Sunday, May 20, 2012

Gazetat amerikane: FBI heton ndaj mediave të Murdoch-ut

Postuar nga admin me July - 15 - 2011

nga A Cama / Agenturen

FBI ka hapur hetime kundër koncernit të mogulit australian të mediave, Rupert Murdoch. Akuza, se gazetarët e News Corp. kanë përgjuar telefona edhe në SHBA, është bërë ndërkohë e njohur dhe për të do të hetohet.

Për mogulin e mediave, Rupert Murdoch, punët po keqësohen edhe në SHBA, vend që ai e ka zgjedhur për të jetuar, për shkak të skandalit të përgjimeve. Policia Federale FBI, është duke hetuar për akuzën se punonjës të koncernit mediatik të Murdoch-ut, News Corp, kanë përgjuar, ose janë përpjekur të përgjojnë telefonat e viktimave të 11 shtatorit 2011, si dhe të familjeve të tyre, konfirmoi një zëdhënëse e FBI-së në Nju-Jork.

Disa senatorë i patën bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të hetojnë për dyshimet, sipas të cilave viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011, janë përgjuar.

Sipas njoftimeve të mediave, një kërkesë e kongresistit amerikan Peter King dha impulsin e fundit për të filluar hetimet. Nga zona e tij elektorale Long Island vinin shumë viktima të sulmit terrorist. King tha dje (14.07): “Unë përfaqësoj një lagje të qytetit, e cila humbi më 11 shtator më shumë se 150 vetë, dhe mendimi se dikush është përpjekur të përgjojë telefonat e atyre, që humbën jetën, ose të atyre që humbën familjarët në këtë kohë tragjike, është për mua e përçmueshme.”

Sally Regenhard, që humbi të birin në sulmet e 11 shtatorit 2001, tha për BBC: “Kur dëgjova, se kjo mund t`i ndodhte SHBA-së dhe viktimave të 11 shtatorit u mërzita shumë dhe u shqetësova shumë dhe unë do të dëshiroja të shihja që dikush të mbajë përgjegjësinë për këtë. Kërkush nuk mund të jetë mbi ligjin.”

Në fundjavë, Murdoch mbylli gazetën britanike bulevardeske “News of the World” për shkak të një skandali përgjimi. Po ashtu ai hoqi dorë nga planet për blerjen e televizionit britanik, BSkyB.

(marre nga DW)

Gjithashtu mund te lexoni

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj