Thursday, June 20, 2013

Sa është realisht rritja ekonomike e Shqipërisë

Postuar nga admin me February - 26 - 2011

nga Ani Ruci

Për mendimin e pavarur ekonomik raportet e organizatave financiare ndërkombëtare në favor të rritjes më të madhe ekonomike mbështeten më shumë në shifrat e ofruara nga qeveria sesa në situatën ekonomike në vend.

Raporti i fundit i Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim,(BERZH-i) e vendos Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike në rajon, për këtë vit. Kryeministri Berisha, duke komentuar raportin e BERZH-it u shpreh: “Rritja ekonomike e Shqipërisë është e bazuar në kërkesën e brendshme, raporti i BERZH-it bën këtë konkluzion kur eksportet në Shqipëri janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër.”

Ky vlerësim i BERZH-it ka përforcuar argumentat e kryemnistrit Berisha për një rritje ekonomike në vitin 2011 prej 5,5% të PBB (Prodhim i Brendshëm Bruto ose GDP). Zef Preçi, me titull Dr. në shkencat ekonomike, Drejtor i Qëndrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, e quan jo realiste këtë shifër dhe të pambështetur në situatën ekonomike të Shqipërisë.

Situata ekonomike e Shqipërisë

Në krye të tipareve që karakterizojnë sot ekonomine e Shqipërisë është ndikimi i pakët nga kriza ekonomike globale. “Duke qënë një ekonomi e integruar fare pak ose aspak në ekonominë globale edhe ne krahasim me atë të vendeve të rajonit, për shkak të mos zhvillimit të tregut të kapitaleve, efektet e krizes nuk kanë qënë totale si ka ndodhur në ekonomitë e integruara” thote Zef Preçi.

Mungesa e tregut të kapitaleve është shoqëruar në tre vitet e fundit me politika të zgjerimit të shpenzimeve publike përmes borxheve të brendshme dhe të jashtme. Kjo ka sjellë një lloj paqëndrueshmërie për zhvillimet e ardhshme ekonomike në Shqipëri dhe ka shteruar kontributet e pritshme nga sektori informal, qe deri më sot kanë qënë një amortizator i zhvillimeve ekonomike. Tipar tjetër që karakterizon situatën aktuale të ekonomisë Shqipëri, sipas ekspertit te pavarur ekonomik Zef Preçi, është rritja e shpenzimeve publike nga qeveria dhe një borxh i lartë publik, më i larti ndër të gjitha vendet e rajonit, duke përjashtuar Bosnjë- Hercegovinën. Kjo në një kohë kur dërgesat e emigrantëve apo remitancat janë ulur në mënyrë të ndjeshme për shkak të krizës në Greqi, ku jeton pjesa më madhe e emigrantëve nga Shqipëria. Eksperti ekonomik,. Zef Preçi shton se aftësia konkurruese e ekonomise shqiptare është ende shumë e dobët, nuk ka politika pro eksportit që nxisin prodhimin vendas, futjen në qarkullimin ekonomik të tokës dhe pasuruve të tjera të vendit, që do të rrisnin punësimin, i cili shpreh në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrijen ekonomike të një vendi. Pa harruar nivelin e lartë të varfërisë, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se dy dollarë në ditë, gje që e rendit Shqipërinë ndër vendet e rajonit me nivel më të lartë varfërie, me përjashtim të Kosovës.

“Faktet e vitit 2010, që ka qënë një vit i mbarë në krahasim me vendet e tjera të rajonit ka bërë që ekonomia shqipatre të ketë një rritje ekonomike vitin e kaluar prej rreth 2.5% dhe kalimi në një rritje ekonomike dy herë më të lartë nukl mbështetyet në treguesit kryesorë realë të situatës ekonomike.”thekson ai.

Raportet e organizatave financiare ndërkombëtare dhe situata reale

Këto argumenta shkojnë ndesh me ato të raportit të fundit të BERZH-it dhe në përgjithësi të organizmave financiare ndërkombëtare si Banka Botëroreose FLM. Për ekspertin e pavarur të ekonomisë, Zef Preçi, burimi i të dhënave që marrin organizatat ndërkombëtare financiare është qeveria dhe INSTATI, institucion që sipas tij në shifrat që publikon, është i ndikuar nga qeveria.

“BERZH-i është një Bankë tregëtare, të cilës i intereson që situata ekonomike e Shqipërisë, sidomos për kreditë që kanë garanci qeveritare, të jetë e mirë, pasi do të jenë fëmijët tanë, pasardheësit tanë që do t’ i shlyejnë këto detyrime.” thotë Zef Preçi,

Ai shton se BERZH-i dhe organizata e tjera financiare ndërkombëtare shpesh operojnë me tregues tremujorë, lidhur psh me volumin ekporteve, me të dhëna të shkëputura që nuk tregojnë situatën reale në tërësi.

Realizëm – rritje ekonomike prej 3% në vitin 2011

Situata reale është ajo e një vendi, që si vendet e tjera të rajonit Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Kosova, përballet me sfidën e konsolidimit të ekonomiesë së tregut, të uljes së varfërisë së rritur për shkak të krizës dhe mirëmenaxhimin e burimeve konomike që ka në dispozicion. Në këtë përballje treguesi kryesor inkurajues është fakti që ekonomia tanimë ka nisur të dalë nga kriza.

“Jam optimist se ekonomia e Shqipërisë ka filluar ngritjen pas krizës së 2008- 2010-es. Viti 2011 i ngjan shumë 2010-s, rritja ekonomike prej 5, 5 % të PBB i takon ndofta 2015 apo më vonë pasi është një proces në një grafik në formë U -je, që kërkon rritje graduale, një rikthim të fakltorëve në veprim,. Ndërkohë edhe sikur të ishte 5,5% është një rritje e lartë relative, por shumë larg pritshmërive të Europës. Studiomet kanë treguar se ne rritjen prej 6% në 10 vjecarin e parë të tranzicionit, Shqipërisë i duheshin rreth 74 vite që të arrinte nivelin e sotëm ekonomik të Europës, nëse supozohej që zhvillimi i ekonomik i Europes do të mbeste në vend. Mendoj se një shifër realiste është një rritje ekonomike prej 3% këtë vit.” thotë Zef Preçi.

Për të arritur këtë rritje ekonomike, duhet qe politikat të përqëndrohen në terma realë punësimi, shfrytëzimi i tokës bujqësore, i pasurive që ka Shqipëria duke mos lënë pas dore kapitalin njerëzor që mbetet promotor i zhvillimit.

(marre nga DW)

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj