Kohë e pamjaftueshme…”, shkruan Ismail Kadare në një poezi të hershme të tij. Me të njëjtin titull, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit, sapo ka botuar në Francë një libër të pazakontë, kurioz, ngacmues, të sinqertë, me dëshmi, kujtime, letra dhe rrëfime mbi jetën e përbashkët me gjeniun e letrave. Lexo artikullin e plote »
Helena Kadare: Deklaratë dashurie një shkrimtari të zymtë
Ka deklarata dashurie që përmbajnë disa rreshta, madje disa fjalë. Ajo që Helena Kadare i adreson sot bashkëshortit të saj, shkrimtarit të shquar shqiptar, është kaq e gjerë, saqë nuk e ka të lehtë të shpalosë gjithçka, madje edhe në shtatëqind e pesëdhjetë faqet e dendura të një libri që sapo është botuar nën një titull të bukur – huazuar nga një poezi e bashkëshortit të saj – “Kohë e pamjaftueshme”. (Fayard) Lexo artikullin e plote »


