Sunday, May 20, 2012

Harami Tiranës. Sikur e keqja të ishte Rama?

Postuar nga admin me July - 20 - 2011

nga Altin Kreka

Sikur e keqja të ishte Edi Rama në këtë vend do të ishim në një ditë? fatlume dhe ky vend do të shpëtonte njëherë e mirë nga pasojat tragjike që vijnë për shkak të keqmenaxhimit, politikës dhe hajdutërisë. Do të mjaftonte ta dëbonim Ramën e më pas do të jetonim në Eden. Sikur e keqja të ishte harami Tiranës, siç e quan Strazimiri kryetarin e opozitës, do të ishte shumë e kollajtë të shpëtonim, duke kërkuar ndihmën e Malajt, Blushit, Islamit e Metës e gjithë socialistëve të frustruar nga hija e kryetarit të opozitës që ta largonin atë. Jo vetëm kaq, por sikur vërtet e keqja të ishte Edi Rama mendoj se duhet të dilnim në rrugë që të gjithë dhe ta ndiqnim me gurë, hunj e ta dëbonim si djallin nga shtëpia jonë. Ose duke u sjellë më paqësorë, do t’i kërkonim haramit të Tiranës që të ikte vetë më mirë, të vinte dorën në zemër dhe të largohej për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga peripecitë. ?Dhe ai një ditë do të ikë, sepse nuk është qenie e mbinatyrshme që ?pretendon se do të ngelet i freskët edhe 35 vitet e ardhshme.?Po një ditë më pas, a do të bëhej më mirë? A do të iknin të gjithë? Të? këqijat? A do të kishte më varfëri? A do të kishte më grabitje tokash në bregdet? A do të ndodhte më Gërdeci? A do të ulej çmimi naftës, i bukës, i shtëpive, a do të uleshin taksat, a do të pastrohej ajri i Tiranës nga smogu.?A do të kishte më 20%. A do të kishte më shumë punë, më pak papunësi, më pak trafik droge, më pak vrasje, më pak aksidente, më pak policë që të grabisin në rrugë, më shumë shkolla, më pak injorancë, spitale më të mira…?

Mbase. Unë them se jo. Sepse e keqja nuk është Rama. E keqja në këtë ?vend është hajdutëria e kthyer në sistem, është nepotizmi, injoranca e ?thellë qytetare që e gjen në mes të Tiranës, në institucionet shtetërore në kryeqytet. Është aty ku merren vendime për të tjerët. E? keqja e këtij vendi është brezi i gjysmë të shkolluarve në regjimin ?komunist që na shtiren si shtetarë të mëdhenj dhe që flasin për ?demokraci, por që në çdo moment i shkelin të drejtat e të tjerëve me të dyja këmbët, me ligje, vendime dhe urdhra verbalë. E keqja e këtij? vendi janë dritëshkurtrit që nuk pranojnë mendimin ndryshe, që ?kundërshtarin politik e shikojnë si armik që duhet eliminuar. E keqja? e këtij vendi është te mungesa e rregullave të demokracisë, të mungesa?e rotacionit dhe ndryshimit të elitave. Te injoranca politike e? servilizmi, te klientelizimi, te mungesa e qytetarisë dhe e kurajës për të folur hapur dhe qartë mendimin, për të protestuar kundër? padrejtësisë dhe veçanërisht te dëshira për pushtet të përjetshëm.? Edhe po të ikë Rama sekserët e pushtetit, lejeve, ryshfetxhinjtë,? parazitët që jetojnë duke shitur e blerë favore në zyrat e shtetit, ?gjobaxhinjtë do të vijojnë të jetojnë, sepse ata s’kanë ngjyrë politike.

Ata janë si minjtë që hyjnë në anijen e atij që ka bollëk dhe ikin të?parët nga anija e atij që mbytet. Ky llum njerëzish që i bashkëngjitet ?pushtetit nuk do të largohet.

E njëjta gjë ndodhi edhe 6 vjet më parë, kur Nano iku ashti siç kërkuan që të gjithë. Ish-kryeministri u cilësua padrino, vrasës, hajdut, mamuth korrupsioni… dhe ai iku, por Shqipëria nuk shpëtoi nga e keqja. Përkundrazi.

Nëse do të ikë Rama dhe nuk do të kemi më haram të Tiranës, a do të ketë më kryeqytet pa smog? A do të kemi më shumë hapësira të gjelbra në kryeqytet. Unë dyshoj seriozisht, duke parë se si ikin e vijnë? zotërinjtë “20%”. Ata do të vijojnë të ngulmojnë për të ndërtuar kullat e tyre në ato pak fusha të mbetura bosh. Sikur djalli dhe harami të ishte Rama… sa ditë fatlume do të ishte ajo. Por ne nuk e kemi këtë fat dhe engjëlli nuk është Lulzim Basha, as shefat e as vartësit e tij.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Gjithashtu mund te lexoni

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj