Saturday, May 25, 2013

Zbulime pa kufij – Julian Assange dhe platforma Wikileaks

Postuar nga admin me July - 12 - 2011

nga Friederike Schulz / Eliana Xhani

Platforma e internetit “WikiLeaks” është kthyer tashmë në një mit. Qeveria amerikane e ka shpallur themeluesin e saj Julian Assange armik shteti. Të martën (12.7.) ai do të dalë sërish para gjyqit në Londër.

Assange është një personazh ekzotik në “world wide web”. Për ithtarët e tij ai është një hero, për qeverinë e SHBA-së kërcënim serioz për sigurinë kombëtare: Julian Assange, themeluesi i platformës së zbulimit të sekreteve WikiLeaks. Ajo u ngrit në vitin 2006 nga australiani që merrej me programim dhe pirateri në rrjet. Emri i platformës vjen nga “Wiki” për “Wikipedia” dhe “leaks”, nga anglishtja “rrjedhje”. Ideja: WikiLeaks bën publike për të gjithë në internet informacione sekrete.

Sigurimi i informacioneve mbetet sekret
Të ashtuquajturit “whistleblower“, informantët, të cilët mbeten anonimë, i dërgojnë Assange-it dhe kolegëve të tij dokumente origjinale delikate. Bashkëpunëtorët e platformës së internetit nuk shkruajnë asgjë gjë në to, por i vendosin thjesht në rrjet, për të nxjerrë në shesh sjelljen joetike të qeverive apo kompanive. Motoja e tyre është: “në rast dyshimi, publikojmë”.

Kështu ish-presidenti kenian Daniel Arap Moi gjeti njëherë në WikiLeaks një listë me paratë publike që ai dhe familja e tij kishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Ish-kandidatja republikane për zëvendëspresidente Sarah Palin mund të lexonte në faqet e WikiLeaks mailet e saj private. Në platformë janë dokumentuar ndër të tjera keqtrajtimet e të burgosurve në kampin e Guantanamos dhe një video, e cila tregon një sulm të një helikopteri ushtarak amerikan kundër civilëve irakianë.

Vitin e kaluar platforma arriti njohje ndërkombëtare pasi publikoi më shumë se 90.000 faqe nga dokumente të fshehta të administratës amerikane mbi luftën në Afganistan. Në mesin e tyre sipas vlerësimeve janë edhe emrat e shumë pjesëtarëve të ushtrisë, por edhe ato të informantëve. Shumë revista të njohura si ajo gjermane “Spiegel” dhe ajo britanike “Guardian”, vendosën të publikonin pjesë nga ato dokumente.

Çfarë fshihet prapa imazhit të Julian Assange?
Qysh atëherë është ndezur një debat se çfarë i lejohet dhe çfarë jo një platforme interneti. A është fjala për spiunazh apo opinioni publik ka të drejtë të mësojë se çfarë ndodh prapa kulisave të luftës?

Qeveria në Uashington prej vitesh e lufton Julian Assange-in dhe bashkëpunëtorët e tij, një dokument mbi këtë strategji të shërbimit të fshehtë amerikan mund të lexohet gjithashtu në WikiLeaks. Prej mëse gjashtë muajsh Julian Assange ndodhet në arrest shtëpie në Londër. Atë e kërcënon ekstradimi në Suedi, ku akuzohet se ka abuzuar seksualisht dy gra. Assange i hedh poshtë akuzat dhe e sheh veten si viktimë të një komploti politik.

(marre nga DW)

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj