të jenë tejet të zbutur e sentimental: Ky burrë (i vrari!) guxoi t’ia nëpërkëmbë nderin gruas së tij?!

Gratë e Egalisë popullojnë gjer në orët e vona baret e Tirinës dhe të provincave, nëpër tymtoret të mbushura vetëm me gra, pasi për familjet e tyre kujdesen burrat. Burrat e dinë këtë, që kur janë martuar e kanë ditur se është detyrë e tyre të ushqejnë fëmijët, të kujdesen për mësimet e tyre, të lajnë, të hekurosin, dhe pasi t’i mbarojnë këto, duhet të jenë po aq të detyruar të durojnë erën e alkoolit të grave kur kthehen nga baret e natës, të mos shiten si të lodhura kur aestrogeni i grave të tyre (zotërueseve të tyre) kërkon t’u vërtetojë se mbahen mirë dhe u dalin zot burrave të tyre, dhe jo vetëm të tyreve. Fundja vetë i kanë bërë fëmijët, siç i bënë, le t’i rrisin.

Gratë e Egalisë, pas kërkesash të shumta e protestash të burrave, pasi e panë se pa i ofruar ca Europë burrave të tyre, nuk hyjnë dot në Europë, vendosën t’i diskriminojnë pozitivisht, duke e shkruar të zezë mbi të bardhë se çfarë përqindjeje do të përfaqësonin burrat në aradhën e grave në politikë e gjetiu. Rëndësi kanë letrat! Europa nuk është gjë tjetër, lol, veçse një vandak me burokratë të mbytur nga letrat, që gjysmën e kohës e kalojnë nëpër ndenjëse avionësh, m’u si gratë që drejtojnë Egalinë. Ndonjëri prej këtyre burrave mund t’i shpëtojë turmës së nënshtruar dhe të ngjitet ca më lart në hierarkinë e shtetit, por sado ta bëjë dhëmbin dhe të ëndërrojë të hidhet më lart, ATO, gratë që e drejtojnë dhe e bastisin hapur shtetin dhe diktojnë heshtur edhe fatin e tij, në mos ia kanë vënë prej betoni tavanin (nga frika e Europës), ia sajojnë prej qelqi transparent, që as vetë ai, ëndërrimtari, të mos e kuptojë se si do ta thyejë kokën. Në mos, të nisë sa më shpejt t’u ngjajë atyre, t’i shkërbejë.

Gratë e Egalisë nuk e kanë shumë për turp ta lëshojnë urinën ku t’i vijë nëpër rrugët e Tirinës, mu aty në muret e teqesë në qendër të kryeqytetit do t’i gjesh në radhë nga tri a katër duke zbrazur fshikëzën rrëzë shtëpisë së Zotit. Fundja s’është faji i tyre që ato “big girl” të politikës së madhe, i kthyen banjat publike në bare e karburante. Dhe pasi e kanë bërë këtë, pa kurrfarë zori, kthehen me fytyrë nga lulishtja, ku mund të jetë duke kaluar ndonjë burrë i ndrojtur, e zhveshin me sytë e ngulur mbi ta, rregullojnë pantallonat dhe gjithçka poshtë tyre që para pak çastesh kishte formë tjetër dhe me ato duart ashtu të përziera nëpër vete, i japin dorën dhe përshëndesin të njohurën e parë që ndeshin.

Gratë e Egalisë i duan dhe kujdesen për burrat e tyre. Nëpër 8 mars të çdo viti u japin lejë të festojnë me sojin e gjinisë së tyre, soj që në kopera zënë baret e restorantet e Egalisë, duke shfryrë gjithë shtypjen e 364 ditëve të tjera të vitit. 8 marsi i burrave të Egalisë, është i mbushur me avuj alkooli, me tym duhani dhe me batuta erotike për gratë që një ditë i kanë hequr qafe. Gratë e Egalisë i duan burrat e tyre të grimuar dhe të mbajtur mirë, në shtëpi a kudoqofshin. Të rrinë krëk, ndryshe atje jashtë, tek kalojnë nëpër rrugë me X5 e X6, në zyrë a kudo, ka një tjetër burrë që i sfidon. Tirina vjen era seks fund e krye. Që të jenë të denjë për gratë e tyre, burrat rropaten nëpër palestra, enden nëpër butikë, dergjen mbi revistat e modës, rripen nëpër qethtore dhe mahisen nëpër qendra estetike, që të duken të rinj e të dëshirueshëm për syrin e grave të tyre noprane.

Në një shoqëri të tillë grariste si në Egali, gratë sundojnë politikën, sundojnë ekonominë, sundojnë familjen. Shoqëria egaliste është domeni i tyre. Mbase ndokush ka keqardhje për këtë shoqëri që përshkrova (siç kam edhe unë), por ka qenë dhe do të jetë kështu me gratë e Egalisë edhe pse jetojnë (virtualisht) në mes të Europës.

Në fund të këtyre radhëve kam vetëm një kureshtje të vogël: Gratë e Shqipërisë, a do të donin t’u ngjanin grave të Egalisë qoftë edhe për pak çaste?! Dhe përtej kureshtjes: Nëse gratë e Shqipërisë do të donin t’u ngjanin grave të Egalisë qoftë vetëm për pak çaste, çfarë do të ndodhte me burrat e Shqipërisë?!

(marre nga gazeta SHQIP)

Në vend të urimit për këtë ditë
nga Alma LAHE

Familja ime është me shumë fat. Kjo sepse që prej krijimit të saj përfiton nga shërbimet e një shërbëtoreje shumë të devotshme, e cila ç’i sheh syri i bën dora dhe që na e lehtëson çdo ditë jetën.

Shërbëtorja jonë ka një jetë që na shërben. Edhe pse kurrë nuk kam qenë e pasur as unë dhe as familja ime, nuk kemi kaluar asnjë ditë pa shërbimet e saj. E pse u dashka të jesh i pasur për të pasur një shërbëtore? Fundja, ne nuk kemi paguar kurrë asnjë qindarkë për të pasur shërbimet e saj.

Shërbëtorja jonë punon falas, nuk ankohet asnjëherë dhe kurrë nuk kërkon shpërblim për punën e saj. Shërbëtorja jonë punon shtatë ditë të javës, madje ndonjëherë dita shtatë dhe ajo tetë në majë të këmbëve dhe në krye të punëve.

Fundja kujt t’i ankohet? Dhe për çfarë të ankohet? Se mos bën më shumë se sa detyrën e vet? Babai im e ka (marrë) pajtuar Shërbëtoren dyzet vjet më parë në bazë të një kontrate.

Shërbëtorja jonë s’është tjetër veçse gruaja e babait tim (pra, nëna ime, e motrës dhe vëllait tim). Nëna-shërbëtore në këta dyzet vjet që shërben në shtëpinë tonë vazhdon të përmbushë kriteret e kontratës (edhe pse të pashkruar) së martesës me babanë tim. Kontrata është formuluar me shumë kujdes nga shoqëria dhe bëhet e detyrueshme për çdo individ të lindur femër ditën e kurorëzimit të saj.

Në bazë të kësaj kontrate, bashkëshorti angazhohet ta trajtojë mirë bashkëshorten-shërbëtore, ndërsa bashkëshortja, ndër të tjera, betohet të ofrojë shërbimin e saj pa kushte dhe pa pagesë për bashkëshortin dhe familjen e re. Për femrën nuk është e vështirë të pranojë këtë kontratë. Fundja, shërbimet e veta i ka ofruar edhe në shtëpinë e babait që prej kohës kur kuptoi se vajzat vishen me fustan dhe se duhet t’i rregullojnë shtratin, t’i shtrojnë e ngrenë tryezën, t’i hekurosin teshat edhe vëllait më të vogël – që i ka ‘qëlluar’ djalë (dhe për të cilin shoqëria ka përgatitur një kontratë me kushte e kritere krejt të tjera).

Profesionin e shërbëtores nëna ime e ka trashëguar nga e ëma, e cila, nga ana e saj, po ashtu e ka trashëguar nga dega femërore e familjes, brez pas brezi.

Kjo nuk do të thotë se ne vazhdojmë të mbetemi peng i traditës prapanike. Tani gjithçka është ndryshe. Nëna ime nuk punon në të njëjtat kushte si nëna, aq më pak si gjyshja e saj. Shërbëtorja jonë ka kushte shumë më të mira pune. Makina larëse është e fjalës së fundit, uji i ngrohtë e i ftohtë nuk mungon 24 orë në ditë. Enët e kuzhinës janë të të gjithë ngjyrave dhe formave, dhe pajisjet e kuzhinës me të gjitha opsionet për të lehtësuar procese gatimi. Soba metalixato punon me korrent e me gaz…

Megjithëse, as Gjyshja-ime-Shërbëtore nuk mbaj mend të jetë ankuar ndonjëherë për vështirësitë e punës së saj.

Madje, sot ne jo vetëm ia kemi lehtësuar jetën Nënës-Shërbëtore, por e duam dhe e respektojmë shumë atë. Ndonjëherë, kur e shohim të lodhur i japim leje të çlodhet. Kurrë nuk e dhunojmë fizikisht (rrallë emocionalisht). Madje, jo rrallë ne në familje i bëjmë dhurata dhe i ofrojmë ndonjë drekë jashtë.

Ka nga ata që shërbëtoret i trajtojnë shumë keq, Bashkëshortët, madje edhe fëmijët, gjejnë, arsye për të mos u kënaqur nga puna dhe përkushtimi i tyre. I shajnë, fyejnë, rrahin, madje (mos o Zot) u marrin deri edhe jetën.

Jo, Shërbëtorja jonë nuk e ka këtë problem. E shumta, ne ankohemi që gjella ka shumë kripë, që është shumë e nxehtë, që këmisha nuk është hekurosur mirë, që xhamat e dritares edhe kanë ende tek-tuk ndonjë njollë, se tualeti nuk është pastruar mirë…

Mjaft!

Sot nuk është dita për të folur për gjëra të tilla. Sot është një ditë e veçantë. Sot të gjitha nënat (shërbëtoret) janë të lumtura të festojnë ditën e tyre, të vetmen në 365 ditë të vitit. Sot, plot lule dhe urime u dedikohen nënave-shërbëtore që nuk lodhen dhe nuk ankohen kurrë së na shërbyeri dhe së na e lehtësuari jetën.

Sot është ditë e veçantë dhe ne kemi vendosur ta festojmë familjarisht. Nëna do të marrë dhuratë një tufë me lule shumëngjyrëshe dhe shumë dashuri. Tryeza do të shtrohet plot, me të gjitha të mirat.

Dhe që gjithçka të jetë perfekte, që nga gatimi e deri te servirja këtë pjesë të festës ia kemi besuar (kujt tjetër?) shërbyeses sonë të dashur.

(marre nga gazeta MAPO)

Fëmijët e verbër rrihen nga mësuesit
nga LORINA MIXHA

Një rrëfi m rrëqethës i fëmijëve të verbër denoncon fakte skandaloze lidhur me mjedisin ku ndjekin shkollën dhjetëra nxënës. Situata në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë është tejet alarmante, atje shahen, ofendohen, rrihen e dhunohen fëmijë të cilët prindërit me mirëbesim ua besojnë mësuesve dhe institucioneve shtetërore për edukim. Nxënësit e krahasojnë këtë shkollë me burgun dhe deklarojnë se për shkak të dhunës pesë ditë më parë, shoku i tyre, Kreshniku, është dhunuar nga mësuesit. Kjo ka sjellë që ai, si dhe dhjetëra fëmijë të tjerë të detyrohen të braktisin shkollën. Të ndodhur në udhëkryq, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit, pas denoncimit të bërë në emisionin “Fiks Fare”, nxënësit i drejtojnë një letër të hapur në faqet e gazetës “Shqip” ambasadorit Aleksandër Arvizu me shpresë se ai do t’i ndihmojë. “Ju drejtohemi ju, pasi përfaqësoni vendin kampion të mbrojtjes të të drejtave në botë”, i drejtohen nxënësit ambasadorit. Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë është një institucion ku nuk respektohen nevojat e veçanta për shkak të statusit, nuk respektohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Nxënësit thonë se në shkollë mungojnë librat, mjetet didaktike e pajisjet speciale për të zhvilluar mësimin. Mësuesit nuk janë korrektë me disiplinën ndërkohë që dhunojnë psikologjikisht dhe fizikisht nxënësit e kësaj shkolle.

“Te ne, gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Kemi nevojë për dashuri. Edhe në të shkuarën ka pasur nxënës që braktisin shkollën, pasi institucioni është njësoj sikur të ndodhesh në burg”, rrëfejnë nxënësit.

I nderuar z. ambasador i SHBA,

Aleksandër Arvizu

Jemi një grup nxënësish të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë. Ju drejtohemi ju, pasi në më shumë se dy vjet, jeta jonë në këtë institut sa vjen e bëhet më e vështirë. Shqetësimet tona i kemi ngritur në drejtorinë e shkollës, në shtyp, në media, në emisionin “Fiks Fare” edhe më gjerë. Ne kemi ngritur zërin për mungesën e papërshtatshmërisë të ambienteve në institut, pasi edhe me investimet që bëhen nuk respektohen nevojat tona të veçanta. Kemi ngarkesë mësimore të madhe. Bëjmë çdo ditë nga 6, madje edhe 7 apo 8 orë në ditë. Kur vjen shtatori, ne nuk gëzojmë si gjithë nxënësit e tjerë, sepse na mungojnë librat dhe pajisjet e tjera speciale për ne që nuk shikojmë. Në shkollë, nga disa mësues abuzohet edhe me disiplinën e orës së mësimit. Jemi nën dhunën fi zike dhe psikologjike të disa prej mësuesve e punonjësve të tjerë të institutit. Sa herë që ne guxojmë të ngremë zërin për të drejtat tona, kërcënohemi duke na thënë se kush ju mëson dhe nuk merren me zgjidhjen e problemeve e shqetësimeve tona. Drejtori i shkollës kërcënon: “Ju këpus zverkun, ju pres gjuhën e ju thyej kaptinën. Se ju jeni kriminelë e derra”. Kujdestari vazhdon: “Ju heq kokën, ju hedh nga kati i tretë, ju përjashtoj nga shkolla”. Disa mësues na dhunojnë si psikologjikisht ashtu edhe fi zikisht. Në këtë botë të madhe ne shohim se gjërat vijnë e përmirësohen, kurse te ne ato sa vijnë e përkeqësohen. Në vitet e shkuara ka pasur nxënës që e kanë braktisur shkollën, duke thënë se këtu është si në burg. Shpresuam se pas emisioneve në “Fiks Fare”, ku nëpërmjet fakteve u denoncua dhuna që ushtrohet mbi ne, si dhe shkeljet e të drejtave tona, zëri ynë do të dëgjohej. Megjithëse erdhën edhe disa vetë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, thirrjet tona goditën në vesh të shurdhër. Mbi ne vazhdon dhuna psikologjike. Mësuesit që duhet të na edukojnë, na dhunojnë dhe mohojnë dhunën me pretendimin se ku i keni shenjat e dhunës. Vallë nuk ka njeri të na dëgjojë ne? Vërtet nuk shikojmë, por jemi të përgjegjshëm, kemi nevojë për respekt e shumë dashuri. Jemi shumë të alarmuar e të fyer, se vetëm para pesë ditëve u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht shoku ynë Kreshniku. Kreshniku braktisi shkollën. Meqenëse thirrjet tona bien në vesh të shurdhër, ne fëmijët e verbër po ju drejtohemi ju, pasi ju përfaqësoni vendin kampion të mbrojtjes të të drejtave në botë. Ju lutemi të paktën na dëgjoni ju e na ndihmoni që fëmijët e verbër të mos e braktisin shkollën, por të arsimohen e të shkollohen si gjithë fëmijët e tjerë.

Me respekt dhe besim, një grup nxënësish të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë.

(marre nga gazeta SHQIP)

Në depresion pas përdhunimit fëmija 10 vjeç
Rreth dy vjet më parë, një fëmijë 8 vjeç nga fshati Shushicë i Elbasanit u përdhunua nga një bashkëfshatari i tij 22-vjeçar. Ngjarja ndodhi në qershor të 2010-s, ndërsa pasojat vazhdojnë të thellohen edhe sot, kur fëmija është 10 vjeç. I mituri me inicialet L.K., që prej ditës së përdhunimit, po përballet me komplikacione të shëndetit mendor. Babai i tij, Pëllumbi, thotë se menjëherë pas përdhunimit, djali ndërpreu komunikimin me njerëzit, duke mos thënë asnjë fjalë. Pas kësaj ngjarjeje ai ka ndryshuar tërësisht. Është bërë agresiv, flet pa kontroll dhe duket sikur nuk ka asnjë lidhje me ambientin që e rrethon. “Djali im, që prej asaj ngjarje tragjike, nuk është më në rregull. Nuk di si të sillem me të, pasi ai nuk kupton asgjë. Bashkëshortja më vdiq para një viti. Ishte më i qetë kur nëna e tij ishte gjallë, por tani ai del shpesh jashtë kontrollit, duke u bërë mjaft agresiv. Nuk mund të dal që të punoj, sepse kam frikë se mos ai lëndon dy fëmijët e tjerë. I lutem shtetit që të më ndihmojë për shërimin e djalit tim. Ai ka nevojë për vëmendjen e mjekut, por unë nuk kam mundësi fi nanciare që ta shëroj”, tregon Pëllumbi, babai i të miturit.

Familja e vogëlushit, e cila i përket komunitetit egjiptian, jeton në varfëri ekstreme dhe nuk ka mundësi për ta dërguar vogëlushin te mjeku. Sipas Pëllumbit, 10-vjeçari ka nevojë për seanca psikoterapie, pasi ai ka përjetuar një ngjarje të tmerrshme dhe që prej asaj kohe nuk e ka marrë më veten.

10-vjeçari shkon ende në shkollë, por kjo nuk e ndihmon aspak. Ai nuk di as të shkruajë, as të lexojë. Madje për moshatarët e tij, ai përbën një rrezik, pasi është mjaft agresiv.

Motra e vogëlushit, Anxhela, thotë se të qëndrojë në të njëjtin mjedis me vëllain është mjaft e rrezikshme. Ajo është vetëm 13 vjeçe dhe prej një viti ka marrë barrën e zonjës së shtëpisë. Ajo kujdeset për të gjitha punët, kujdeset për dy vëllezërit, gatuan dhe pastron shtëpinë. “Unë bëj të gjitha punët e shtëpisë dhe kujdesem për dy vëllezërit e mi. Vëllai më i madh nuk kupton asgjë. Sado që mundohem t’i fl as me të butë, ai më godet me çfarë ka në dorë. Një ditë më gjuajti me pirunin që po hante. Unë atë e kam frikë…”, tregon gjithë drojë 13-vjeçarja.

Katër anëtarët e kësaj familjeje jetojnë në varfëri ekstreme. Streha e tyre nuk përmbush asnjë standard për të merituar emrin shtëpi. Çatia është mbuluar me kompensatë dhe i gjithë shiu futet brenda. Tre fëmijët e mitur janë të detyruar të jetojnë mes të ftohtit dhe lagështirës. Vajza 13 vjeçe kërkon ndihmë nga shteti që të rregullojnë shtëpinë.

Fëmija me inicialet L.K. u përdhunua në bregun e lumit Shkumbin, në qershor të vitit 2010 nga Armand Doda, 22 vjeç, i

cili e mashtroi për ta tërhequr drejt zonës së pabanuar dhe abuzoi me të pasi i lidhi duart. Nga hetimet e kryera në atë  kohë rezultoi se pasi përdhunimit, 22-vjeçari i dha 100 lekë fëmijës dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse do të tregonte në shtëpi. Por i mituri u tregoi menjëherë prindërve, të cilët e denoncuan rastin në polici. Lajmi bëri bujë në atë kohë, edhe për faktin se mjeku që ekzaminoi të miturin u arrestua për moskallëzim të veprës penale. Aktualisht pedofi li po vuan dënimin në burgun e Peqinit.

(marre nga gazeta SHQIP)

Varfëria shton numrin e të braktisurve
nga LORINA MIXHA

Numri i jetimëve pa prindër apo me prindër që i kanë braktisur në institucione të kujdesit social, po shtohet çdo ditë e më shumë. Papunësia, varfëria, problemet sociale po sjellin edhe rritje të fëmijëve që sot rriten në qendra rezidenciale apo janë të detyruar të përballen me kushte tepër të vështira vetëm për të mbijetuar. Instituti i integrimit të jetimëve, në një raport të detajuar raporton numrin e jetimëve në vitin 2012, rendit fakte se varfëria dhe skamja, problemet me politikat sociale, por edhe moskoordinimi mes institucioneve vendore e qendrore kanë ngadalësuar hapat e integrimit të jetimëve në vendin tonë.

Familjes së madhe të pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare, i janë shtuar dhe po i shtohen dita-ditës qindra fëmijë të braktisur nga prindër të divorcuar, qindra të tjerë të mbetur jetimë nga krimi brenda familjes, ku si shkak kryesor ka qenë dhe është papunësia, varfëria dhe pamundësia e tyre për t’i rritur këta fëmijë. Në rrethet Tiranë, Shkodër, Sarandë, Durrës, Berat, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, nëpër konviktet e shkollave te mesme në këto qytete, të cilat kanë të vetmin destinacion strehimin e nxënësve konviktorë të ardhur nga rrethet, ndodhen sot të strehuar me qindra të rinj jetimë të papunë në kushtet e getove, ku nuk u sigurohet as minimumi jetik dhe s’kanë asnjë shpresë për të ardhmen e tyre. Janë afro 530 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë.

Janë plotë 1 300 fëmijë jetimë të mitur nga komuniteti rom, që i kemi përditë në sytë tanë, që shihen me përbuzje e përçmim tek lypin buzë Lanës, në bulevardet plot shkëlqim të kryeqytetit tonë dhe luksit të pamasë të pjesës tjetër aristokrate e indiferente, disa prej të cilëve ndoshta nuk u luan asnjë shqisë kur i shohin në mbrëmje nga ekranet e televizioneve se si trafi kohen matanë vendit fqinj. “Skamja dhe uria të shkaktuara nga korrupsioni tradicional i 21 vjetëve të fundit, ka pllakosur në mjerim të thellë shumë familje shqiptare dhe ka sjellë për pasojë viktimizimin e shtresave të pambrojtura. Të mbetur dyfi sh jetimë në gjendje Varfëria shton numrin e të braktisurve I lënë fëmijët: të divorcuarit, romët. Të vegjlit pa prindër, edhe për shkak të gjakmarrjes mjerane e në mëshirën e fatit, mes nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor dhe shpresës së premtimeve boshe e demagogjisë pafund prej ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve dhe ishdeputetëve, qeveritarëve lokalë e nëpunësve të administratës që përgjigjen për ta, këta të rinj sot janë kontingjenti më vulnerabël i shoqërisë shqiptare”, – thuhet në raportin e institutit të integrimit të jetimëve.

Instituti sjell në vëmendje se nga ngujimi i 900 familjeve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tiranë dhe në periferitë e Durrësit, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës si shkak i gjakmarrjes, 400 fëmijë jetimë janë të izoluar dhe nuk shkojnë në shkollë, me shpresë se edhe dita e sotme ua kurseu jetën e tyre nga gryka e pushkës vrastare të hasmit. Nga varfëria, kequshqyerja dhe braktisja e shkollës, janë me dhjetëra – qindra fëmijë jetimë që nuk kanë mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre, për të shfrytëzuar dhe shpalosur aftësitë e tyre.

Statistikat

“Në të shumtën e rasteve, rrjeti i shërbimit social ka qenë informal, duke i sjellë shtetit dhe imazhit të vendit dëme të konsiderueshme në aspektin social dhe ekonomik, por edhe në planin moral dhe në çështjet e integrimit në përgjithësi.

Kjo ka bërë që vitet e fundit, partnerët ndërkombëtarë të jenë skeptikë ndaj institucioneve tona të shërbimit social, pasi ata kanë qenë rregullisht edhe donatorët kryesorë në implementimin e programeve sociale në favor të shtresave në nevojë”, – deklaroi kreu i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani.

Sipas tij, në vendin tonë veprojnë 140 operatorë të Shoqërisë Civile (OJF) që merren me trajtimin e shtresave të varfra dhe fëmijëve në nevojë. Në disa raste nuk shihen nga institucionet shtetërore si partnerë seriozë, por konsiderohen si konkurrentë në një garë pa fund, duke i prerë rrugën bashkëpunimit, koordinimit dhe bashkërendimit të punëve mes partnerëve socialë – joqeveritarë dhe atyre institucionalë.

Sot, institucioni i Shërbimit Social Shtetëror mbulon me ndihmë sociale 65-67% të njerëzve që janë në nevojë, numri i të cilëve arrin në 464.800, ose 14% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Numri i atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit dhe asistencë sociale është afërsisht 697.000.

Nga këta, 184.000 janë fëmijë, ku më shumë se 2/3 e tyre jeton nën minimumin jetik dhe përballen me ekstremin e varfërisë në luftë me mbijetesën. Afro 100.000 persona janë me aftësi të kufi zuara, 31.000 është numri i fëmijë jetimë në mbarë vendin, ku 400 prej tyre trajtohen sot në 9 qendra rezidenciale shtetërore që janë nën juridiksionin e shtetit dhe 360 të tjerë në 16 qendra rezidenciale joqeveritare (OJF).

“Amnesty International”

Prej gjashtë vjetësh, “Amnesty International”, ka bërë publike raportin vjetor çdo fundviti mbi gjendjen e mjerueshme të

jetimëve në Shqipëri. Ky raport i është bërë prezent çdo vit qeverisë shqiptare, institucioneve ndërkombëtare dhe Parlamentit Europian, duke vënë theksin se këtyre jetimëve prej 21 vjetësh të tranzicionit në Shqipëri, u janë shkelur dhe mohuar në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore për një jetë të dinjitetshme. Atyre u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pashpresë e shoqërisë. Sipas Institutit të Integrimit të Jetimëve, në fazën në të cilën ndodhen të

gjitha strukturat e pushtetit lokal, të cilat në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale kanë të gjitha instrumentet ligjore të nevojshëm për të vepruar në përmirësimin e kushteve sociale të komunitetit, është koha t’ju sugjerojmë këshillave bashkiakë dhe atyre komunalë në të gjithë vendin, të shfrytëzojnë të gjitha rezervat, hapësirat ligjore dhe administrative për hartimin e një pakete të plotë ligjore dhe implementimin e një statusi të avancuar social në mbrojtje  të fëmijëve jetimë dhe të rinjve jetimë të papunë e të pastrehë.

(marre nga gazeta SHQIP)

Reformimi i shtëpive të fëmijës
Fëmijet që do të qëndrojnë në qendrën Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të kenë me shume privatësi dhe më shumë shërbime.

Ekspertët në Ministrinë e Punës po përpiqen që qendrat rezidenciale të jenë më afër qendrave komunitare, ku fëmijët të qëndrojnë në apartamente. Reformimi i këtyre institucioneve synon të tërheqë më shumë fëmijë në nevojë edhe pse nuk janë jetimë. Ata do te qendrojne prane qendrave komunitare gjate dites dhe mund te shkojne prane familjeve vetem per te fjetur.

“Në rast se sot do të kemi një fëmijë, i cili vjen nga një familje me probleme sociale ekonomike, duke përjashtuar rastet e dhunës dhe të trafikimit, pra aty ku shihet që ambienti familjar është i mirë për t’u rikthyer fëmija, do të trajtohet ne qendrat tona vetëm me një shërbim komunitar. Ai do të marrë trajtimin ditor do të përfitojë nga një vakt, nga shërbimet e tjera të edukimit, por njëkohësisht edhe të mësimit dhe më pas do të kthehet në familjen e tij”, shpjegon Denada Seferi, drejtoreshe e Politikave ne Ministrine e Punes.

Në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, e cila i eshte nenshtruar rikonstruksionit do te zbatohet kjo reforme, prej se ciles pritet te rritet edhe numri i femijeve qe do te perfitojne nga sherbimet qe ka ne kete qender.

“Do të zgjerohet numri i fëmijëve sepse kjo do t’i japë mundësinë që shumë fëmijë të tjerë të kenë mundësinë që të marrin këtë shërbim. Në rast se një fëmijë ka mundësi të kthehet në familjen e origjinës do te kthehet atje, në rast se një fëmijë do të jetë jetimë do të vijojë me të gjitha procedurat e tjera të birësimit, ne rast se do te vije nje femije me probleme te dhunes ne familje atehere ai do te marre nje kujdes te vecante”, tha Seferi.

Ministria e Punes po perpiqet qe t’i jape me shume kompetenca edhe punonjeseve sociale, ne menyre qe kur ato te konstatojne femije qe shfrytezohen ne rruge nga prinderit e tyre apo trafikohen, te kene te gjitha te drejtat ligjore per t’i derguar prane qendrave komunitare, pa u cilesuar si rrembim.

(marre nga Top Channel)

Shkretëtirë në qytet
nga GJERGJ META

Njeriu modern, apo më mirë bashkëkohor, nuk ka kohë të mendojë, të ndalet, të reflektojë, gjëra këto që kanë nevojë për hapësirë, kohë, vullnet të mirë e, mbi të gjitha, motivim të brendshëm. Çka është me të vërtetë shpirtërore ia ka lënë vendin pothuaj tërësisht emocionales dhe ndjesores. Njeriu modern ndizet menjëherë dhe shuhet, po ashtu, menjëherë, sepse jeton në sipërfaqe. Të gjithë e ndiejmë peshën e sipërfaqes. Në këto ditë më rezultonte disi e vështirë të shpjegoja për njeriun e tanishëm kuptimin e agjërimit. Por, në të njëjtën kohë, duke vëzhguar mjaft imët realitetin në të cilin jetojmë, m’u krijua bindja që ndoshta të gjithë, besimtarë ose jo, ndiejnë nevojën e një praktike të tillë. Në c’kuptim? Po mundohem të jem sa më i qartë.

Për të krishterët katolikë dhe ortodoksë kanë filluar kreshmët, apo thënë më mirë, ajo periudhë dyzetditore që u paraprin Pashkëve. Një nga praktikat religjioze të këtyre ditëve është edhe ajo e agjërimit, apo mbajtjes kreshmore. Pa hyrë fort thellë në domethënien e kësaj kohe të rëndësishme për besimtarët e krishterë, praktika e agjërimit, që bëhet gjatë këtyre ditëve, është e pranishme dhe në religjione të tjera. Me gjithë dallimet, të cilat reflektojnë edhe impostimet e ndryshme teologjike, në thelb agjërimi përkon me idenë e relativizimit të gjërave materiale dhe me faktin se njeriu për të jetuar ka nevojë edhe për shumë gjëra të tjera që ndoshta nuk janë menjëherë të dukshme për sytë e të prekshme për ndjesitë. Në kuptimin e saj të thellë kreshmët janë një kthim te esencialja.

Në përgjithësi thuhet se kreshma ka të bëjë (dhe në të vërtetë ka të bëjë edhe me këtë) me heqjen dorë nga gjërat ushqimore dhe materiale në përgjithësi. Por si mund t’u thuash sot shumë njerëzve të heqin dorë nga ushqimet, kur në të vërtetë ka prej tyre që mund të hanë vetëm një herë në ditë e kanë kreshmë gjithë vitit? Si mund t’i thuash dikujt sot të mos blejë gjëra të shtrenjta e veshje të shtrenjta, kur ka ende shumë njerëz që janë mangët edhe për më të nevojshmen? Si mund t’u thuash që të japin të holla për të varfrit kur një pjesë e mirë nuk arrijnë as fundin e muajit me pagat apo rrogat e tyre?

E, nga ana tjetër, në një botë që ofron modele fitimprurëse dhe hedoniste duket paradoksale, madje në kufijtë e qesharakes t’i thuash dikujt që të heqë dorë nga gjëra që për shumëkënd janë vetë jeta. E kjo gjë bëhet gjithnjë e më e vështirë kur kultura e internetit dhe shtypit, nëpërmjet publicitetit të shumëllojshëm, të imponon e të josh në shumë mënyra. Sa fuqi ka një grishje për agjërim?

Por ajo çka dëshiroj të nënvizoj përtej atyre që thashë më sipër, është se mbajtja kreshmore në botën biblike është ngushtë e lidhur me shkretëtirën, e cila mbart në vetvete dy karakteristika: thatësirën dhe rrezikun. Fjala shqipe shkretëtirë është shumë e fortë, sepse ka në rrënjën e saj fjalën i/e shkretë. Dhe një gjë e shkretë është diçka shterpë, jo pjellore, e pajetë. Ka në brendësinë e saj realitetin e vdekjes dhe të asgjësë. Shkretëtira ka rrezikun e pritave, por edhe të zvarranikëve helmues.

Shkretëtira sot është në qendër të Europës, por edhe në jetën tonë të përditshme këtu në Shqipëri. Çfarë emri mund t’u vendosim dy të moshuarve, fëmijët e të cilëve nuk kanë kohë t’i takojnë? Po fëmijëve dhe të pafajshmëve që mbesin jetimë apo vriten në konflikte të ndryshme? Po atyre fëmijëve që mbesin të varur ndërmjet dy prindërve që kanë vendosur të ndahen? Po atyre familjeve apo pjesëtarëve të familjeve që urrejnë njëri -tjetrin e nuk arrijnë të falin? E shumë e shumë situatave të tjera? Janë shkretëtira brenda qytetit, në të cilat thatësira dhe rreziku kanë emrin e etjes për kuptim ekzistencial dhe kërkimit të dinjitetit që rrezikon të nëpërkëmbet. Kjo është një shkretëtirë që, duam s’duam, na është dhënë që të përshkohet e gjitha, sepse është bërë për këmbët tona, apo më mirë, ia kemi hapur vetes. Të kalosh këto shkretëtira duhet të jesh sa më i lehtë, me sa më pak pesha e rëndesë. Thirrja për të shkuar drejt esencës, thelbit, sot më shumë se kurrë është shtegu i duhur për të kaluar shkretëtirën dhe për ta bërë atë të lulëzojë për ne e për ata që kemi përreth. Nëse çka po them mund të rezultojë abstrakte apo një zë në shkretëtirë për shumë veshë, ose e panevojshme, thellë-thellë më shoqëron një bindje: sot jemi të rënduar e kemi nevojë të heqim shumë pesha prej vetes!

Po në realitetin biblik, shkretëtira, që është mungesa e gjithçkaje, në mënyrë paradoksale bëhet simboli i pranisë së Hyjit. Aty ku gjithçka mungon dhe të hiqet dheu për nën këmbë, fillon e duket në horizont diçka tjetër, dikush tjetër që ndriçon skajin e qiellit tënd. Vetëm kështu shkretëtira mund të behet një kopsht, si ai gjeneziak!

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta PANORAMA)

Përfitimet nga zgjidhja e krizës së euros
nga ARBEN MALAJ

Në Samitin e Davosit dhe në takimin e 30 janarit, krerët europianë diskutuan për eurozonën dhe sfidat e ekonomisë globale. Pavarësisht analizave të ndryshme për shkaqet e krizës dhe opsioneve të ndryshme për daljen nga kriza e parandalimin e tyre, gjithnjë e më shumë po rritet bashkëpunimi për zgjidhjen e krizës së eurozonës.

Disa faktorë që kanë ndikuar pozitivisht janë:

Së pari – Euroja nuk është thjesht një monedhë e përbashkët. Debatet do të vazhdojnë gjatë nëse politikanët nuk “i dëgjuan” ekonomistët apo nëse disa ekonomistë me ndikim e dëshironin euron me çdo kusht për të thelluar integrimin europian dhe për t’i vënë politikanët përballë situatave kritike që jo gjatë mund të toleronin mosmarrjen e reformave të mëtejshme të thellimit të integrimit europian. Ndërsa vendet e eurozonës dorëzuan vullnetarisht sovranitetin mbi monedhën kombëtare dhe politikat monetare, ato vazhdojnë të hezitojnë të dorëzojnë sovranitetin për politikat fiskale. Ekonomistët kishin paralajmëruar se një monedhë e përbashkët nuk mund të ekzistojë gjatë nëse nuk i përket një shteti unik. Ndaj tani rekomandimi kryesor për daljen nga kriza është krijimi i “Ministrisë së Financave” të BE-së. Krizat i nxjerrin më mirë në pah kostot e dështimeve dhe mund t’i bëjnë më të “lehta” reformat fiskale në BE.

Së dyti – Të gjithë kanë përfituar nga zgjerimi i BE-së. Jo vetëm vendet e reja, por edhe ato themeluese të BE-së kanë përfituar nga zgjerimi i saj. Analizat e Bankës Qendrore Europiane sjellin argumente të qarta dhe shifra të plota për përfitimet reciproke. Përfitimet për 12 vendet nga ish-blloku komunist duken qartë në rritjen e të ardhurave për frymë, në rritjen e investimeve të huaja direkte dhe në rritjen e produktivitetit të ekonomisë. Disa vendeve të eurozonës po i përballojnë efektet e krizës jo duke u përqendruar te zhvleftësimi i monedhës kombëtare. Ato janë duke kryer reforma të tregut të punës, investime publike cilësore dhe po përmirësojnë ambientin e biznesit për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e vendeve të tyre. Në disa vende të BE-së (15) përfitimet nga anëtarësimi “u tretën”.

Së treti – Për zgjidhjen e krizës së eurozonës kërkohet bashkëpunim global. Nga kriza e saj preken të gjithë. Ndalja e thellimit të kësaj krize, stabilizimi dhe ringritja e eurozonës kanë efekte pozitive globale. Rritja e fuqisë ekonomike të BE-së nëpërmjet zgjerimit të saj ka rritur peshën në ekonominë globale. BE-ja përfaqëson sot një nga blloqet ekonomike më të mëdha në botë, duke pasur ndikim të konsiderueshëm në ekonominë globale. Kjo qartësohet nga ndërthurja e bashkëpunimit ekonomik me ekonomitë kryesore në botë. Le të shohim bashkëpunimin e BE-së me dy prej tyre. SHBA dhe BE, edhe pse përbëjnë rreth 11.8% të popullsisë në botë, prodhojnë sot rreth 53% të GDP-së, duke përfaqësuar ekonomitë më produktive në botë.

Bashkimi Europian ka sot një volum tregtar ditor vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rreth 3 miliardë dollarë. Në vitin 2010 BE eksportoi mallra në SHBA rreth 242 miliardë euro dhe importoi prej saj 169.5 miliardë. BE eksportoi shërbime në SHBA rreth 125 miliardë euro dhe importoi 131 miliardë. Ndërthurja e ekonomive qartësohet edhe tek investimet e huaja direkte. Ne 2009-n, BE investoi në ekonominë amerikane rreth 79 miliardë euro, ndërsa SHBA investuan rreth 97 miliardë euro. BE ka një stok investimesh në SHBA për rreth 1044 miliardë euro, ndërsa SHBA një stok investimesh në BE rreth 1134 miliardë euro. Ekspertët vlerësojnë se ky volum bashkëpunimi ekonomik krijon rreth 15 milionë vende pune, të ndara afërsisht në mënyrë të barabartë. Por SHBA dhe BE janë jo vetëm partnerë kryesorë në bashkëpunimin ekonomik, por edhe në sfidat globale. BE dhe SHBA japin sot 80% të ndihmës ndërkombëtare të destinuar për sfidat globale në vendet në zhvillim.

Po ashtu bashkëpunimi i BE-së me Kinën po rritet me shpejtësi, ai është i konsiderueshëm në shkëmbimet tregtare të mallrave dhe shërbimeve dhe në hapat e parë të investimeve të huaja direkte në ekonomitë respektive.

Në vitin 2010, BE eksportonte në Kinë rreth 113 miliardë euro dhe importonte rreth 285 miliardë, ose 2.5 herë më shumë. Investimet e huaja direkte janë vetëm rreth një miliard euro. Ky bashkëpunim dy dekada më parë ishte gati zero. Aktiviteti tregtar midis tyre është rreth një miliard euro në ditë. Ja pse SHBA dhe Kina preken jo pak nga kriza e euros, ndërsa zgjidhja e saj ul risqet mbi ekonomitë e tyre dhe mbi ekonominë globale.

Bashkimi Europian përfaqëson një model politik dhe ekonomik të suksesshëm. Ajo është modeli më i mirë i eliminimit të konflikteve dhe luftërave. BE ka arritje të konsiderueshme në përhapjen dhe konsolidimin e demokracisë në kontinentin e vjetër. BE ka aplikuar me sukses ekonominë sociale të tregut, duke arritur disa tregues socialë në nivel më të mirë se vendet e tjera të zhvilluara. Modeli ekonomik europian nxit novacionin, nxit suksesin e sektorit privat dhe promovon rritjen ekonomike. Ky debat krahasues ka përfshirë sot shumë analistë dhe ekspertë. (www.nytimes.com/2012/01/15/opinion/sunday/kristof-why-is-europe-a-dirty-word.htm)

Kriza aktuale ndoshta i ka ndikuar më shumë politikëbërësit europianë se thellimi i integrimit brenda BE-së dhe në ekonominë globale është zgjidhja e së ardhmes. Ndaj disa reforma të spostuara, të vonuara, të paplota do të duhet të ndërmerren pa vonesë, zgjidhja për sfidat e ardhshme të BE-së nuk do të jenë muret mbrojtëse (firewall) për të mos e përhapur krizën dhe as madhësia e fondeve në dispozicion të menaxhimit të krizës sapo ajo shfaqet në një nga vendet anëtare të saj. Këto mund të jenë instrumente të uljes së risqeve, instrumente të reduktimit të panikut mbi tregjet, të fitimit të kohës për të bërë reformat e plota. Tani është më e qartë se krizat globale imponojnë zgjidhje globale dhe në kontestin europian, përballë sfidave të së ardhmes neve na duhet më shumë dhe jo më pak Europë.

Shqipëria dhe përfitimet nga zgjidhja e krizës

Vendi ynë përfiton nga dalja sa më parë e eurozonës nga kriza. Kriza në Greqi dhe Itali ka sjellë efekte të ndjeshme në ekonominë tonë. Kemi rënie të konsiderueshme të ritmeve të rritjes ekonomike, nga një mesatare 5-7% për një periudhë mbi 10-vjeçare, në 1-3% në vitet e fundit.

Kriza e eurozonës ka krijuar pasiguri mbi investitorët dhe konsumatorët në ekonominë shqiptare, duke e vështirësuar ringritjen e saj. Tre vitet e fundit rritja ekonomike është në përkeqësim. Sistemi bankar shqiptar, kredidhënia dhe kostoja e saj ndikohen nga problemet e krijuara në bankat e huaja që janë në vendin tonë. Për shkak të krizës kanë rënë ndjeshëm investimet e huaja në ekonominë tonë. Kjo sjell vonesa ose ngrirje të përkohshme të tyre, çka dëmton ekonominë tonë. Pasiguritë për shkak të tejzgjatjes së krizës së eurozonës krijojnë pasiguri për kostot e financimit në ekonominë e vendit tonë, si për borxhin publik edhe për financimin e sektorit privat që ka peshë të konsiderueshme në hapjen e vendeve të punës.

Të bashkuara në efektet e tyre zinxhir, këto efekte negative konkretizohen në rritjen e papunësisë dhe varfërisë që janë sot sfidat sociale më të mprehta. Identifikimi i risqeve dhe pasojave është njëra anë, ndërmarrja e reformave është thelbi i daljes nga kriza. Reformat politike që forcojnë shtetin e së drejtës dhe reformat ekonomike për rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese të ekonomisë sonë, detyrimisht duhet të jetë pjesë e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të vendit, përparësitë e të cilit nuk duhet të cenohen nga qëndrimet partizane të partive politike.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta PANORAMA)

Nivel i ri tensionesh në mediat sociale
nga Isuf Kadriu

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat për hetimin e grupeve të ndryshme ekstremiste, të cilët, përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për protesta të dhunshme për siç thonë “mbrojtjen e interesave nacionale dhe fetare maqedonase”.

Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme vjen para thirrjeve të fundit në rrjetin social Facebook për protesta në Manastir, “në mbrojtje të kishave”.

Në këtë qytet, ditë më parë persona të panjohur kishin shkruar grafite ofenduese në muret e një xhamie të shek. XVI. “Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar intensivisht t’i përcjellë këto debate, dhe tanimë njësiti për luftë kundër kriminalitetit kompjuterik ka kërkuar edhe rrjetin social Facebook për fshirjen e grupeve që shfrytëzojnë gjuhën e urrejtjes dhe që bëjnë thirrje për përhapje të urrejtjes dhe mostolerancës ndërfetare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.

Edhe pse thirrjet e këtilla konsiderohen joserioze nga qarqe të ndryshme politike, ekspertët megjithatë thonë se ato nuk duhet edhe të anashkalohen. “Duhet t’i kuptojmë seriozisht rrjetet sociale, në veçanti kur bëhet fjalë për rrënimin e vlerave, për fyerjen e ndonjë grupi etnik, apo të ndonjë grupi tjetër fetar. Në këtë rast kemi thirrje flagrante të urrejtjes. Kjo mund të reflektohet te pala tjetër që si kundërpërgjigje, po ashtu të bëjë thirrje për urrejtje”, thotë Tatjana Stojanovska nga Fakultetit Filozofik në Shkup.

Ajo për këtë gjendje të krijuar fajëson në veçanti pjesëtarë të caktuar të partive politike të cilat, sipas saj, në mënyrë indirekte mbështesin thirrjet e këtilla që tensionojnë edhe më shumë gjendjen në vend.

Edhe Hasan Jashari, sociolog, fajëson politikën për tensionet në vend.

Sipas tij, gjendja mund të qetësohej sikur partitë, dhe në veçanti pushteti, të reagonin me kohë nga fyerjeve që zanafillën e kanë në ndeshjet sportive. “Mua më shqetëson veprimi i dobët dhe mund të them shumë destruktiv i elitës politike, të cilët nuk ditën që në kohë të parandalojnë këto gjëra. Dhe nëse vazhdon kështu, ka gjasa që gjërat të rrëshqasin prej dore dhe të arrijmë në një situatë anomie, siç e quan Emile Durkheim; dekompozim dhe mosorganizim i shoqërisë dhe fillojnë të këputen hallkat e mekanizmave”, thotë Hasani duke shtuar se shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të provokohen nga ngjarjet e këtilla por përkundrazi të dëshmojnë tolerancën e tyre ndërfetare.

Kjo sipas tij mund të ndërgjegjësojë edhe palën tjetër. “Toleranca fetare duhet të jetë pjesë përbërëse e filozofisë tonë jetësore. Shqiptarët në Shqipëri janë të njohur për tolerancën fetare dhe ajo duhet të jetë edhe një mësim që ne këtë ta praktikojmë si mënyrë të bashkëjetesës”, thotë Jashari.

Tensionet e fundit ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni filluan në ndeshjet sportive ku shqiptarët u fyen në baza etnike për të vazhduar më pas me karnavalin e Vevçanit më 13 janar ku po ashtu pati fyerje ndaj fesë islame dhe Kuranit.

Situata e përshkallëzua më pas me vendosjen e zjarrit në një kishë të Llabuinishtës të Strugës dhe Reçicë të Tetovës.

Të gjitha këto incidente janë dënuar nga partitë politike, ndërsa komiteti për marrëdhënie ndëretnike miratoi disa konkluzione me të cilat kërkohet nga gjitha faktorët relevantë që të angazhohen për kthimin e mirëbesimit mes etniteteve.

Incidentet janë dënuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

(marre nga Rqadio Europa e Lire)