Sunday, May 20, 2012

Kosova duhet të ketë qeveri me duar të pastra

Postuar nga admin me January - 19 - 2011

nga Bahri Cani

Në raportin e vëzhguesve evropianë për zgjedhjet parlamentare thuhet se në Kosovë janë shënuar disa përmirësime të rëndësishme, prej kohës së zgjedhjeve të fundit lokale. “Rregullimi institucional i sistemit zgjedhor dhe futja e sistemit elektronik, ku të gjitha vërejtjet dhe mangësitë mund të paraqiten brenda 24 orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar me vendosmëri dhe nuk ka lejuar që anëtarët e komisioneve që kanë manipuluar zgjedhjet me 12 dhjetor, të jenë sërish pjesë e tyre me 9 janar.”

Janë këto anët pozitive, por me 12 dhjetor janë shfaqur edhe shumë mangësi që kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, për të cilët ishte e qartë se:

“Mungonte vullneti politik që këto zgjedhje të zhvilloheshin në një përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Me 12 dhjetor ka pasur raste kur në kuti janë futur fletëvotime të personave që nuk kanë votuar, me 9 janar ka pasur përpjekje për frikësimin e antarëve të komisioneve, ndërprerje rryme, paqartësi rreth procesit të votimit, votimet e dyfishta. Më vjen shumë keq për kosovarët , por në disa rajone zgjedhjet nuk janë zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare.”

Një interesim të madh në opionionin  kosovar ka zgjuar citimi i një deklarate të zonjës Lunacek, sipas së cilës ajo kërkon zgjedhje të reja në Kosovë gjatë këtij viti.

“Të gjithëve që më kanë cituar në këtë mënyrë dua t’ua bëjë të qartë: nuk e kam thënë një gjë të tillë kurrë dhe kurrë nuk kam kërkuar zgjedhje të reja. E vetmja që kam thënë është se në Kosovë ekziston një debat i tillë, i inicuar nga disa parti politike. Mendoj se kosovarët janë ata të cilët duhet të vendosin për gjëra të tilla. “

Për dallim prej këtij pohimi Ulrike Lunacek nuk heq dorë nga kërkesa që në Kosovë të krijohet një qeveri “me duar të pastra”, siç është kërkuar prej disa qarqeve evropiane dhe amerikane.

“Propozimin e paraqitur prej përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar dhe ambasadorit amerikan në Kosovës, që në qeverinë e re të mos ketë njerëz që janë nën hetime dhe të cilët dyshohen për përfshirje në korrupsion dhe kriminalitet të organizuar, e mbështes edhe unë. Mendoj se kjo është një kërkesë e rëndësishme edhe e popullatës kosovare. Nuk bëhet fjalë këtu vetëm për dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare, por për dëshirat dhe nevojat e popullatës kosovare.”

Organizimi jo i mirë i zgjedhjeve në Kosovë ka keqësuar pozitën e këtij vendi tek institucionet ndërkombëtare, sepse ka pasur shumë ankesa për parregullësi.

“Për fat të keq këto zgjedhje dhe mangësitë e paraqitura nuk kanë ndihmuar shumë. Sa i përket dialogut për liberalizimin e vizave, në Bruksel e kam theksuar këto ditë se fjala është për një proces teknik. Ky dialog është dashur të fillojë kaherë, sepse popullata nuk duhet të denohet për shkak të parregullësive në zgjedhje. Kjo nuk guxon të ndodhë.”

Një problem tjetër për imazhin e Kosovës kohët e fundit është raporti i Dick Marty-t, i cili disa nga krerët e dikurshëm të UÇK-së dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi i akuzon për krime të rënda.

“Shumica e këtyre akuzave nuk janë të reja, sepse kanë ekzistuar edhe më parë. Është shumë me rëndësi që për këto akuza të paraqiten dëshmi dhe që ato të sqarohen deri në fund. Zoti Marty dhe njerëzit me të cilët ka biseduar duhet që dëshmitë e tyre t’ia japin EULEX-it, i cili duhet të bëjë hetime përkatëse. Ndërkohë që edhe personat e dyshuar duhet të bashkëpunojnë dhe të zbardhet e vërteta. Gjërat e tjera duhet t`i sqarojnë gjykatat.”

Në Parlamentin Evropian është paraqitur edhe raporti për Serbinë, e cila mbështetet në përpjekjet e saj për antarësim në Bashkimin Evropian. Por në Beograd gjithnjë e më shumë po zhvillohet debati se a mund të pranohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?

“Para antarësimit të plotë të Serbisë duhet që çështja të sqarohet deri në fund dhe që Serbia ta njohë Kosovën, ndonëse deri në anëtarësim do të kalojnë edhe shumë vite. Unë shpresoj se njohja do të ndodhë shpejt, sepse kjo do të lehtësonte gjendjen për Kosovën dhe për mbarë Bashkimin Evropian. Pas përvojave me Qipron, me siguri që më nuk do të ketë antarësim në Bashkimin Evropian të ndonjë vendi i cili nuk e njeh një vend tjetër. Besoj se Bashkimin Evropian pas Qipros e ka mësuar këtë leksion.”

(marre nga DW)

Gjithashtu mund te lexoni

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj